Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Malvina Koçi, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
TIRANË- Një 34-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe mashtroi një person se do i legalizonte pronën në këmbim të 4.5 milionë lekëve.
Malvina Koçi, e cila u arrestua në flagrancë, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i saj. Policia sekuestroi shumën e siguruar nga mashtrimi, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi", pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.
I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34-vjeçarja.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, tashmë të identifikuar nga Policia.
Sekuestrohen 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar "Premtimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt.
Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i shtetases M. K., shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e tij.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
pellumb meta DURRËS- Sipas detajeve më të fundit të zbardhura nga vrasje e rëndë në Durrës, mësohet se 19-vje&...
erzen brecani TIRANË- Ka përfunduar seanca në ngarkim të ish-nëndrejtorit të Policisë, Erzen Breçani. Gjykata e ...
Pamjet DURRËS- Dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta është bërë publike për vrasjen e babait të saj. M&eum...
droga e kapur DURRËS- Katër persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli 2"....
pamje nga vendngjarja DURRËS- Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau me armë zjarri dhe groposi 10 ditë më parë babain e saj...
Droga KUKËS- Një 39-vjeçar me inicialet A. K., nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë pasi u...
ndotja e ajrit TIRANË- Qeveria ka vendosur të rritë me 30% masat administrative që vendosen kujdrejt subjekteve që ndotin ajrin. N...
Pamjet DURRËS- Janë publikuar pamje nga kasolla ku 19-vjeçarja, Hygerta Meta i dha fund jetës së babait të saj Pëllumb...
hygerta dhe pellumb meta DURRËS- Hygerta Meta 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babain e saj para 10 ditësh me arsyetimin se do...
Fermerët SHQIPËRIA- Fermerët e jugut vijojnë protestën e tyre pa hequr dorë nga kërkesat. Ata thonë se do ta p...