LIVE UPDATES
Aktualitet

"Luli na paska gënjyer edhe për dorëheqjen, siç gënjen për orën!"/ Debat i fortë mes Ylli Rakipit dhe Gazment Bardhit

Basha ka patur kompetenca të lëshonte autorizime dhe se e ka bërë këtë, që partia të vijonte të funksiononte normalisht. Rakipi e ka pyetur gjithashtu se përse autorizimi nuk është protokolluar në parti. Sipas Bardhit kjo gjë nuk është e nevojshme. 

9 Mars 2023, 23:36 Nga DOSJA
"Luli na paska gënjyer edhe për dorëheqjen, siç
Gazment Bardhi dhe Ylli Rakipi

TIRANË- Lulzim Basha rezulton zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht dhe është i vetmi person që mund ta çojë këtë parti në zgjedhje.  Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar Gazment Bardhi, i cili ka dhënë disa sqarime për atë që po ndodh në PD. 

Ylli Rakipi e ka pyetur Bardhin se përse Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i kësaj partie dhe përse ai ka lëshuar autorizime për ngjarje që do të ndodhnin një vit më pas dhe ka "parashikuar" që PD nuk do të kishte kryetar partie për 15 muaj.  Sipas deputetit, Basha ka patur kompetenca të lëshonte autorizime dhe se e ka bërë këtë, që partia të vijonte të funksiononte normalisht. Rakipi e ka pyetur gjithashtu se përse autorizimi nuk është protokolluar në parti. Sipas Bardhit kjo gjë nuk është e nevojshme. 

Ylli Rakipi: Lulzim Basha na paska gënjyer edhe për dorëheqjen. Si ka mundësi, si e shpjegoni ju? 

Gazment Bardhi: Nuk ju ka gënjyer askush. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen në 21 mars 2022. Mënyra si e shtroni pyetjen, krijon perceptim sikur keni zbuluar këto dy ditë këtë realitet juridik që ndodhet në Gjykatën e Tiranës. Ju e dinit edhe më parë se kryetar rezultonte zoti Basha. Ka katër ditë që po tollovitet opinioni publik…

Ylli Rakipi: Ilir Meta thotë se ai të gënjen për orën. A e ka dhënë dorëheqjen me shkrim Lulzim Basha?

Gazment Bardhi: Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen përpara kryesisë së PD, si një person publik që jep dorëheqjen para institucioneve të partisë. Nuk është hera e parë që një person jep dorëheqjen. Edhe zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dhe e ka bërë me deklaratë publike. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Basha në vitin 2022. Kryesia e partisë dhe institucionet e partisë kanë përgjegjësinë që pasi dorëhiqet kryetari i partisë të hapin procesin zgjedhor. Përse figuron ende zoti Basha? Nuk ka procedurë ligjore që një dorëheqje dërgohet për regjistrim në gjykatë. Në gjykatë kërkohen ndryshime me aktin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Që një parti të konsiderohet e ligjshme, është kryetari i partisë. Nuk mund të jetë partia pa kryetar. Gjykata regjistron kryetarin e ri, duke fshirë kryetarin e vjetër. Edhe sikur kryesia e partisë ti drejtohej Gjykatës së Tiranës, nuk do të kishte gjyqtar që të mund ta regjistronte për një arsye teknike.

Ylli Rakipi: Larg qoftë kryetari i një partie ndërron jetë. Çfarë ndodh, shkon partia në zgjedhje me kryetar të vdekur?  

Gazment Bardhi: Prandaj partia ka zëvendës të kryetarit dhe rregulla ligjore se cfarë ndodh në momentin kur kryetari nuk është në detyrë. Zoti Basha ka treguar përgjegjshmëri të lartë në raport me funksionimin e partisë. Në momentin që ka dhënë dorëheqjen, ka qenë proces i menduar javë përpara dhe ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD.

Ylli Rakipi: Autorizimi që ka lëshuar zoti Basha për zgjedhjen e vitit 2023. Ky dokument, përse nuk është protokolluar në parti?

Gazment Bardhi: Sipas statutit të PD, aktet e protokollueshme janë vendimet e kryesisë ose Këshillit Kombëtar, ose urdhërat dhe udhëzimet e kryetarit. Nuk është rasti i tillë, ndaj nuk është protokolluar. Është regjistruar, ka datë dhe vulën e partisë.

Marrë nga TPZ

gazment bardhi ylli rakipi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj