LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në Maliq, detaje: Pas mesazhit që i gjeti e bija në telefon, Gjergji e dhunoi Luizën në sy të fëmijëve

Pasi mësoi për mesazhin, Luiza u tha të bija se nëse ai kishte lidhje martesore, atëherë ajo do të kërkonte divorcin, bisedë kjo që u dëgjua nga Gjergji e që duket se ishte dhe shkak për dhunën që do të ndodhte vetëm një ditë më pas, më 14 Shtator të 2018-s.

4 Gusht 2023, 22:43 Nga I.A

 

Masakra në Maliq, detaje: Pas mesazhit që i gjeti e bija në
Gjergji dhe Luiza Mullalli

 

MALIQ- Detaje nga historia tragjike e Luiza dhe Gjergji Mullallit në Maliq. Mbrëmjen e 29 Korrikut, një krim makabër tronditi fshatin Zëmblak të Maliqit dhe mbarë opinionin publik. Luiza Mullalli, 46 vjeçe, u vra nga dora e bashkëshortit të saj, Gjergji Mullalli, i cili pasi e ekzekutoi me armë zjarri trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës. Një ditë më pas, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur. Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

Por cila ishte arsyeja që martesa e tyre, e cila kishte pasur shumë ditë të mira, arriti deri në këtë pikë?

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje, me prova dhe dokumente, që tregojnë se Luiza kishte vite që vuante dhunën e përsëritur të bashkëshortit. Dy herë iu ishte drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje e në fund kishte kërkuar divorcin.

Rasti i parë, siç zbulohet në vendimin e gjykatës që përcjell emisioni Uniko, daton në vitin 2018. \Një mesazh dashurie i ardhur në telefonin e Gjergjit, do të trondiste martesën e tyre. Kishte qenë njëra prej vajzave e cila e kishte parë këtë mesazh. Pikërisht kjo ishte zanafilla e një dhune të vazhdueshme ndaj Luizës, e cila në gjykatë rrëfente se bashkëshorti e kishte kapur nga fyti në sy të vajzave.

Pasi mësoi për mesazhin, Luiza u tha të bija se nëse ai kishte lidhje martesore, atëherë ajo do të kërkonte divorcin, bisedë kjo që u dëgjua nga Gjergji e që duket se ishte dhe shkak për dhunën që do të ndodhte vetëm një ditë më pas, më 14 Shtator të 2018-s.

“…(Kur u kthyen në shtëpi) vajzat nuk e gjetën çelësin në vendin ku e linin zakonisht, pasi Gjergji e kishte marrë me vete dhe së bashku me djalin kishin shkuar në arë. Pasi (Luiza) është kthyer në shtëpi dhe vajzat prisnin në oborr dhe i ati nuk përgjigjej në telefon, ajo e hapi derën me kaçavidë dhe hyri brenda. Kur Gjergji u kthye nga puna dhe pa derën e hapur, fillimisht e fyeu e kërcënoi të shoqen. Më pas e kapi nga fyti dhe e goditi, por në këtë moment ndërhynë vajzat që e larguan. Pas këtyre veprimeve njoftoi policinë. Inspektori i policisë së zonës shkoi në shtëpinë e tyre, i pyeti për ngjarjen dhe plotësoi padinë për lëshim urdhër mbrojtje”.

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve kishte qenë një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre, kurse në datë 14 Shtator 2018 babai e kishte kapur për fyti mamanë dhe e kishte goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

Gjykata e pranoi kërkesën e Luizës dhe ndaj saj u lëshua urdhri i mbrojtjes.

Vetë Gjergji, në dëshminë e tij para gjykatës në atë kohë, tha se ishte i penduar për sjelljen e tij e se kjo nuk do të përsëritej më.

“Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”, shprehej ai.

Marrë nga Tvklan

gjergji mullalli luiza mullalli


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj