22 Shkurt 2023, 16:08
Nga k.m.
Liri e Kenado Shira dhe Fiqiri Mjeshtri
KLOS- Masakra me tre viktima, e ndodhur në muajin tetor të vitit të shkuar në Klos, nuk ka asnjë person përgjegjës. Asnjë nuk do të ulet në bankën e të akuzuarit, pasi Prokuroria e Matit, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale duke argumentuar se personi përgjegjës që ka kryer krimin, është vetëvrarë.
Gazetari Elton Qyno shkruan për "Oranews" se sipas legjislacionit penal s’mund të ushtrohet ndjekja penale për një person që ka vdekur. Kjo pasi për vrasjen me armë zjarri pistoletë të babë e bir, Kenado dhe Ilir, prokuroria e Matit ka identifikuar si autor të krimit, Fiqiri Mjeshtrin. E përveç tyre Fiqiri Mjeshtri, ishte autor dhe i plagosjes së rëndë të Renato dhe Eglantin Hasula.
Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Matit, nuk kanë provuar implikimin e asnjë personi tjetër të armatosur, që ka sjellë vrasjen apo plagosjen e 4 personave të mësipërm.
Si ndodhi masakra e Klosit?
Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe më 12 tetor u realizua një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre, përkatësisht Liri Shira dhe Eglantin Hasulaj për t'u sqaruar në lokal.
Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur si përgjigje mori refuzimin dhe fyerjet për vajzën, mxorri armën nga brezi dhe qëlloi me armë zjarri. Të vdekur mbetën Kenado e babai i tij, ndërsa u plagosën Renato bashkë me të atin. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, dhe u vetëvra.
fiqiri mjeshtri masakra e klosit
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 16:07
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e kostos nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë për t’u pajisur me leje drejtimi ka rritur numrin e qy...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:50
F.M
Resorti
TIRANË- Emiljan Burbës, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar për trafik droge në Itali i janë seku...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:49
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gripi i shpendëve është kthyer në një alarm për mbi 20 vende në botë ku shumë pre...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:48
I.A
Kanabisi
PËRMET- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Përmet dy persona të ndryshme penale. Gjat&e...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:25
I.A
Gezhoja
LIBRAZHD- Plagosja e mbrëmshme në Librazhd është zbardhur. Bëhet me dije se Shpëtim Skura është q...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:22
I.A
Bujar Kapexhiu
TIRANË- Kolegë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktores Mimoza Luca d...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:19
a.l
Tony Blair
ANGLI- Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair thotë se lufta në Ukrainë do të përfund...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 15:04
a.l
Minsk
POLONI- Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare mes Polonisë dhe Bjellorusisë janë bllokuar pas rritjes së tensioneve midis...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 14:22
I.A
Sekuestrimet
KORÇË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për trafik kanabisi. Mësohet se ...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 14:14
I.A
Policia
KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për drejtim mjeti pa leje drejt...