Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
ME VIDEO- Dera e urbanit i zë nipin, gjyshi ndërhyn të mbrojë, shoferi i "Tiranës së re" e dhunon: Ik se qenke plak
I mitur, i lënduar, por edhe i tronditur nga sherri i gjyshit të tij ka nisur që të qajë me ngashërima.
13 Nëntor 2022, 20:13Nga k.m.
Pamje nga sherri
TIRANË- Sherr mes një pasagjeri dhe shoferit të urbanit të Tiranës së re në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "JOQ ALBANIA" dhe mësohet se sherri ka ndodhur midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7-vjeçar. I mitur, i lënduar, por edhe i tronditur nga sherri i gjyshit të tij ka nisur që të qajë me ngashërima.
Ndërkohë që në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.
"Ik ere se qenke burrë i vjetër. Ik o mos i gjuaj më,"-dëgjohet në video, ndërkohë që i moshuari tenton të vetëmbrohet, e askush tjetër nuk ndërhyn për t'i ndarë.