LIVE UPDATES
Aktualitet

Me targa amerikane/ I riu parkon keq dhe i ikën policisë me makinë nëpër lagje: S'kuptoja pse më ndiqnin

Sipas asaj që ai rrëfeu pranë kolegëve për shkak se ishte e pamundur që mjetit t’i vendosej gjobë mbasi ishte me targa të huaja, policët vendosën që të njoftojnë një shërbim të qarkullimit rrugor.

7 Gusht 2022, 14:50 Nga k.m.
Me targa amerikane/ I riu parkon keq dhe i ikën policisë me
Foto ilustruese

TIRANË-  Një 43-vjeçar u përplas me policinë e Tiranës mbasi refuzoi veprimet e policisë që tentoi t’i bllokojë makinën e parkuar keq. Shtetasi Z. F sipas burimeve policore të gazeta “SI”, u denoncua nga dy oficerë, me të cilët i riu u përplas teksa ata ishin në shërbim si patrullë e përgjithshme.

“Ne e morëm njoftim me kod 35/15 siç ishim të planëzuar në rrugën e Kavajës për mjete të parkuara keq. Gjatë kësaj kohe ishim duke vendosur gjoba kur konstatuam mjetin Mercedez Benz me targat e Miçiganit, që ishte parkuar në rrugë kalimi për automjetet”,- shprehet efektivi i parë.

Sipas asaj që ai rrëfeu pranë kolegëve për shkak se ishte e pamundur që mjetit t’i vendosej gjobë mbasi ishte me targa të huaja, policët vendosën që të njoftojnë një shërbim të qarkullimit rrugor.

“Pasi ata erdhën rreth orës 15:40 minuta as ata nuk mund t’i vinin gjobë dhe për këtë qëllim u njoftua një karrotrec. Kaloi kohë derisa karrotreci mbërriti në vendngjarje dhe diçka rreth orës 17:00. Pra, mbasi ne qëndruam gati dy orë u afrua një shtetas dhe u prezantua si pronari i makinës”,- shprehet polici X.P për gazetën “SI”.

Në këtë moment qytetari, sipas fashikullit që ju tregua gazetës “SI”, ka hyrë në automjet dhe e ka ndezur pavarësisht se policët i bënë thirrje që mos të kryejë asnjë veprim

“Ndonëse i thamë që nuk duhet të lëvize prej aty, qytetari i dha gaz makinës  dhe duke rrezikuar jetën tonë u largua me shpejtësi  duke hyrë në kompleksin e pallateve’

Ajo që ndodhi më pas ishte e ngjashme me një skenë filmi. Deklarohet se policia ju vu në ndjekje mjetit me targat e Miçiganit, derisa ai u kap nga shërbimet policore.

“U krijua një atmosferë shqetësuese edhe për banorët  dhe u prish rendi dhe qetësia publike me zhurmat e krijuara”,- kallëzon në emër të banorëve, polici i dytë. Por qytetari që përfundoi në komisariat kishte një justifikim të gatshëm:

“Është keqkuptim e gjitha kjo që ndodhi, ata erdhën dhe më prangosën. Realisht ndodhi kështu, unë mora mjetin tim sepse nuk i kuptova çfarë po thoshin dhe u largova dhe kur po shkoja ta parkoja siç duhet ata mbërritën me vrap dhe më hodhën prangat. Pra nuk u largova. Unë jetoj aty dhe po shkoja të ulesha në kafenenë ku qëndroj zakonisht. Ata më kërkuan dokumentat e makinës, ju thashë përse i doni kur unë po iki në shtëpi? Pastaj mbylla derën dhe vazhdova rrugën për në parkim dhe pashë që po më ndiqte policia. Përse po më ndiqte? Ec e merri vesh”, - akuzon nga ana e tij i riu nga Tirana.

“Por kamerat e sigurisë tregojnë se si një grup policësh shfaqen për një kohë të gjatë përpara makinës së parkuar keq. Ata duken qartazi që po presin dhe më pas që flasin në radio derisa një shërbim tjetër mbërrin në vendngjarje. Largimi i shoferit ndodh në mënyrë të befasishme dhe i gjen policët të papërgatitur”, -shpjegon pamjet filmike një oficer, që thotë se i riu me targat e Miçiganit vërtet nuk u konfrontua fizikisht me shërbimet, por ai kundërshtoi policinë e Tiranës duke tentuar të largohej prej aty./GazetaSi

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit