LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më ra bota mbi kokë”/ Babai i Martin Canit rrëfen takimin e fundit me të birin: Më morën zemrën, dua drejtësi!

Cani shprehet se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.

21 Nëntor 2024, 20:58 Nga E. D
“Më ra bota mbi kokë”/ Babai i Martin Canit rrëfen
Ëngjëll Cani

TIRANË- Ëngjëll Cani, Babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta. Cani gjatë një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shprehet se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.

“Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Më thirrën pas gjysmë ore me shpresë se do të kishte vetëm një plagë thike, kurse moshatari i vet gjashtë thika. Por, pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë! Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha Cani. 

I pyetur për autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh atë dhe se familjarët e tij nuk e kanë ngushëlluar dhe as kanë kërkuar falje.

“Unë as nuk e njoh, as i kam mësuar emrin as nuk e di kush është, ku është dhe cili është, nuk kam asnjë lloj ideje. Të jem i sinqertë nuk kanë ardhur, asnjë lloj ngushëllimi, asnjëlloj falje, asnjë informacion nuk kam. Ndoshta nuk kanë kurajo, mund të ndihen fajtorë. Nuk besoj se ka njeri që do që djali i tyre të bëhet kriminel Çdo prind nuk e do djalin ta ketë kriminel. Ata kanë qenë moshatarë, fajësoj dorën që e vrau. Kë të fajësos? Ajo dorë i mori jetën djalit tim, ëndrrat. Nuk dua ta kthej politike, unë i përkas thjeshtësisë dhe paqes, erdha të ndërtoj shtëpi dhe familje, erdha me mall për atdheun, të jetoj këtu. Më lindën dy cuna, dy yje, njërin ma mori Zoti, më mori zemrën”, tha Cani.

Gjithashtu babai i 14 vjeçarit të ndjerë u ndal edhe te siguria në shkolla dhe protesta e zhvilluar ditën e sotme për të birin. Po ashtu ai thotë se Martini ishte një fëmijë që bënte shaka, madje edhe mbledhje kur kanë bërë, i thoshin se Martini i mban gjallë. 

“Nëntë vjet ka qenë në atë shkollë. Unë jetoja në Londër, e drejta e klientëve që punoja, ishte një e drejtë që ta shihje klientin deri 500 metra të mos i ndodhte dicka, jo më nëpër shkolla. Aty në derë të shkollës të ndodhë kjo, është e habitshme, e trishtë, më duket ëndërr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj. Nuk kam patur informacion sepse po të dija unë do shkoja në shkollë. Martini bënte shaka, edhe mbledhje kur kanë bërë, më thoshin Martini na mban gjallë. Nuk kisha shqetësime. Nuk dua ta nxjerr pjesën politike, por cdo prind duhet të ndjejë një ndjesi për një djalë që ka humbur jetën.

Po të kishte ndodhur në një vend të botës, jo të dorëhiqej ministri, por do të ishte ndryshuar qeveria. Edhe në Greqi, gjëra të tilla cfarë bëhet. Falenderoj të gjithë shqiptarët. Nuk dua t’i futem politikës, kam kontakte me të gjithë njerëzit, unë dua që djali im të prehet në paqe sic i takon. Me policinë asnjë komunikim nuk kam patur sepse unë jam shumë i tronditur. Edhe sot që po flas dridhem i tëri, nuk e kisha kurajon, dua të gjej guximin dhe të falenderoj popullin shqiptar, prindërit, ata miq që më kanë repspektuar, kanë ngrënë nga një lugë të vogël helmi që unë po ha dhe po helmohem dita ditës", tha babai i 14 vjeçarit. 

Po ashtu Ëngjëll Cani rrëfeu edhe takimin e fundit me të birin. Ai thotë se Martini luajti një ndeshje me Kavajën, dhe i ka thënë që ka luajta shumë mirë dhe do të bëhet futbollist me Kombëtaren. Babai i tij thotë se i biri flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo

“Luajti një ndeshje me Kavajën, më tha luajta shumë mirë, do të bëhem futbollist me Kombëtaren. Më tha do të më marrë xhaxhi me vete sepse e kemi gjysmën e familjes në Amerikë. Xhaxhai i ushqente që do të marr në Amerikë për shkollë. Këto ëndrra kishte ai djalë. Ai flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo", tha Cani. 

Ëngjëll cani martin canit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj