LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn, autori i rremë grek dhe ‘killeri’ shqiptar

Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë në Gusht të vitit 2025. Autori grek i asaj ngjarje, pranoi krimin fill pas arrestimit. Ai rrëfeu se nuk e kishte njohur paraprakisht viktimën, por e kishte kryer atentatin kundrejt pagesës. Për arsye ende të panjohura, shtetasi grek, po merrte përsipër një krim që nuk e kishte kryer.

18 Shkurt 2026, 21:42 Nga E. D

‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn,

GREQI- Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek. Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vjeçari u vra nga Kristos Vardhuniotis, i arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Artur Bashimit.

Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë në Gusht të vitit 2025. Autori grek i asaj ngjarje, pranoi krimin fill pas arrestimit. Ai rrëfeu se nuk e kishte njohur paraprakisht viktimën, por e kishte kryer atentatin kundrejt pagesës. Për arsye ende të panjohura, shtetasi grek, po merrte përsipër një krim që nuk e kishte kryer.

“Në fakt, burimi më tha që në fillim ishin tre persona të implikuar. Domethënë nuk kishte shumë dyshime kush ishin të implikuar, ajo që na intrigoi në fakt ishte që personi i cili mori përsipër autorësinë ishte një person i cili pak kohë më parë kishte ekzekutuar një tjetër shqiptar”, u shpreh gazetari Artur Bibe.

“Shtetasi grek, i cili kishte marrë përsipër këtë ngjarje të rëndë kriminale, kishte pranuar vetë autorësinë e krimit, rezultoi që nuk ishte ai autori por janë edhe shtetas të tjerë dhe shtetas shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë aktive në këtë ngjarje kriminale”, u shpreh avokati Indrit Sefa.

Hetimet e mëtejshme identifikuan autorin e vërtetë, të vrasjes, shtetasin Xhuljano Halili.
Ai është një i dënuar i njohur për dhunë ekstreme, i dyshuar për vrasje të mëparshme, përfshirë disa viktima pa lidhje me konfliktet. Mes viktimave të tij është edhe një vogëlush vetëm 2-vjeçar.

Autori Halili u plagos lehtë gjatë përleshjes me Aliajn dhe kjo bëri që fillimisht të dyshohej se ai ishte një nga viktimat e incidentit. Ekzaminimet e mjekut ligjor treguan se plagët ishin marrë gjatë përleshjes me viktimën, duke nxjerrë në dritë të vërtetën pas raportimeve të para dhe spekulimeve të mediave.

“Xhuljano Halili, i cili fillimisht deklaroi se kishte marrë pjesë në sherrin e Varvlotis dhe Aliajit për t’i ndarë ata, kishte marrë plagë nga thika. Kuptohet që mjeku ligjor menjëherë i ekzaminoi të dyja duar e autorit të dyshuar i cili kishte pranuar autorësinë, por duket se nuk ishte ai autori dhe rezultoi se Xhuljano Halili është autori i dyshuar i vrasjes së Jani Aliajt”, u shpreh gazetari Artur Bibe.

Sipas informacioneve nga mediat greke, dyshohet se i burgosuri grek mund të jetë paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër autorësinë. Këto indicie shtynë autoritetet të rishikonin versionin fillestar dhe të thellonin hetimet, duke u përpjekur të zbardhnin çdo detaj të një ngjarjeje që kishte tronditur institucionet penitenciare të vendit fqinj.

Aliaj, i njohur në burg si “Xheku”, ishte prej vitesh i përfshirë në hetime të ndryshme, duke u konsideruar si pjesë e disa grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri dhe vendin fqinj.

“Atë që kam kuptuar unë dhe që kam folur me burime të ndryshme është që e lidhin me të kaluarën e tij dhe me armiq të ndryshëm që mund të kishte. Sigurisht fokusi është në Greqi por po shikojnë edhe krimet që ka bërë në Shqipëri”, u shpreh gazetarja Mikaela Sava.

“Nisur nga ato ç’kemi parë e ç’kemi mësuar, nisur edhe nga personazhi i cili ka mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje mund të themi me bindje që një ngjarje e tillë nuk është spontane. Nuk është një ngjarje që ndodh spontanisht nga një sherr banal, por është një ngjarje e mirëorganizuar dhe e mirëmenduar”, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.

Autori i krimit Halili, i njohur edhe me nofkën “Niko”, është një nga figurat më të frikshme të botës së krimit në Greqi. Ai ka një histori të gjatë dhune: në vitin 2011 në Kalamata, dyshohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur në një akt të porositur nga krimineli grek Vasilis Varelas. Në 2018-tën u arratis gjatë transferimit drejt burgut të Pireut, për t’u arrestuar pak orë më vonë. Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, dyshohet se kreu vrasjen e Alfons Ndocit dhe plagosi një tjetër të burgosur, një akt që besohet se ishte i porositur nga jashtë.

“Në këtë moment duket se hetimet po mbyllen, Xhuljano Halili, akuzohet për vrasjen e Jani Aliajt, ju ngarkua edhe një vrasje, ka bërë 5 do bëj 6. Nëse do marrim pistën që është paguar, është një makineri vrasjeje e cila natyrisht ka gjetur një mënyrë për të bërë para brenda burgut”, u shpreh gazetari Artur Bibe./Top Channel

jani aliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj