"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës

TIRANË-Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare, 2 qershorin, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani që ndërroi jetë në Gjermani pas një sëmundje. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri. Makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku u zhvillua një ceremoni e improvizuar nga forcat policore kosovare të kufirit në Morinë. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.
Sot paradite në orën 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Të pranishëm në homazhe ishin kryetari i PD-së Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 edhe nesër, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Pas orës 12:00 arkëmorti me trupin e ish-Presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri në urën që kryqëzon unazën me bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalime lamtumire.
Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 Prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë Presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë.
(a.b)/dosja.al
vajza TIRANË- Qendrat e masazhit janë hapur si kërpudhat në Tiranë, dhe mund t’i gjesh kudo. Por ajo që është...
Taksitë TIRANË- Një javë më parë në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe ...
Bianka TIRANË- Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat? Edhe gratë e ushtrojnë këtë prof...
Adi Krasta dhe arkeologia Etleva Nallbani TIRANË- Arkeologia Etleva Nallbani në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Parisi p&eum...
DURRËS- Me përfaqësuesin e Lifeguard Albania, Johan Ceka, emisioni “Stop” ra dakord, që të zhvillojë 1 ditë tra...
DURRËS- Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale për vrojtues plazhi në Durrës dhe Sarandë, duke i bër&...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorokastër. Mësohet se ...
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe SPAK TIRANË- Drejtësia ka hedhur sytë drejt Laçit pas dëshmisë së Nuredin Dumani...
Policia e Tiranës TIRANË- Verjana Gega, 31 vjeçe është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Mësoh...
Tifozët TIRANË- Jo vetëm sherr, por edhe byrek shqiptar! Tifozët italianë dhe ato holandezë të ardhur në Tiranë...