LIVE UPDATES
Aktualitet

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore,arrestohet 29-vjeçari në Mirditë teksa do arratisej drejt Italisë! Në kërkim për krime kundër personit, kanosje e armë pa leje

Aleksandër Senaj (Ndoj), i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie, është arrestuar në Mirditë.

3 Nëntor 2024, 10:18 Nga ZH.LL
Me rrezikshmëri të lartë shoqërore,arrestohet
Operacioni policor në Mirditë

MIRDITË- 29-vjeçari Aleksandër Senaj alias Aleksandër Ndoj, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë në prangat e policisë. Aleksandër Senaj (Ndoj), i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie, është arrestuar në Mirditë.

Sipas bluve, 29-vjeçari po përgatitej tu larguar ilegalisht drejt Italisë. Në momentin e arrestimit, i është gjetur një pistoletë me fishek në fole e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “THE END“, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga Komisariati i Policisë Mirditë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe shërbimet operacionale të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kapet dhe vihet në pranga një 29 vjeçar i kërkuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie. Në momentin e lokalizimit dhe kapjes, forcat operacionale i gjetën 29 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me fishk në fole gati për qitje.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, të nisur nga Komisariati i Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e grumbulluara përgjatë hetimit dhe inteligjencës policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar  “THE END “, ku u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, (person me rrezikshmëri të lartë shoqërore): A. S. Alias A.N, 29 vjeç, banues në Dukagjin i Ri, Thumanë, Krujë, i dënuar më parë në shtetin Italian për vjedhje me armë. Ky shtetas po përgatitej për tu larguar në mbrëmje ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale këtij shtetasi i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) armë zjarri pistoletë Bereta, me fishek në fole gati për qitje por nuk ka mundur dot të reagojë pasi ndërhyrja e shërbimeve  të Policisë ka qenë e befasishme dhe e shpejtë. 

-Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mirditë për veprat penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarakë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 15.10.2024. 29 vjecari në bashkëpunim me shtetasin K.B alias K.M, (i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe është shpallur në kërkim) në ambientet e një subjekti privat (karburant), në rrugën e Kombit në Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri për dhënie pasurie pronarin e këtij subjekti  shtetasin A.Xh.

-Gjithashtu ndaj shtetasit A. S., alias A.N, në shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, në mungesë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” e ngelur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarri dhe municioneve luftarak”, pasi:

Më datë 11.08.2024, në vendin e quajtur Dukagjin i Ri, Krujë, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të  një automjeti me të cilin  udhëtonte një shtetase rumune. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

mirdite arrestohet 29-vjecari sekuestrohet arma pa leje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj