LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

Bashkia e Malësisë së Madhe u distancua nga mjeti, duke deklaruar se nuk ishte në pronësi të saj dhe deri më sot nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se kujt i përkiste mjeti ndërtimor që mbuloi mbetjet e rrezikshme.

30 Maj 2025, 20:57 Nga N.F
Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOPLIK- Rreth një muaj pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” për mbetjet spitalore të hedhura në mënyrë të paligjshme në fshatin Mihaj të Koplikut, situata mbetet alarmante. Mbetjet ndodhen ende në të njëjtin vend, të pa asgjësuara, ndërkohë që ekskavatori që dyshohet se i mbuloi, është zhdukur nga vendngjarja pa u identifikuar ende pronari dhe pa përfunduar hetimet.

Në kohën e publikimit të rastit, policia kishte vendosur shirita sigurie rreth zonës dhe mbante nën vëzhgim territorin, ndërsa një ekskavator ndodhej në vendngjarje. Bashkia e Malësisë së Madhe u distancua nga mjeti, duke deklaruar se nuk ishte në pronësi të saj dhe deri më sot nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se kujt i përkiste mjeti ndërtimor që mbuloi mbetjet e rrezikshme.

Gjatë një rikthimi në zonë gazetarët konstatuan praninë e një makine të policisë bashkiake në rrugën kryesore dhe një punonjës i saj ndodhej jashtë mjetit. Aksesi drejt grumbullimit të mbetjeve ishte i lirë, pa asnjë ndalim. Zona ishte ende e rrethuar me shirita, por ekskavatori nuk ishte më në vend.

Punonjësi i policisë bashkiake tha se vendi po ruhej me urdhër, por nuk kishte informacion për zhdukjen e ekskavatorit.

“Kanë ardhur dhe e kanë marrë, unë nuk e di kush. E kishte policia e shtetit më parë. Nuk e dimë se çfarë është bërë me të”, u shpreh ai.

I pyetur për aromën e rëndë dhe rrezikun që paraqesin mbetjet spitalore, punonjësi u shpreh se është e pamundur të qëndrosh gjatë aty dhe se shpesh qëndron në makinë për shkak të mungesës së kushteve.

Gjithashtu, ai theksoi se nuk hidhen më mbetje urbane në atë vend, përveç ndonjë kamioni të rrallë të bashkisë.

Për këtë rast, gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga Prokuroria e Shkodrës me një kërkesë për informacion. Ku ndër të tjera e pyet nëse ka një vendim për ruajtjen e vendit të ngjarjes dhe nëse është identifikuar personi apo institucioni që ka larguar ekskavatorin. Prokuroria e Shkodrës ka reaguar, duke njoftuar se çështja është ende në hetim dhe se nuk mund të ofrojnë informacion të mëtejshëm deri sa të përfundojë procesi hetimor.

Rasti mbetet i pazgjidhur, ndërsa mbetjet spitalore të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin qëndrojnë ende të pa menaxhuara në mes të fshatit./ TCH

koplik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj