LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më prenë dy gishtërinj të këmbës”/ Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës! 'Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Dyshohet se një shqiptar i preu gishtat e këmbës anëtarit të bandes që merrej me tregtinë e kokainës, pasi kishte humbur një telefon celular me të dhëna të ndjeshme të klientëve.

20 Janar 2026, 09:48 Nga D.S
“Më prenë dy gishtërinj të këmbës”/
Foto ilustruese

GJERMANI- Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po trajtohet një rast ndëshkimi sadist në botën e drogës. Mediat gjermane shkruajnë se, një shqiptar i preu gishtat e këmbës anëtarit të bandes që merrej me tregtinë e kokainës, pasi kishte humbur një telefon celular me të dhëna të ndjeshme të klientëve.

Si ndëshkim, në një apartament në lagjen Kalk, atij i janë prerë dy gishtërinj të këmbës me një pincë. Për më shumë se një javë, personi është mbajtur peng dhe është torturuar. 

Këln: Banda e drogës nuk i besoi viktimës

Shefi i bandës dyshohet se kishte blerë gjithsej rreth 200 kilogramë kokainë në disa raste, dhe bashkë me njerëzit e tij, e kishte ndarë drogën në apartamentin në Kalk për blerës të mundshëm. Viktima e kishte humbur telefonin, përmes të cilit organizoheshin shitjet. Në telefon ishin ruajtur numrat e klientëve, sipas aktakuzës. Blerësit e drogës vazhdonin të telefononin në atë numër. Fati i këtij “telefoni zyrtar” mbetet i paqartë edhe sot.

Kur u vu re se telefoni ishte zhdukur, shitësi i drogës u “thirr” nga banda, sipas hetuesve. Për rreth një javë ai u mbajt i mbyllur në apartamentin në Kalk. Sipas aktakuzës, bashkëpunëtorët e tij donin ta detyronin të dorëzonte telefonin e humbur ose të pranonte se e kishte dorëzuar atë te policia. Sidomos shefi i bandës nuk e besonte se ai e kishte humbur vërtet telefonin.

Tortura brutale

Sipas aktakuzës, autorët e kanë mbytur viktimën me një copë pëlhure deri sa të humbiste ndjenjat dhe i kanë thyer një pjatë në kokë. Gjithashtu, ata i kanë mbajtur disa herë një shufër hekuri të nxehtë në ije, duke i shkaktuar djegie. Po ashtu, i kanë shtypur cigare të ndezura në fytyrë. I akuzuari 33-vjeçar, që po gjykohet aktualisht, i ka drejtuar viktimës edhe një pistoletë dhe e ka kërcënuar: “Do të të vras!”

Viktima: “Më prenë dy gishtërinj të këmbës”

Sipas aktakuzës, autorët kanë tentuar t’i presin viktimës dy gishtërinj të këmbës me një pincë. Kur torturuesit ishin larguar përkohësisht, personi thirri për ndihmë dhe u lirua nga banesa. Ai u dërgua në spital me lëndime të rënda dhe qëndroi disa ditë atje. Ndërsa aktakuza flet vetëm për një tentativë, viktima deklaroi në gjykatë se dy gishtërinj i ishin prerë realisht – mjekët në spital arritën t’ia qepnin përsëri.

Në sallën e gjyqit, viktima 33-vjeçare nuk pranoi të tregonte vendbanimin aktual. “Ai ka ende shumë frikë”, tha avokatja e tij. Personi konfirmoi ngjarjen, por nuk deshi të hynte në detaje. “Jam shumë keq, kujtimet po më kthehen”, tha ai. Ai pranoi se më parë kishte qenë pjesë e bandës së drogës dhe për këtë ishte dënuar tashmë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati i mbrojtjes me rrëfim të gjerë

Avokati mbrojtës, Philipp Thiée, bëri një rrëfim të gjerë në emër të klientit të tij. I ardhur nga Shqipëria, babai i tre fëmijëve kishte mbërritur në Gjermani për të kërkuar punë dhe kishte përfunduar në Këln, ku jetonte një kushëri i tij. Ky i fundit e kishte përfshirë në aktivitetet e drogës. Gjatë marrjes peng, ai kishte qenë i pranishëm dhe e kishte lënduar viktimën, por – sipas avokatit – nuk kishte përdorur as armë, as pincë.

“Ai nuk është krenar për atë që ka ndodhur”, tha Thiée. I akuzuari kishte tentuar t’i paguante viktimës dëmshpërblim për dhimbjet, por paratë, që kishte në vendlindje, ishin marrë dhe shpenzuar nga babai i tij, i varur nga alkooli. “Për këtë arsye, aktualisht nuk mund të ofrojmë asgjë”, shpjegoi avokati. Vendimi pritet të merret jo më herët se pas një muaji./Dosja.al

\'bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj