E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
“Çelsi” i zgjidhjes sipas kryeprokurorit janë ndryshimet ligjore, që tashmë janë pjesë e paketës së ndryshimeve në drejtësi.
Teksa po kryente raportimin e përvitshëm në Komisionin pralamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dëgjesa e Prokurorit të Përgjithshëm mori një tjetër rrjedhë kur u fokusua te llogaridhënia dhe matja e performancës së prokurorive. Kryeprokurori Olsion Çela u detyrua të pranojë para’ deputetëve se e ka të pamundur të vlerësojë performancën e zyrave, ndërsa shkak janë parashikimet ligjore që e kufizojnë në këtë drejtim.
“Kryeprokurori është përgjegjës për funksionimin e prokurorisë, por mekanizmat i mungojnë”, - tha Çela.
“I vetmi mekanizëm që ka është udhëzimi i përgjithshëm, që në fakt mbart detyrim për ata që duhet ta zbatojnë dhe i dyti është monitorimi i zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm”, - shtoi ai.
Në mungesë të mekanizmave “penalizues”, organet e akuzës po prodhojnë vetëm shifra, që nuk përmbushin as anën sasiore, ndërsa cilësia është e largët në këndvështrimin e Çelës. Si shembull mori veprën penale të dhunës në familje.
“Gjatë 9 - mujorit 2022 për dhunën në familje janë dhënë vetëm 32 udhëzime nga drejtuesit e rretheve, në 48 mijë çështje. Iu duket efikasitet?! Këtu nuk kemi as anë sasiore, as anë cilësore”, - u shpreh kryeprokurori.
“Ne u kërkojmë drejtuesve të prokurorive thelbësisht çfarë bëjnë, cila është perfomanca e tyre, performanca e zyrës që ata drejtojnë, e prokurorëve, e oficerëve, por nëse 20 e ca drejtues kanë dhënë 32 udhëzime të detyrueshme dhe ky është i vetmi element që lidh drejtuesit e prokurorisë me çështjen, kjo tregon që ka një problem serioz sistemi”, - shtoi kreu i organit të akuzës.
Problematika që ekziston në këtë drejtim është evidentuar edhe në raportin “Performanca e Shërbimit të Prokurorisë në Shqipëri: Vlerësim i Mekanizmave kryesorë për një Sistem Efiçent dhe Efektiv”, të publikuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), në qershor të këtij viti. Teksa, citohet raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022, evidentohet se në kuadrin ligjor në fuqi ka një boshllëk ligjor në drejtim të vlerësimit të performancës së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, e cila ndryshon nga vlerësimi individual i përformancës së drejtuesve apo prokurorëve.
Sipas drejtorit ekzekutiv të CSDG, Arjan Dyrmishi, “ka probleme sa i takon raportimit periodik të drejtuesve të prokurorive mbi veprimtarinë e shërbimit të tyre”.
“Problem është se vlerësimi kryhet për individët, por jo për strukturat, gjë që e bën vështirësisht të matshme performancën e strukturave”, - thotë Dyrmishi.
“Ky është një problem që ndodh në përgjithësi në administratë, ku të gjithë punonjësit e një drejtorie janë vlerësuar maksimalisht individualisht, por e gjithë drejtoria nuk është se ka marrë rezultate maksimale”, - shton ai.
Funksionet
Sipas legjislacionit në fuqi, Prokurori i Përgjithshëm ka përgjegjësi për punën e Prokurorisë dhe të prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë dhe apelit. Po ashtu, ligji përcakton se kryeprokurori nxjerr udhëzime të përgjithshme për prokurorët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe oficerët e Policisë Gjyqësore dhe mbikëqyr zbatimin e tyre. Udhëzimet e përgjithshme mund të jenë për koordinimin e punës ndërmjet prokurorive të ndryshme apo mes tyre dhe Policisë Gjyqësore, të përfshira në hetime të përbashkëta, për të siguruar zbatimin e njëjtë të ligjit dhe ndjekjes penale apo për të siguruar zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave, për luftën kundër kriminalitetit. “Prokurorët më të lartë mund të nxjerrin udhëzime të përgjithshme dhe të arsyetuara me shkrim, të cilat janë të detyrueshme për prokurorët më të ulët”, - specifikohet në nenin 46, të ligjit “Për organizimin dhe funskionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Por, pavarësisht kësaj, sipas raportimit të Çelës në Komisionin parlamentar të Ligjeve, informacioni që i përcillet kryprokurorit përfshin vetëm statistika.
