Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se personi me iniciale R. T. u kap me 55 doza kanabisi si dhe një armë zjarri automatik, 1 krehër si dhe municion luftarak.
KORÇË- Një person është arrestuar në Korçë për posedim të lëndëve narkotike si dhe të një arme zjarri. Mësohet se personi me iniciale R. T. u kap me 55 doza kanabisi si dhe një armë zjarri automatik, 1 krehër si dhe municion luftarak. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një person me inicale A.M, i cili u kap duke blerë doza kanabisi nga R.T.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Finalizohet operacioni policor "Mjeshtri". Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë. Shpërndante lëndë narkotike në doza, mbante armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar "Mjeshtri".
Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi R. T. dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Korçë. Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. T., iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Banesa ITALI-Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frik...
Violeta Rica MAT- Një grua në Mat është dhunuar nga policia. Duke folur për Syri Tv, Violeta Rica ka treguar momentin që kan&...
Policia TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkoti...
OSHEE TIRANË- Muajt e fundit Operatori i Shpërndarjes ka zhvilluar dy tendera në fushën e IT-së. I pari ishte për rritjen e s...
Banoret TIRANË- Një ditë pasi u bë publike se kryetari i bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, ka qënë ...
Dollare TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në vendin tonë për vepra të ndryshme penale. Në prang...
foto ilustruse POGRADEC- Finalizohet operacioni “Tarifa” në Pogradec, ku një 19-vjeçar është arrestuar në flagr...
Policia LUSHNJE- Policia ka marrë në pyetje 23 persona në Lushnje, në kuadër të hetimeve të plagosjes së 60-vje&cce...
foto ilustruse KUKËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës për kultivim të...
Altin Dumani, kreu i ri i SPAK TIRANE- Sulmi me armë ndaj Top Channel është duke u hetuar edhe nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti K...