LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me fyerje ndaj bashkëshortes ministre", raporti i Prokurorisë: Andri Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë

Në raportin e Prokurorisë nga ku bëhet me dije se në datën 20 nëntor 2023 Eri Koshaj është paraqitur te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me diçka mprehëse në trup.

30 Prill 2024, 08:47 Nga M.B

 

"Me fyerje ndaj bashkëshortes ministre", raporti i
Delinda Ibrahimaj

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, nga Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar raportin e Prokurorisë nga ku bëhet me dije se në datën 20 nëntor 2023 Eri Koshaj është paraqitur te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me diçka mprehëse në trup. Sipas raportit të prokurorisë, rezulton se Andri Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë.

"Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor nr. 861, datë 24.11.2023, rezulton se: “Gjatë ekzaminimit të shtetasit Eri Koshaj, janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mbretës", thuhet në raport.

"Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në Whats up të zhvilluara ndërmjet shtetases T. R., (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj. Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi O. M., shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera...

Ndërsa fyerjet e pretenduara nga ana e shtetasit Andri Ibrahimaj, që janë kryer ndaj bashkëshortes së tij, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Fyerja” e parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal. Në nenin 59 të K/Pr. Penale “Viktima akuzuese” parashikohet se “1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119, 119/b, 120, 121, 122, 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit'", thotë prokuroria.

RAPORTI

Më datë 20.11.2023, pranë Komisariatit Nr.1 Tiranë, është paraqitur dhe ka kryer kallëzim shtetasi Eri Koshaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, i cili ka kallëzuar se: “Më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qenë duke ecur në rrugën “Tefta Tashko Koço” dhe nga një lokal i cili ndodhet përballë dyqanit “Soft and X” ka dalë shtetasi Andri Ibrahimaj ku fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar dhe aty janë afruar disa njerëz të tjerë për t’i ndarë, pasi ishin duke u shtyrë me njëri-tjetrin.

Në këtë moment shtetasi Andri Ibrahimaj ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës. Ky shtetas tregon se dëmtime dhe dhimbje ndjen në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi. Kallëzuesi ka sqaruar se ky shtetas e ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të sqaroheshin përballë pasi pretendon se për shkak të pozicionit të punës, shtetasi Eri Koshaj është bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij të shtetasit O.M.

Shtetasi Eri Koshaj ka deklaruar se nuk ka dijeni për këtë pjesë pasi është pozicion që përzgjidhet
nga një Këshill Mbikëqyrës. Për shkak të detyrës që ka ky shtetas ka deklaruar se shtetasi Andri Ibrahimaj i ka krijuar shqetësim dhe stres prej një viti e në vazhdim.”. Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor nr. 861, datë 24.11.2023, rezulton se: “Gjatë ekzaminimit të shtetasit Eri Koshaj, janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë në masën deri 9 (nëntë) ditë.”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, i kallëzuari, shtetasi Andri Ibrahimaj, i cili ka shpjeguar se: “Ka në administrim një lokal të quajtur “Te Bacja”, së bashku me shtetasin H. M., në rrugën “Tefta Tashko- Koço”.

Më datë 20.11.2023 tregon se ka qenë duke pirë një kafe te bar kafe “Biblioteka”, i cili është lokal ngjitur me punën e tij. Rreth paradites së kësaj dite, rreth orës 10:00-11:00 telefonon shtetasi Eri Koshaj duke e ofenduar në telefon, dhe duke kërkuar se ku ndodhej sepse donte ta takonte. Ai i ka thënë se është te puna, pranë pazarit të ri. Pas rreth 30 minutash sqaron se ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata të cilët e prisnin në rrugë.

Sa ka shkuar te ky person ka filluar përsëri me ofendimet dhe ka kërkuar llogari se përse e kishte sharë dhe ofenduar, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta. Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjët. Më tej sqaron se aty kanë ndërhyrë disa persona të rastit, kuzhinieri me të cilin ka qenë
duke pirë kafe dhe një person tjetër dhe i kanë ndarë.

Pas kësaj, shtetasi Eri Koshaj u largua duke e sharë dhe ofenduar përsëri me fjalë banale duke e kërcënuar me fjalët “do ta shohim se çfarë do të të bëj unë, etj”. Personi i cili ishte me shtetasin Eri Koshaj në fillim ka shkuar së bashku me Erin por më pas ai person ka ndërhyrë për të ndarë konfliktin. Ai sqaron se me shtetasin Eri Koshaj njihen rastësisht dhe se nuk kanë ndonjë shoqëri apo probleme me njëri-tjetrin. Pyetur nëse ka përdorur thikë për ta goditur ai e ka mohuar duke sqaruar se nuk ka planifikuar ndonjë konflikt me këtë shtetas, madje ishte ai që i ka shkuar në vendin e punës.”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi O. M., lindur dhe banues në Tiranë, ka shpjeguar se: “Më datë 31.10.2023 i ka mbaruar kontrata e punës si zv. drejtor juridik në “Agjensinë e Trajtimit të Kredive” ku drejtor ka qënë dhe është shtetasi Eri Koshaj.

Shpjegon gjithashtu se organi kompetent për rinovimin e kontratës, nuk ja ka miratuar rinovimin e kontratës. Ai sqaron se e njeh shtetasin Andri Ibrahimaj që nga fëmijëria, por nuk ka ndonjë miqësi të ngushtë me të sa t’i kërkojë të ndërhyjë për rinovim kontrate te Drejtori i tij Eri Koshaj pasi nuk është kompetencë e këtij të fundit. ”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi E.M., lindur dhe banues në Tiranë, ka shpjeguar se: “Ka qenë së bashku me Andrin duke pirë kafe kur kanë ardhur dy persona për ta takuar. Njëri prej tyre e tërheq Andrin dhe fillojnë dhe shtyhen e konfliktohen duke u rrëzuar përtokë. Personi që ka filluar konfliktin ka sharë me fjalë banale edhe gjatë largimit. Ai sqaron se Andri nuk ka pasur mjet prerës thikë”.

Kallëzuesi Eri Koshaj ka depozituar një USB ku ka regjistruar disa biseda të kryera me shtetasen T. R., biseda të kryera në aplikacionin WhatsUp dhe disa biseda ambientale të zhvilluara ndërmjet tyre në një ambient kafeneje. Bisedat e kryera në apikacionin Whatsup janë printuar dhe nga leximi i përmbajtjes së tyre, rezulton se shtetase T. R., bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri-tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër.

Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë. Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen T. R., nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambient publik kafene. Nga bisedat dy personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që: “O.. do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet data se kur është kryer regjistrimi i tyre.

HETIMET E PROKURORISË

Në raportin e Prokurorisë thuhet se nga provat e administruara në fashikullin hetimor nuk rezulton se ndodhemi para veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”. “Në rastin konkret nga provat e administruara në fashikullin hetimor nuk rezulton se ndodhemi para veprës penale “Goditje për shkak të detyrës” e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço” përballë lokalit “Te Bacja”, që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzues Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë.

Konflikti fizik midis këtyre shtetasve dhe goditjet nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës, pasi 1. Së pari shtetasi Eri Koshaj në momentin që ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të punës së shtetasit Eri Koshaj. Sipas shtetasit Andri Brahimaj, ky i fundit e ka goditur shtetasin Eri Koshaj, për shkak se ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja.

Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në Whats up të zhvilluara ndërmjet shtetases T. R., (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj. Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi O. M., shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera.

I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi O. M., ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra, apo të ketë shtyrë atë që të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj. Gjithashtu nga bisedat e regjistruara dhe depozituara nga ana e kallëzuesit Eri Koshaj, nuk rezulton që shkaku i konfliktit fizik të ketë qenë detyra e kryer nga ana shtetasit Eri Koshaj. Përsa më sipër nuk rezulton të plotësohen elementët objektivë dhe subjektivë të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës” e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Në lidhje me dëmtimet e pësuara nga shtetasi Eri Koshaj, ka rezultuar se ato hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë, që sipas nenit 90 të Kodit Penal, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërsa fyerjet e pretenduara nga ana e shtetasit Andri Ibrahimaj, që janë kryer ndaj bashkëshortes së tij, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Fyerja” e parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal. Në nenin 59 të K/Pr. Penale “Viktima akuzuese” parashikohet se “1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119, 119/b, 120, 121, 122, 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.”.

Për sa më sipër, bazuar në nenin 59 të K.Pr.Penale, ndjekja penale për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, mund të fillojë vetëm me kërkesën në gjykatë të viktimës akuzuese. Këto vepra penale nuk bën pjesë në grupin e veprave penale të cilat ndiqen kryesisht nga ana e organit të prokurorisë, apo atyre veprave që sipas nenit 284 të K.Pr. Penale, ndiqen nga ana e organit të Prokurorisë në bazë të ankimit të viktimës së veprës penale. Në përfundim, bazuar në nenet 328 gërma “f” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale:

KËRKOJMË: Pushimin e procedimit penal nr. 8690, datë 28.12.2023, për veprën penale “Goditje për
shkak të detyrës” e parashikuar nga neni 237 pg. 1, i Kodit Penal.

delinda ibrahimaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Prill 2024, 08:33 Redaksia INA Media

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Foto ilustruese TIRANA- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është admi...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje