Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjendja përkeqësohej edhe më shumë nga fakti që fëmijët e saj dhe Leoni nuk ndërtuan një raport. Kjo ndikoi edhe në mospranimin e shtatzënisë së nënës së tyre dhe largimin nga shtëpia.
TIRANË- Zemra e ka sjellë Katerinën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për rubrikën “Ka Një Mesazh Për ty”. Në atdheun e saj ajo u dashurua pas Leonit, një djali nga Vlora me të cilin sot ka një vajzë.
Katerina ka edhe dy fëmijë të rritur nga një marrëdhënie e mëparshme e 8 viteve më parë. Shkak i ndarjes së saj me Leonin u bë pija sepse ajo ndihej e shqetësuar nga fakti që konsumonte alkool. Gjendja përkeqësohej edhe më shumë nga fakti që fëmijët e saj dhe Leoni nuk ndërtuan një raport. Kjo ndikoi edhe në mospranimin e shtatzënisë së nënës së tyre dhe largimin nga shtëpia.
Ardit Gjebrea: Lidhja mes fëmijëve të tu dhe Leonit, ishte një lidhje e cila nuk u pranua prej Leonit apo xhelozia e fëmijëve për mamanë?
Katerina: Unë mendoj se të dyja palët nuk e pranuan njëri-tjetrin. As nga ana e tij e as nga fëmijët e rritur. Ishte e vështirë të pranonin një njeri tjetër në jetën time. Gjatë kësaj kohe e kemi parë që pas punës ai pinte alkool, ndonjë birrë apo diçka tjetër. Gjë që i bënte fëmijët të mos ndiheshin mirë. Për mua nuk përbënte problem pasi ai është i rritur. Shpeshherë kishim shumë zënka dhe kjo krijonte situata jo të mira. Unë mbeta shumë shpejt shtatzënë kur isha me të. Ai përpiqej shumë për lidhjen, por nuk funksionoi.
Ardit Gjebrea: Në momentin që ti mbete shtatzënë, si reaguan dy fëmijët e tu?
Katerina: Ata nuk u ndjenë fare mirë dhe nuk e donin këtë gjë. Por nuk kishin çfarë të thonin. Ishte vendimi im. Për faktin që ndodhi kështu, ata u kthyen te babai i tyre. Natyrisht pati shumë debate në familje. Vendosa ta mbaja fëmijën, nuk isha e përgatitur, por ja që ndodhi.
Katerina shton se pas rreth 7 muajsh tërheqjeje nga pija, Leoni iu rikthye për shkak të gëzimit nga ardhja në jetë e së bijës. Kjo i shkaktoi asaj një zhgënjim të thellë dhe solli shkëputjen mes tyre, por ajo pranon se zemra e saj i përket ende atij.
Marrë nga tvklan.al
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës TIRANË- Dhjetë Ditët e Kujtesës nisën të shtunën në mbrëmje nga M...
Pogradec POGRADEC- Parku kombëtar i Drilonit dhe fshati i Tushemishtit buzë liqenit të Ohrit në Pogradec është shpallur zon&...
Regida TIRANË- Regida ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar prejardhjen biologjike të nën...
Kompania Meta SHBA- Përdoruesit e Instagram dhe Facebook tani do të mund të të kenë një ‘tick blu’ (llogari t&eum...
Emineja TIRANË- Emineja dhe Qemali ishin të ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të na prezantuar një h...
Shqipëri TIRANË- Agjensia Italiane e Turizmit “Si viaggia” ka botuar një artikull ku flet për bukuritë shqiptare. N&eu...
Gëzimi TIRANË- Gëzimi e Vera janë vëlla e motër që kanë ardhur sot në “Shihemi në Gjyq” p&eu...
Shpella BULQIZË- Dy vëllezër, të identifikuar si Adil dhe Ndriçim Tola, janë futur brenda një shpelle në malin e ...
Gëzimi dhe Vera TIRANË- Gëzimi, vëllai që akuzon në “Shihemi në Gjyq” 4 motrat e tij, rrëfen edhe...
Erion Alibej ELBASAN- Erion Alibej i druhej seriozisht një hakmarje të mundshme dhe kjo nisur nga vrasjet e shumta në seri, që prej 29 ...