“Sot, ka prokurorë që shkojnë në gjyq e nuk paraqesin konkluzionet në përfundim, sepse kështu e ka menduar ai, kështu e ka interpretuar ai, kështu është ligji sipas tij”, - tha Çela. “Sistemi sot janë shumë elektrone të lira, që funksionojnë në mënyrë të çorganizuar për të dhënë një rezultat që ne duam në bazë të politikave të caktuara për të cilat flasim sot”, - shtoi më tej ai.
Duhen ndryshime ligjore!
“Çelsi” i zgjidhjes sipas kryeprokurorit janë ndryshimet ligjore, që tashmë janë pjesë e paketës së ndryshimeve në drejtësi.
“Prandaj, në Paketën e ndryshimeve ne kemi sugjeruar disa ndryshime të cilat afrojnë, e bëjnë më të përgjegjshëm drejtuesin dhe prokurorin, në raport me prokurorin e përgjithshëm. Ndryshimet kanë të bëjnë me vlerësimin e performancës së zyrës, jo me performancën e prokurorit apo drejtuesit”, - tha kryeprokurori.
“Në qoftë se ne nuk arrijmë të sigurojmë elementin e llogaridhënies, në drejtim të perfomancës për të cilën vetë Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës, atëhere sistemi nuk mund të funksionojë”, - argumentoi më tej ai.
Edhe raporti i përgatitur nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, thekson se vlerësimi i performancës së prokurorisë kërkon një përfshirje më të madhe të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e llogaridhënies dhe evidentimit të përgjegjësive në zbatimin e masave administrative e organizative. Kjo, për sa kohë ka impakt mbi funksionimin në përditshmërinë e aktivitetit të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm.
“Nisur nga sa më sipër ndër objektivat prioritarë në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2023 përfshihet edhe rritja më tej e veprimtarisë monitoruese për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të detyrueshme dhe e bashkëpunimit me ILD dhe KLP në drejtim të problemeve të performancës së zyrave të prokurorive”, - thuhet ndër të tjera në raport.
“Krijimi i një mekanizmi i cili të bëjë të mundur monitorimin e realizimit të objektivave të institucionit të prokurorisë në tërësi dhe efektivitetit në arritjen e rezultateve konkrete përbën një aspekt kyç të matjes së përformancës, ndërkohë që përdoret si një instrument në shumë prej vendeve në Evropë”, - shtohet më tej.
Në fakt, në draftin për ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” parashikohet dhënia e opinionit në zgjedhjen e drejtuesve të prokurorive të rretheve si dhe në vlerësimin e punës së tyre nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Rishikimi i këtij ligji, është pjesë e paketës në ndryshimeve në drejtësi, të ndërmarrë nga Komisioni i Ligjeve vitin që shkoi. Ai ka kaluar edhe në “lupën” e ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT, dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë rekomanduar vetëm një riformulim, duke specifikuar që kryprokurori të këtë të drejtë të japë një informacion faktik, në vend të opinionit.
Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, Çela tha se këto ndryshime do të rritin cilësinë e punës, në funksion të interesit publik.
“Ka një keqkuptim të madh në sistemin e ri: Duket sikur prokuroria është në funksion të karrierës së prokurorëve, por nuk është kështu! Prokuroria është në funksion të interesit publik, prokurorët i shërbejnë interesit publik dhe e zhvillojnë karrierën e tyre në funksion të interesit publik. Jo e kundërta!”, - argumentoi kryeprokurori.
“Mendoj që kjo strukturë e ligjit që kemi sot për prokurorinë ka probleme, që ne duhet t’i adresojmë”, -përfundoi ai.
Lendet narkotike LEZHË- Operacioni i koduar “Imazhi”, zbuloi 1004 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Buten të nj&eu...
Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj Pas Klevis Allës, Eugelen Halilit, Erjon Alibej, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj një tjetër personazh nga bo...
Para Një propozim i deputetit socialist Klevis Xhoxhi në Kuvend, kërkon disa ndryshime në strukturën e një prej drejtorive m&...
Foto ilustruese TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeveris&e...
Gentjan Bejtja TIRANË- Ka të dy djemtë e tij të mitur në spital, por Gentjan Bejtja ende nuk ka shkuar që t'i vizitojë. ...
TIRANË- Pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë se do të bëhet riatdhesimi i organit të zemrës së...
Foto ilustruese Riviera bregdetare e Shqipërisë dhe jo vetëm është bërë jehonë në mediat ndërkombëta...
Foto ilustruese GREQI- Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se pas një sherri në nj...
Vijon zbulimi i detajeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku mbi i vrarë Ramaz...
Gentian Bejtja KRUJË- Shoqërimi i të ashtuquajturve "të fortit e Niklës", vëllezërit Durim dhe Valter Bami, e gjithashtu...