LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra me 3 viktima në Memaliaj/ Babai i Gledio Mukës zbardh detaje: Lajmin e mora vesh nga një komshi! Kur shkova në vendngjarje, im bir kishte ndërruar jetë...

Babai i një prej viktimave, 36-vjeçarit Gledio Muka, ka rrëfyer momentin kur mori vesh ngjarjen dhe faktin që kur ka parë të birin të shtrirë në tokë nuk ka mundur as t’i japë ndihmën e parë, pasi ai kishte ndërruar jetë tashmë.

29 Janar 2025, 19:50 Nga B.Z

Masakra me 3 viktima në Memaliaj/ Babai i Gledio Mukës zbardh detaje:

MEMALIAJ - Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt.Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj. Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi plagëve të 6 plumbave me të cilat u qëllua.

Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe një nga klietët e lokalit, 47-vjeçari Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. I plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në një tavolinë jashtë bashkë me të vëllanë Shyqyri Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Në deklaratat e dhëna për emisionin 'Në Shënjestër" të gazetares Klodiana Lala, babai i një prej viktimave, 36-vjeçarit Gledio Muka, ka rrëfyer momentin kur mori vesh ngjarjen dhe faktin që kur ka parë të birin të shtrirë në tokë nuk ka mundur as t’i japë ndihmën e parë, pasi ai kishte ndërruar jetë tashmë.

Pjesë nga dokumentari:

Historia e tyre është ndër më të trishtat, që mund të kemi dëgjuar. Aq sa teksa ndalesh në mënyrën tragjike se si ata kanë humbur jetën, ka bërë të harrohen edhe mëritë e vogla të përditshmërisë që na rrethon.

Njerëz pa kurrëfarë lidhje me ligësitë e botës, apo me makthet e atyre me të cilët shoqëroheshin deri në ditën e fundit të jetës, por që pabesisht u tradhtuan nga plumbat që ua ndërprenë ëndrrat në mes.
Viktima të pafajshme, të cilat të vetmin faj që patën në këtë jetë, ishte se u ndodhën në vendin, kohën dhe shoqërinë e njerëzve të gabuar dhe që si të tillë në epitafet e tyre numërohen sot me dhjetra.

Por që gjithsecili prej tyre, ka parë një lot të derdhet për një jetë që sot mungon në apelin e atyre që si bën keq njeriu në këtë jetë.

Gledian Muka është një nga shumë të pafajshmit që plumbat i morën jetën, pikërisht në moshën më të bukur, kur ai mendonte të realizonte ëndrrat e tij, larg qyteti të vogël ku ishte rritur dhe jetonte.

Aty ku pavarësisht se aty kishte familjen e tij të ngushtë, nuk mundej t’i siguronte prej kohësh atij një të ardhme të sigurt.
Ndaj për këtë kishte luftuar dhe besuar gjithmonë, për një botë tjetër më të mirë, për familjen e tij të re, por 36 vjeçari nga qyteza e vogël e Memaliaj, nuk arriti dot ta shikonte këtë ditë.

Kjo, pasi jeta dhe ëndrrat e tij, u tradhtuan pabesisht një mbrëmje korriku të vitit të kaluar nga plumbat e shumtë, që e lanë të vrarë pabesisht në pragun e lokalit ku punonte. Pikërisht në këtë lokal këtu, ku ai shërbente prej disa kohësh deri në pritje të një përgjigje fatlume nga llotaria amerikane. Përgjigje pozitive e cila për fatin e tij të keq mbërriti vetëm disa ditë pasi ai ishte ndarë mizorisht nga jeta. Në atë që tashmë njihet si Masakra e Memaliaj e ndodhur në këtë qytet orën e vonë të datës 21 Korrik 2024.

Në lokalin në pronësi të familjes Kalemi, ku mbetën të vrarë 3 persona; Shyqyri Kalemi 70 vjeç, Gledian Muka që shërbente si kamarier dhe banakier i cili ndërkohë priste të mbyllte turnin dhe të kthehej si zakonisht pranë familjes së tij.
Si edhe Marsel Çela, që ndodhej si klient në lokal. Masakër ku i plagosur rëndë mbeti edhe Artur Kalemi, i cili mundi gjithsesi t’i shpëtojë breshërisë së gjatë të plumbave.

Gledian Muka nuk e mësoi kurrë se udhëtimi që ai kishte ëndërruar prej kohësh drejt një bote mundësish të reja kishte trokitur për të dhe familjen e tij dhe se diku fati për të kishte përcaktuar një jetë tjetër, shumë më të mirë se kjo që kishte pasur deri më tani.

Kjo, pasi mesa duket i vetmi gabim i tij dhe i shumë të pafajshmëve të ngjashëm në këtë botë, ishte se atë natë tyta e armës nuk ishte drejtuar ndaj tij, por të zotëve të lokalit ku punonte. Humbje e cila ka lënë një brengë të thellë te njerëzit e tij të dashur dhe sidomos te prindërit.

Hamza Muka, ishte i pari që vrapoi të zbriste shkallët dhe të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Pa e ditur ende se një nga viktimat do të ishte djali i tij, trupin e të cilit e pa të dergjej pa jetë në pragun e lokalit ku punonte.

Në ato hapa të nxituar, ajo që do t’i krijonte ndjesinë e ligësht se diçka e keqe kishte ndodhur, do të ishte fillimisht përballja me kapelen e të birit të rrëzuar në tokë. Aty, ku do të kuptonte se ajo telefonatë që e kishte zbritur me shpejtësi nga apartamenti ku jetonte do të ishte thirrja më e kobshme që kishte marrë ndonjëherë në jetë. Përballje me një pamje makabër, që nuk do i kishte besuar dot syve se mund të ndodhte në një qytet të vogël si ai ku jetonte.

“Unë ngjarjen e kam mësuar nga një komshi, i cili më telefonoi në orën 23.28 minuta. duke më thënë se të kërkojnë pranë Bashkisë Memaliaj. Në momentin që unë kam dalë dhe kam shkuar te vendi i ngjarjes, unë kam parë kapelen e djalit tim të rrëzuar në tokë. Duke u afruar pashë një masakër të paparë, që nuk e kam parë kurrë në jetën time”, shprehet babai i 36-vjeçarit.

Por ndërsa shpresonte që djali i tij të ishte në jetë, ose të paktën t’i jepte ndihmën e parë, tragjedia sapo kishte trokitur në familjen Muka.

Ai thotë se e gjeti të birin të rrëzuar në tokë pa grahma jete. Në errësirën dhe heshtjen që kishte pllakosur pas bataresë së plumbave dhe makabritetit që përcillte skena e ngjarjes, ai mundi të shquajë disi vetëm trupat e përçudnuar të shpërndarë në lokal. Por pa dalluar dot se kush ishin ata. Një skenë tronditëse e cila do të jetë e vështirë për të, të shlyhet gjatë nga kujtesa, dhe që vazhdon edhe sot ta shoqërojë si një ëndërr e keqe e pambarimtë. Kjo edhe për faktin që midis atyre trupave të pajetë dergjej edhe ai i djalit të tij,

“Kur unë kam shkuar në vendin e ngjarjes, arrita me telefonin tim të filmoja të ndjerin djalin tim i cili ishte rrëzuar përtokë. Të tjerët nuk munda t’i dalloj për momentin, për arsye se ishin në një errësirë, ku nuk kishte shumë dritë”, ka rrëfyer ai.

Por shpejt babai i Gledian Mukës, që sapo kishte humbur të birin, do mësonte edhe për emrat e personave të tjerë të mbetur të vrarë në këtë atentat. Njëri prej tyre ishte edhe Shyqyri Kalemi, i cili në këtë moment ndodhej i ulur në lokalin e të birit, Arturit, edhe ky i mbetur i plagosur rëndë në këtë atentat.

Një familje, e cila kishte plot telashe, për shkak të disa ngjarjeve të rënda ku ishin përfshirë pjesëtarë të ngushtë të saj. Ngjarje të cilat kishin kulmuar me atentate tragjike dhe për pasojë me viktima. Ekzekutime të cilat ishin kryer sa në Greqi dhe në Shqipëri, në harkun kohor të pak viteve dhe që duket se i kishin paraprirë edhe masakrës së mbrëmjes së 21 Korrikut 2024 në Memaliaj, me tre të vrarë dhe një të plagosur rëndë.

Aty ku mendohet se shënjestër e atentatit ishin pjesëtarë të familjes Kalemi në këtë qytet, që zanafillën e kishin në përplasjen midis familjeve Kalemi-Sadikaj në njërën anë dhe Papa në krahun tjetër.

“Gjatë këtij momenti arrita të zbuloj që në tavolinë ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët ishin goditur bashkë me djalin tim. Të cilët ishin Shyqo Kalemi, Marsel Çela dhe djali im Gledian Muka. Aty kam mësuar që ishte plagosur edhe një person i katërt që ishte Artur Kalemi, të cilin më thanë që e kanë çuar në spital në Gjirokastër”, ka dëshmuar Hamza Muka.

Sigurisht që për një baba që përballet me skenën tragjike të të birit, e vetmja gjë që mundet t’i shkojë nëpërmend në atë moment, është t’i japë ndihmën e parë.

Por Hamzai thotë se nuk e pati këtë mundësi, t’i jepte shansin e vetëm djalit të tij, të mbijetonte. Kjo pasi Glediani kishte ndërruar ndërkohë jetë.

Ndërsa dyshimi që e brente në atë momente dhe më pas ishte nëse Glediani kishte pasur sadopak mundësi të arrinte i gjallë, të paktën sa të merrte ndihmën e parë mjekësore.
Brengë që e shpreh edhe sot, ndërsa kujton veprimet e para policore në vendngjarje, atë natë.

“Mesa pashë çuni im mund të kishte përfunduar. Unë kërkova nga ana e policisë, kush e ka dhënë miratimin që djali im ka përfunduar në vend. Mos janë bërë gjëra selektive. Dhe në këtë moment nuk kam marrë asnjë konfirmim nga ata”, ngre pikëpyetje ai.

Por kështu duket se kishte qenë vetë jeta e Gledianit, me ikje dhe me ardhje. Gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë.
Një djalë që kishte provuar gjithçka për të ndihmuar veten dhe familjen e tij, por që kurrë nuk e kishte tradhtuar besimin se e nesërmja do të ishte një ditë më e mirë.

Një jetë në kërkim të vetvetes siç thotë babai i tij, që nga momenti kur Glediani përfundoi në qytetin e tij të lindjes, Memaliaj, shkollën e mesme. Dhe më pas, siç do i ri, duke kërkuar shpesh punë në emigracion. Aty ku herë gjente dhe herë jo, por gjithmonë me besimin se jeta të ofron surpriza të bukura. Por pa e menduar asnjëherë atë që i ndodhi. Një djalë që siç thotë babai i tij, nuk i solli kurrë telashe në jetë familjes.

Madje nuk ishte skeduar asnjëherë qoftë edhe për një problematikë të vogël në shoqëri. Një dhimbje, ajo e babait për djalin e rritur me sakrifica, të cilën ai thotë se nuk e duron dot më.

“Çuni im ka përfunduar shkollën e mesme në Memaliaj. Dhe pas asaj kohe ka qenë rreth vitit 2005-2006 në Greqi me dokumente azilanti. Më pas është kthyer sërish në qytetin e Memaliaj. Dhe për një kohë të shkurtër ka shkuar në Belgjikë, te motra e tij. Por me hope me sezone tre-mujore, pa i shkelur rregullat e kufirit”, rrëfen babai i Gledianit.

Babai i tij tregon se ai u detyrua të kthehej në qytetin e lindjes në Memaliaj, për shkak të mungesës së letrave në emigracion.

Hera e fundit ishte në Belgjikë, aty ku kishte qëndruar për disa muaj pranë motrës së tij. Për këtë arsye ai kishte zgjedhur, të provonte edhe llotarinë amerikane si shumë shqiptarë të tjerë në kërkim të tokës së premtuar, por ndërkohë për të mos mbetur pa punë gjatë kohës së qëndrimit në Memaliaj, kishte pranuar ofertën për të punuar pranë lokalit të familjes Kalemi, që ishte në pronësi të njërit prej djemve të kësaj familje, me të cilin kishte përfunduar edhe arsimin e mesëm.

Aty ku edhe punoi si kamarier dhe banakier, deri ditën që plumbat me shumë gjasa të drejtuar ndaj të zotëve të lokalit, nuk kursyen as atë vetë, si edhe atë ditë kur Glediani doli nga shtëpia si zakonisht për t’u drejtuar në lokalin ku punonte.

Një ritual që e ndiqte me përpikmëri, por që në fund të kësaj dite u thye për të mos u përsëritur më, pasi Glediani nuk do ta merrte më atë rrugë, nga banesa drejt lokalit, për t’i munguar përgjithmonë qytetit dhe familjes së tij.

“Çuni im ishte në lokal. E mori punën në orën 10,00. Në orën 14.00 erdhi në shtëpi. Dhe në orën 16.45 doli prapë te lokali dhe punoi deri në orën 22.30-23.00. Djali ishte shok i ngushtë me djalin e Babo Kalemit, me të cilin ka mbaruar shkollën e mesme. Në atë kohë që u kthye nga Belgjika, që të mos rrinte kot në qytet, filloi të punonte aty në atë lokal, dhe priste një llotari amerikane”, thotë Hamza Muka.

Llotari amerikane që siç thamë trokiti, por që nuk e gjeti Gledianin, pasi ai ishte ndarë nga jeta tragjikisht vetëm tri ditë para se lajmi që aq shumë e priste, t’i mbërrinte në derë.

Në historinë më të trishtë që mund të dëgjosh për fatin e keq të një djali që vazhdonte të besonte se fati nuk të braktis, por është aty për të dhënë një dorë në këtë jetë.

“Më datë 24 Korrik i doli llotaria amerikane. Por djali kishte ndërruar jetë që më datë 21 Korrik”, thotë Hamza Muka./Në Shënjestër

gledio muka

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel