LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më qëlloi 2 foshnjat në bark, autori i lirë", denoncimi i 33-vjeçares: Ngjarja brenda gjykatës së Tiranës! 

​Pas disa ditësh, në momentin që gruaja ka dalë nga spitali, është interesuar në Prokurorinë e Tiranës. Ka kërkuar prokuroren e çështjes, Deniona Katro, por askush s’e ka takuar apo t’i marrë deklarime, pavarësisht se është viktimë e kësaj ngjarje.

21 Janar 2025, 21:17 Nga r.ll
"Më qëlloi 2 foshnjat në bark, autori i lirë",
foto ilustruese

TIRANË- Por, disa javë pas kësaj ngjarje asnjë person nuk ndodhet pas hekurave, pasi ngjarja është klasifikuar nga prokuroria si “dhunë në familje”.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua 33-vjeçarja Klemenda Guzi, e cila thotë se është në proces divorci dhe tashmë ka filluar një jetë të re me dikë tjetër, teksa është shtatzënë dhe pret binjakë. Nga martesa e parë ka dy fëmijë të mitur. Thotë se, njerëzit e ish burrit s’e kanë pritur mirë divorcin.

“Nipi i ish burrit ka tentuar të më përdhunojë. Unë njoftova familjarët, të cilët fatmirësisht erdhën në kohë. Erdhi dhe policia dhe e arrestoi. Ai është në burg dhe po gjykohet në Gjykatën e Tiranës. Në datën 13 nëntor 2024 unë kam qenë në Gjykatën e Tiranës, në këtë proces gjyqësor. Në seancë, gjyqtari më tha se, meqë jam viktimë e veprës penale duhet të dilja nga seanca”, pohon Klemenda.

Më tej shton se ajo ka dalë së bashku me avokaten Brikena Cufe dhe ka qëndruar te holli i gjykatës. Në të njëjtin ambient ka shkuar nëna dhe vëllai i të arrestuarit, Nexhmije dhe Daniel Lamçe. Klemenda ka debatuar me dy personat, teksa u ka thënë se tashmë është shtatzënë dhe pret dy fëmijë.

“Në këtë moment, Danieli që po pinte cigare erdhi me shpejtësi dhe më goditi në bark. Donin që unë të dështoja fëmijët. Më ka mbrojtur avokatja. Ngjarja ndodhi në hollin e Gjykatës së Tiranës. Kam qëndruar 12 ditë në spital me fraktura dhe fatmirësisht fëmijët që pres janë mirë, por me fraktura”, pohon e reja.

33-vjeçarja shton se iu drejtua Fiksit se personi që e qëlloi dhe e goditi as nuk u arrestua.

“Policia vetëm se mbajti nënën e tij dy ditë në burg dhe tani e ka liruar me arrest shtëpie. Mua më ka goditur djali i saj dhe për këtë ka edhe pamje filmike. Kërkoj drejtësi, pasi më rrezikohet jeta. Në momentin që kam qenë në spital, kam kërkuar urdhër mbrojtjeje por nuk u vendos pasi ‘s’kishte prova’. Provat janë atje, në kamera dhe gjithçka tjetër, por deri më tani s’i kanë marrë”, thotë denoncuesja.

Fiksi bisedoi me bashkëjetuesin e të resë, i cili tha se edhe ai ka qenë në ambientet e Gjykatës së Tiranës më datë 13 nëntor. Sipas tij, ka dëgjuar një zhurmë dhe ka dalë me shpejtësi. “E goditën në bark dhe ajo shkoi në spital. Fatmirësisht fëmijët janë mirë, por me regjim shtrati. I dhanë 1 muaj raport”, pohon ai. Ndërkohë, mjekët e Maternitetit i bëjnë me dije se fëmijët janë mirë dhe duhet regjim shtrati nga kjo ngjarje.

Fiksi siguroi edhe një bisedë, mes bashkëjetuesit të 33-vjeçarit dhe oficerit që është marrë me çështjen. Oficeri i thotë se është proceduar gruaja dhe personi tjetër s’ka pasur masë. Sipas tij, kështu ka vendosur Prokuroria e Tiranës, teksa ai ka marrë edhe provat.

Bashkëjetuesi e pyet se çfarë kanë konstatuar kamerat dhe a e ka qëlluar edhe personi tjetër, djali i gruas së proceduar. OPGj I thotë se “ka pasur konfrontim”.

​Pas disa ditësh, në momentin që gruaja ka dalë nga spitali, është interesuar në Prokurorinë e Tiranës. Ka kërkuar prokuroren e çështjes, Deniona Katro, por askush s’e ka takuar apo t’i marrë deklarime, pavarësisht se është viktimë e kësaj ngjarje. Më pas, gruaja shtatzënë i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë dhe ka takuar OPGj-në e çështjes, Taulant Nako. Ai i thotë se i ka bërë të gjitha procedurat dhe s’e ka dërguar relacionin në prokurori.

OPGj i bën me dije se kështu ka vendosur prokurorja që të procedohet gruaja dhe jo djali, pavarësisht se kamerat kanë kapur të dy që e qëllojnë. Thotë se ai ka marrë të gjitha provat, i ka dorëzuar por në fund vendos prokurorja dhe gjykata.

“Unë kam shkruar në dukje që Daniel Lamçe të godet. Në dukje, dhe jo duket”, i sqaron ai qytetares. Gruaja e ka pyetur se tashmë s’ka as urdhër mbrojtje dhe rrezikon shumë, pasi një nga agresorët as nuk u procedua. OPGj I thotë se provat duhet t’i marrë në prokurori pasi atje janë.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Tiranës, për arsyet e lirimit të autorit dhe refuzimit për të takuar viktimën e veprës penale. Në përgjigje, prokuroria shkruan se është regjistruar dosja me numër 7572, për veprën penale “dhunë në familje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.L dhe N.L.

Sipas saj, çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe aktet hetimore janë sekrete, derisa i pandehuri të mos ketë marr dijeni për to. Në përfundim të hetimeve, pasi i pandehuri të njihet me aktet dhe viktima do të njihet me këto akte.

Ndërkohë, Fiksi analizoi vendimin e gjykatës për masën ndaj dy autorëve dhe referimin e oficerit Taulant Nako. Oficeri i tha qytetares se i ka shkruar prokurorisë se autori “në dukje e sulmon shtetasen Klemenda Guzi”. Në vendimin e gjykatës, shkruhet se “shtetasi Daniel Lamçe shkon vrulltazi drejt stolit ku ndodhej viktima dhe duket sikur e godet”.

Por nëse e godet, siç thotë oficeri, aq më tepër në bark, është dhunë në familje apo vrasje? Në vendimin e gjykatës nuk shkruhet se Klemenda është shtatzënë. Aq më tepër të jetë marrë kartela mjekësore apo ndonjë ekspertim-mjekoligjor.

Bisedë mes bashkëjetuesit të gruas shtatzënë dhe oficerit të policisë, Taulant Nako:

Oficeri – Unë e lexova pak atë, s’ia kanë bërë urdhrin e mbrojtjes ata?

Qytetari – Jo, e rrëzoj gjykata se tha s’ka sjellë asnjë provë policia ku të vërtetohet dhuna. Çfarë ke çuar ti në gjykatë o vëlla?

Oficeri – Po si nuk vërtetohet dhuna, referimin komplet të materialit, kallëzimin dhe atë ia kam çuar prokurorisë. Komplet referimin.

Qytetari – Po video a ke çuar në gjykatë?

Oficeri – Jo, videot i ka prokuroria. Të gjitha ia kam çuar gjykatës.

Qytetari – Po ja që s’e pranoi mo Taulant urdhrin e mbrojtjes, nuk është i rrezikshëm personi thotë!

Qytetari – Atë s’e di unë!

Oficeri – Ça lidhje ka, se aty thotë për të dy janë marrë masat e arrestit. Në referim edhe për këtë, dhe për këtë.

Qytetari – Se mbase pretendojnë ata që në video s’duket që e ka goditur, në video a duketqë e ka goditur ky?

Oficeri – Ka konfrontim o burrë, ka konfrontim.

Oficeri – Ka konfrontim thashë!

Qytetari – Edhe ju e liruar, hajde Taulant çfarë na bëtë!

Oficeri – Po tani ç’a të bëj unë, se unë provat i çoj në prokurori s’i çoj në gjykatë.

Qytetari – Për ty është dhunë në familje, për mua është vrasje.

Oficeri – Kanë përjashtuar djalin dhe ia kanë lënë mamasë.

Oficeri – Ia kanë lënë mamasë, Nexhmijes.

Qytetari – Nuk e di mamasë apo babait, për mua ajo është vrasje sepse fëmijët në bark kanë hematoma. Ai ka tentuar të vrasë dy fëmijë në barkun e nënës Taulant. Për mua është vrasje! Nuk është dhunë në familje.

Oficeri – Unë 100 herë ia kam shprehur, në referim 100 herë ia kam shprehur; shtatzënë, pret binjakë! Shtatzënë 100 herë është shprehur njëherë.

Qytetari – Kush është si prokuror?

Oficeri – Më duket një Deniona Katro e ka.

Qytetari – Këtë Danielin ça e ka ky, e liroi gjykata apo prokurori?

Qytetari – Jua quajti ju arrestim të paligjshëm?

Oficeri – Ma quajti mua arrestim i paligjshëm. Denoncuesja dhe bashkëjetuesi shkojnë në Prokurorinë e Tiranës.

Qytetari – O vëlla, kemi prova shtesë për t’ia sjellë prokurores. Zonja është shtatzënë, me regjim shtrati, me raport dhe ka bërë një sakrificë të madhe që ka ardhur këtu.

Punonjësi – Nuk është në zyrë. S’është prokurorja.

Qytetari – Po mund të na e njoftosh kemi një rast urgjent ka ardhur një grua shtatzënë.

Qytetarja – S’është thotë!

Qytetari – Ku të vijmë, ç’a ore është në zyrë?

Qytetari – A vjen në punë kjo, a s’vjen? Ku ta gjej unë këtë?

Punonjësi – Nuk e di a vjen apo s’vjen!

Më pas, niset drejt në Komisariatin e Policisë Nr.3, Tiranë, ku gruaja shtatzënë takon oficerin Taulant Nako.

Qytetarja – I nxore të dy, s’kishte dhunë aty?! Duket sikur është goditur! Duket apo jam goditur?

Oficeri – Klemenda! Unë të thashë që atë ditë, unë do t’i arrestoj.

Qytetarja – Se po t’kishit marrë masat ju dhe mos ti fërkonit shpatullat, nuk përfundoja as unë në spital dhe as fëmijët e mi që janë tmerruar. A është kështu?

Oficeri – Tani, të lutem akuzën e bëj unë?!

Qytetarja – Ça ke çuar ti Taulant, më ke hyrë shumë në hak Taulant.

Oficeri – Hajde t’i shikojmë.

Qytetarja – Mi thuaj, unë të kam thënë jam goditur nga Daniel Lamçe.

Qytetarja – I kishte kamerat.

Qytetarja – Ka qenë policja kaçurrelse brenda që kemi kërkuar ndihmë dhe ty të duket sikur!

Oficeri – Atë e përcakton mjeku-ligjor.

Qytetarja – Po ti në kamer çfarë pe ti.

Oficeri – Ai mund të thotë çfarë të dojë dhe unë ja ku e ke do një ekspertizë mjeko-ligjore.

Qytetarja – Unë pa dal akoma nga spitali Daniel Lamçe është liruar direkt. A ka qenë Daniel Lamçe që më ka goditur në kokë dhe ta kam theksuar ka qenë Daniel Lamçe që më ka goditur. Oficeri – Dhe unë e kam shkruar.

Qytetarja – Më duket sikur, më duket sikur!

Oficeri – Të jap letrat e mia, të thashë referimin s’ta jap po ta lexosh.

Qytetarja – Dhe Nexhmijen me arrest shtëpie se rrezikojnë dy fëmijët e mi.

Oficeri – Nuk i nxjerr unë masat e sigurimit ti moj motër.

Qytetarja – I çoje kamerat si i ke çuar atje, lejohen?

Oficeri – I kam çuar komplet referimin. Jo nuk lejohen, kamerat janë provë në prokurori. Dhe i kam çuar copy-paste.

Qytetarja – Ato kamerat ishin shumë problem.

Oficeri – Ato kamerat i ka prokuroria.

Qytetarja – Si ia çove, më duket sikur është goditur?

Oficeri – Ne e themi në dukje, nuk themi më duket. Unë them ato që shikoj, në dukje. Në rregull? Në dukje është shikohet, duket në dukje!

Qytetarja – Shumë faleminderit. Nuk dukeshin ato që e liruat fare ju.

Oficeri – S’i lirova unë moj. Këto që i kam çuar unë prokurorisë nga kamerat. I kam çuar imazhet të printuara ku thuhet. Ja ku e ke që i kam çuar unë prokurorisë.

Qytetarja – Nuk është dhunë ajo?!

Oficeri – Ja ku vazhdon akoma.

Qytetarja – Nuk është tërheqje prej këmbe Taulant, se thotë që nuk është?

Oficeri – Këtu kur u larguat ju ka bërë kjo sikur.

Qytetarja – A bëri sikur, a bëri viktimën!

Oficeri – Të mbaroj pak, të mbaroj pak.

Qytetarja – Se të godasin dhe bën dhe viktimën ajo plehra.

Oficeri – Këqyrje e pamjeve filmike, që i kanë vajtur prokurorisë.

Qytetarja – Kësaj çfarë i ke bërë ti?

Oficeri – Në foton 1 duket që Daniel Lamçe, i cili çohet nga stoli ku ishte ulur me mamanë e tij dhe drejtohet nga stoli ku ishte ulur Klemenda Guzi me avokaten Brikena Cufe.

Oficeri – Në foton 2 duket shtetasi Daniel Lamçe i cili drejtohet te stoli ku ishte ulur shtetasja Klemenda Guzi dhe avokatja Brikena. Në foton 3, në dukje sulmon shtetasen Klemenda Guzi ku dhe avokatja e saj Brikena Cufe e pengon me duar këtë shtetas. Mamaja e tij Nexhmije Lamçe çohet nga karrigia dhe i drejtohet  konfliktit. Në foton 4, Daniel Lamçe në dukje duke goditur shtetasen Klemenda Guzi, lexoje. Vazhdojmë, me foton 5 Nexhmije Lamçe në dukje duke goditur shtetasen Klemenda Guzi. Në rregull?

Oficeri – Në konflikt hyn dhe djali i saj Daniel Lamçe, ku në dukje nuk duken veprimet e shtetases Klemenda Guzi nëse e ka goditur shtetasen Nexhmije Lamçe. Në foton numër 6, konflikti vazhdon. Shtetasi Daniel Lamçe ndahet nga punonjësi i sallës së gjykatës, ndërsa Nexhmije Lamçe vazhdon sërish konfliktin. Ku në dukje dhe në pamje filmike nuk duken veprimet e shtetases Klemenda Guzi nëse e ka goditur shtetasen Nexhmije Lamçe apo jo. Në foton numër 7, në dukje në konflikt, ndërhyn punonjësi i policisë i sallës së gjykatës për të ndarë konfliktin, ku shtetasja Nexhmije Lamçe vazhdon veprimet e saj. Shtetasi Daniel Lamçe ndahet nga punonjësit e sallës së gjykatës, ndërsa Nexhmije Lamçe vazhdon sërish konfliktin. Në foton numër 8, në dukje palët në konflikt ndahen. Punonjësit e policisë e dërgojnë në ambient tjetër shtetasen Klemenda Guzi dhe avokaten e saj. Në foton numër 9, në dukje Klemenda Guzi dhe avokatja e saj kalojnë në ambient tjetër dhe në të njëjtën kohë shtetësja Nexhmije Lamçe në dukje, pa asnjë veprim ndaj saj, ja ku e ke.

Oficeri – Pa asnjë veprim ndaj saj i bie të fikët! Në foton numër 10 shihet, shtetasja Nexhmije Lamçja në dukje që i ka rënë të fikët, është e shtrirë dhe ndihmohet nga djali i saj Daniel Lamçe dhe bashkëshorti i saj Naim Lamçe. Në foton 11 shihet Nexhmije Lamçe, në dukje që përmendet ku ndihmohet nga djali i saj Danieli dhe bashkëshorti Naimi. Në foton numër 12 shihet shtetasja Nexhmije Lamçja në dukje që përmendet dhe çohet në këmbë. Po të dojë gjykata i kërkon kamerat prokurorisë.

Qytetarja – Aman o vëlla se e di se ku jetojmë.

Oficeri – S’e urdhëroj dot unë prokurorinë dhe gjykatën moj. Nuk e urdhëroj dot unë.

Qytetarja – Po s’i çoje dot Taulant?

Oficeri – Unë bëra një arrest, bëra një arrest dhe ma nxorën si të paligjshëm. Jo thotë! Atëherë, në datën 13.11.2024 është marrë njoftimi nga salla se në sallën e pritjes në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ka ndodhur një konflikt. Ku shtetasja Nexhmije Lamçe dhe djali i saj Daniel Lamçe, janë shoqëruar në komisariat. Ndërsa shtetësja Klemenda Guzi, e cila është ish-bashkëshortja e dajës së këtij shtetasi, e cila është në proces divorci, dhe njëkohësisht shtatzënë. Dhe njëkohësisht shtatzënë.

Qytetarja – Po s’e hiqni dot, se është diçka që duket, me ambulancë është dërguar dhe shtruar në Spitalin Obstetrikë Gjinekologjikë./Top Channel

gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje