LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më mori Lala"/ Si e mashtroi berberi nga Shkodra Salillarin: Merr qesen se do të të jap një kafe...

Sherif Kadroviç punonte si berber, dhe ka shkuar me Jasmin Pepajn të merrte një porosi, në momentin kur ka ndodhur arrestimi. 

24 Janar 2023, 10:45 Nga f.g
"Më mori Lala"/ Si e mashtroi berberi nga Shkodra Salillarin:
Pellumb Salilllari, biznesmen

TIRANE- Pas zbulimit të skemës së mashtrimit të biznesmenit Pëllumb Salillari është zbuluar edhe mënyra sesi 3 të arrestuarit, Sherif Kadroviç, Jasmin Pepaj dhe Rezart Pepaj, arrinin të zhvasnin biznesmenë të ndryshëm përmes komunikimit në rrjetin "Signal". Viktima perfekte për ta ishte pronari i "Salillari shpk", Pëllumb Salillari, i cili ra pre e mashtrimit pasi 3 të arrestuarit përmes regjistrimit në rrjetin "Signal", i shkruanin mesazhe, të cilat i shfaqeshin dërguar nga "Edi". Në dosjen e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala, shihet sesi në dëshminë e të arrestuarve, Sherif Kadroviç punonte si berber, dhe ka shkuar me Jasmin Pepajn të merrte një porosi, në momentin kur ka ndodhur arrestimi. 

“Sherif Kadroviçit deklaroi se punonte si berber në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai pohoi se në datën 6 janar të këtij viti, rreth orës 10:00 e kanë marrë me numër privat një person që iu prezantua si ‘Lala’ dhe i ka thënë që të shkonte te Liqeni i Thatë në Tiranë për të marrë një porosi dhe i dërgoi një numër me sms. Pasi Kadroviç ka marr numrin në telefon dhe pasi i tha; ‘Porosia e shefit’ ai i tha ‘ok, hajde ke banesa e merri”. Më pas Sherifi thotë se ka shkuar te shtëpia e Jasmin Pepajt që e njeh prej vitesh pasi janë nga i njëjti vend dhe i tha nëse kishte mundësi që të vinte me të në Tiranë, pasi kishte për të marrë një porosi. Pasi mori Jasminin m makinën e vet, Sherifi ka shkuar te një vend që jep makina me qira në fshatin ku banon dhe me makinën me qira, janë nisur për në Shkodër. Gjatë rrugës, Sherifi merr në telefon edhe Rezart Pepajn, të cilin e ka shok prej vitesh pasi janë edhe me të nga i njëjti vend dhe i kërkoi dhe atij që të vinte në Tiranë. Rearti pranoi dhe u takuan në qytetin e Shkodrës. Pasi u bënë të tre bashkë, janë nisur në Tiranë me mjetin me qira tip “Golf’, ku Sherifi ishte shofer. Kur kanë ardhur në Tiranë, Sherifi i ka thënë Jasminit; ta jap një kafe po të shkosh ta marrësh porosinë brenda”. Jasmini pranoi dhe Sherifi i tha ta merrte në telefon atë numrin që t’i tregonte se ku do të merrte porosinë ndërsa vetë me Rezartin qëndruan në mjet, në hyrje të rrugicës ku ndodhej objekti. Aty ka ardhur policia dhe i ka arrestuar. Ndërkohë, me presonin që i është prezantuar me emrin ‘Lala’, thotë se ka folur në numrin e tij që përdorte prej vitesh, ku i kishte kërkuar që të merrte një porosi te vendi i quajtur ‘Ish Pesë Heronjtë’. Ai ka shkuar te ky vend me makinë. Aty i është afruar një person rreth 40 vjeç, me kapele, me trup të mbushur dhe i ka dhënë telefonin. Me pas ka shkuar të marr Jasminin. Sherifi në fjalë thotë se nuk e njihte këtë person dhe se nuk e kishte parë asnjëherë. Ai tha se “Lala” ka marrë edhe tre herë të tjera të tilla porosi tek i njëjti vend, dhe kjo ishte hera e katërt. Porositë kur i merrte ja merrnin persona që i dilnin përpara, në dalje të Shkodrës, Lezhë dhe një herë te ‘Ish-Pesë Heronjtë”. “kanë qenë persona të ndryshëm ata që e prisnin dhe jo i njëjti. Të katërta porositë i ka marrë po te ky vend dhe ka komunikuar me po të njëjtin numër dorëzuesi, ndërsa tha se kjo ishte hera e parë që ka qenë i shoqëruar.”, thuhet në dosje.

Një javë më parë, Policia arrestoi 3 të rinjtë me akuzën e mashtrimit. Ata u denoncuan nga biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit i kërkuan 150 mijë euro. Vetë Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar, raportoi se tre të prangosurit do të përfitonin shumën përmes mashtrimit. Në momentin kur ata do të merrnin paratë, janë arrestuar nga policia, pasi edhe paratë ishin me GPS. /Dosja.al

pellumb salillari rezart pepaj jasmin pepaj edi sherif kadroviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj