LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më goditën me bishtin e fshesës”, qytetarja dhunohet barbarisht nga ish-vjehrra dhe kushëriri i saj

Denoncuesja kërkoi zgjidhjen e martesës në vitin 2018. Edhe pas divorcit problemet vazhduan, derisa në 24 prill zonja shkoi të merrte fëmijët pasi ia kishte lënë babait për Bajram.

14 Maj 2024, 21:24 Nga B.Z
“Më goditën me bishtin e fshesës”, qytetarja dhunohet
Pamje nga denoncimi

TIRANË - Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregon se është dhunuar nga ish-vjehrra Flora Rexha dhe kushëriri i saj Artur Lleshi në 24 prill 2024. Para këtij episodi, ajo thotë se në 8 vjet martesë ka qenë e dhunuar psikologjikisht nga ish-vjehrra në mënyrë sistematike. Ish-bashkëshorti më shumë jetonte jashtë dhe zonja tentoi edhe të pinte helm duke tentuar vetëvrasjen pasi qëndronte e mbyllur dhe ish vjehrra nuk e linte as të shoqëronte fëmijët.

Në gjithë këtë situatë, denoncuesja kërkoi zgjidhjen e martesës në vitin 2018. Edhe pas divorcit problemet vazhduan, derisa në 24 prill zonja shkoi të merrte fëmijët pasi ia kishte lënë babait për Bajram. Në këtë moment ajo u dhunua në sy të fëmijëve nga ish-vjehrra dhe djali i saj i xhaxhait.

Qytetarja: I kishte marrë bashkëshorti fëmijët për festën e Bajramit dhe tha do t’i mbaj, ishte e shtunë dhe e diel për fëmijët. Ditën e diel në darkë, në orën 6 të darkës më marrin fëmijët, “nënë do vish të na marrësh të vijmë te shtëpia se babi është larguar larg, nuk vjen sonte të na sjellë”. Okej, u kam thënë, do vij mami t’ju marr dhe do ikim se jam sëmurë, do të shkojmë në spital. Atje ka dalë ish-vjehrra dhe me fjalë më ka ofenduar, çfarë ka dashur të më thotë si gjithmonë me fjalë. Më ka kapur prej flokësh, më ka goditur dhe ka patur edhe bishtin e fshesës në dorë. Më ka goditur, në ato momente më ra dobësi. Hyri motra dhe më ka dhënë ndihmën e shpejtë me fëmijët. Në ato momente ka hyrë Artur Lleshi dhe ai më ka goditur motrën, më pas ka goditur gocën, pas gocës më ka goditur edhe mua. Më ka dhënë grushta në stomak dhe më ka plasur edhe hemorragji gjaku në ato  momente nga goditjet që kam marrë. U kam ikur, kam hipur në makinë me motrën, kam lënë fëmijët aty dhe kam ikur te policia. Kam bërë kallëzimin në polici dhe aty mbrapa në ato momente, policia më ka marrë e më ka çuar te Spitali i Kamzës. Kamza më ka nisur për në Ushtarak.

Gazetarja: Ku ishte babai i fëmijëve?


Qytetarja: Nuk ishte atje. Ishte diku larg.

Viktima e dhunës tregon se ka bërë kallëzim në komisariatin e Kamzës dhe ka përfunduar në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër agresori Artur Lleshi, jo vetëm që nuk është arrestuar, por ka kërcënuar babain dhe djalin e zonjës që të tërheqë denoncimin.

Gjykata e ka pajisur me urdhër mbrojtjeje zonjën dhe fëmijët nga dy dhunuesit./Tvklan.al

denoncim stop

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj