Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga nëntë personat që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre janë “larguar” dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.
GREQI- Policia greke është vënë në kërkim të 'kokave të mëdha' të cilat komandojnë bandat shqiptare të drogës. Protothema raporton se këto banda kanë pushtuar Athinën dhe kanë hapur një cikël të përgjakshëm për shkak të trafikut të drogës.
Masakra e ndodhur dy ditë më parë në Kato Patisias la pas tre shqiptarë të vdekur.
Analistët e sigurisë greke i cilësojnë shqiptarët e vrarë si anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin “goditur” shumë herë, ecnin të lirë në qytet. Për policinë tashmë është e qartë ajo që ka ndodhur në Kato Patisia . Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar”. 46 - vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar e se njër prej tyre duhet të fshihej nga 'harta'.
Dhe më në fund të dy u vranë dhe një i tretë pagoi me jetë për pastrimin "brenda bandës". Nga nëntë personat që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre janë “larguar” dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.
Çfarë ndodhi dy netë më parë?
Një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.
Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.
Moti TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxe...
Policia ELBASAN- Dështon tentativa e dy personave për të grabitur një biznes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të m&eum...
Harta gjyqesore Miratimi i vendimit për hartën e re gjyqësore nga Kolegji i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është kundërshtua...
Edi Rama TIRANË- Gazetarët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, pasi kryeministri Edi Rama futi në...
Drogë, Tiranë TIRANË- Çdo ditë mesatarisht policia e Tiranës shoqëron nga 4 deri në 5 persona që konstatohen...
Far West-i, Greqi ATHINË- Një tjetër dëshmitar tregon që ka parë me sytë e tij momentin e përplasjes mes dy grupeve...
Far West-i, Greqi GREQI- Dëshmitarë të shumtë kanë përshkruar tmerrin që kanë parë nga përplasja mes dy g...
Andon Tefi GREQI- Rekordin për numrin e arrestimeve mes shqiptarëve që morën pjesë në “FarËest’-in e ndodhur...
Armando Lamaj GREQI- Armando Lamaj, 46-vjeçari i cili mbeti i vrarë në Greqi është një person i njohur për drejtë...
Aksidenti në Itali ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti automobilist...