LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Thasë me drogë gati për ta shitur pranë shkollave, arrestohen babë e bir në Durrës

Lidhur me këtë rastë janë arrestuar babë e bie, Artur Jangozi dhe Arolt Jangozi, banues në Fushë-Krujë, si dhe Ridvan Kapllani, banues në Krujë.

9 Janar 2024, 12:10 Nga M.B

EMRAT/ Thasë me drogë gati për ta shitur pranë shkollave,

Durrës- Një 50-vjeçar, një 27-vjeçar dhe një 24 -vjeçar janë vënë në pranga nga policia në Durrës nën akuzën se posedonin dhe shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Lidhur me këtë rastë janë arrestuar babë e bie, Artur Jangozi dhe Arolt Jangozi, banues në Fushë-Krujë, si dhe Ridvan Kapllani, banues në Krujë.

Mëoshet së gjatë operacionit, policia ka gjetur 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të gatshme për tu ndarë në doza, me qëllim shitjen nga këta shtetas, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Po ashtu bëhet me dije se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

 

Njoftimi i policisë:

'Durrës/Angazhim maksimal dhe kontrolle të përditshme, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla. Kontrollet, bazuar në inteligjencën policore, kryhen në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentojnë të rinjtë, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale. Finalizohet pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Goditet një grup kriminal që kryente veprimtarinë e shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në doza, në afërsi të shkollave dhe në lokale nate.

Arrestohen 3 pjesëtarë të këtij grupi dhe vijon puna për arrestimin e një tjetri, tashmë të identifikuar nga Policia. Sekuestrohen 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen, një automjet, tre celularë dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i një hetimi të ndjekur për rreth 2 muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për të provuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Grupi”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. J., 50 vjeç dhe A. J., 24 vjeç, babë e bir, të dy banues në Fushë Krujë, dhe shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Krujë, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim një tjetër shtetas, pjesëtar të këtij grupi. Gjithashtu, gjetën 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen nga këta shtetas, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave. Vijon puna për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë grup. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.'

droge durres arrestime artur jangozi arolt jangozi ridvan kapllani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj