LIVE UPDATES
Aktualitet

'Po vdes dhe dua të të dhuroj thesarin'/ 29-vjeçarja paguan plot 30 herë 24 mijë euro, si u mashtrua në internet

Por, pa kaluar shumë kohë nga këto denoncime, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër denoncim i rëndë. Një 29 vjeçare ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar plot 30 herë nëpërmjet pikave të transfertave të parave persona të panjohur.

30 Dhjetor 2022, 21:12 Nga DOSJA
'Po vdes dhe dua të të dhuroj thesarin'/ 29-vjeçarja
Fiks Fare

TIRANË- Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që qarkullojnë në internet, ku persona që fshihen pas një tastiere dhe monitori dërgojnë njoftime se “keni fituar qindra mijëra euro”. Lajmërimet janë në rrjete sociale, në e-mail, por edhe në whatsapp.  

Denoncimi i parë i Fiksit ishte në datën 20 janar 2021, ku një e moshuar nga Mamurrasi kishte paguar një shumë pasi ishte “fituese”. “Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro, familja nga Mamurrasi mashtrohet duke paguar disbursim 370 euro! ‘Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë'” ishte denoncimi i Fiksit.

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, një tjetër i moshuar nga Vlora, ka rënë pre e një skeme të ngjashme mashtrimi. Denoncimi I Fiks Fare është bërë në datën 28 qershor 2022. “Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh” ishte denoncimi i dytë.

Por, nuk mbarojnë këtu. Pasi një tjetër person, kësaj herë nga Librazhdi ishte gati për t’u dërguar këtyre personave një shumë. Denoncimi I këtij rasti ishte në datën 2 nëntor 2022. “Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fare se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari! I moshuari tregoi për kamerën e Fiks Fare se dikush i ka shkruar në rrjetin ‘Whatsapp” se kishte fituar 5 milionë euro në një lotari. Por, për disbursimin e kësaj shume, ai duhet të paguante 170 euro komision. Fiksi kontrolloi për numrin e telefonit, i cili rezultonte se ishte në shtetin e Beninit, Afrikë” thuhej në denoncim.

Fiksi ka biseduar me ekspertin Tomi Kallanxhi, i cili pohoi se “nuk mund të ngrihesh një ditë dhe të bëhesh i pasur pa punuar”. Ai apelon të gjithë që të kenë kujdes, mos të paguajnë njërës me emra të dyshimtë, apo edhe në vende të Afrikës. Më tej shton se janë disa skema, si rasti konkret, i cili është tipik mashtrimi, apo edhe me Whatsapp, Facebook e Instagram.

Por, pa kaluar shumë kohë nga këto denoncime, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër denoncim i rëndë. Një 29 vjeçare ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar plot 30 herë nëpërmjet pikave të transfertave të parave persona të panjohur.

Ajo rrëfen se ka parë një njoftim në “Tik Tok” se një person donte të dhuronte pasurinë, “pasi ishte sëmurë dhe se po vdiste”. Shuma në fillim ka qenë rreth 800 mijë euro. Personat nga ana tjetër i kërkonin të resë pagesa për disbursimin e shumës.

“Më kontaktonin në gjuhën shqipe. Njëherë zonja. Por, më pas ajo vdiq dhe më kanë dërguar disa video. Më pas një avokat dhe një përfaqësues I një banke. Kam folur në Whatasapp. Më udhëzonin dhe më jepnin emra ku duhet të dërgoja paratë. Më dërgonin emra të ndryshëm. Më pas më thanë se shuma nga 800 mijë euro ka shkuar në 1.2 milionë euro. Por për disbursime, dogana, karta, testament më kërkonin vazhdimisht t’u dërgoja para. U kam dërguar nga 800, 900, 1000 apo shumë të ndryshme” thotë ajo.

Nga verifikimi i Fiks Fare rezulton se e reja ka dërguar plot 30 herë në drejtim të personave të ndryshëm sasi të ndryshme parash. Shuma në total nga kalkulimet është rreth 24 mijë euro. Por, personat nuk mjaftohen me kaq, pasi kërkojnë edhe shuma të tjera për të nxjerrë kartën, për ta dërguar.

Marrë nga TOPCHANNEL

fiks fare kamber dervishaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj