LIVE UPDATES
Aktualitet

Mes kostove të luftës dhe Euros, sfidat e automotives

Sipas tij, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare është ndier menjëherë te kostot operative të kompanive.

4 Korrik 2026, 07:53 Nga E.d
Mes kostove të luftës dhe Euros, sfidat e automotives
Foto ilustruse

Për fabrikat që furnizojnë zinxhirët industrialë me pjesë apo produkte finale të thjeshta ose jo, luftërat dhe tensionet gjeopolitike nuk janë ngjarje të largëta që ndiqen në ekranet televizive. Sa herë ndodh diçka e kësaj shkalle, pasojat shfaqen drejtpërdrejt te faturat e transportit, te çmimet e lëndëve të para dhe te planet e investimeve.

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të ndikojë tregjet ndërkombëtare prej vitesh, tani edhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë rikthyer shqetësimet për sigurinë e rrugëve kryesore tregtare. Fabrikat shqiptare nuk bëjnë përjashtim nga rasti dhe po përballen me një mjedis gjithnjë e më të vështirë operimi. Për kompanitë që eksportojnë pjesë dhe komponentë për industrinë automotive europiane, sfida nuk është te rënia e kërkesës, por mbi të gjitha paparashikueshmëria.

“Situata mbetet shumë e paqartë dhe panorama globale është e turbullt, çka e bën të vështirë planifikimin afatgjatë”, – thotë Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group Shqipëri.

Sipas tij, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare është ndier menjëherë te kostot operative të kompanive.

“Çmimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt te kostot e transportit të produkteve, ndërsa presioni vjen edhe nga shtrenjtimi i lëndëve të para në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, – thotë ai.

Në industrinë prodhuese shqiptare, ku një pjesë e madhe e aktivitetit lidhet me eksportet drejt Bashkimit Europian, rritja e kostove logjistike është bërë një nga efektet më të prekshme të krizave gjeopolitike. Kompanitë po përballen me çmime më të larta transporti, vonesa në furnizime dhe vështirësi në parashikimin e kostove për periudha afatgjata.

E njëjta situatë përshkruhet edhe nga Eris Jaçaj, Drejtor Menaxherial i Forschner Albania, një nga kompanitë më të mëdha të sektorit të komponentëve elektrikë në vend.

“Ne jemi një kompani me volume të konsiderueshme logjistike, të cilat përkthehen automatikisht në kosto më të larta transporti. Efekti u ndie menjëherë kur nisi konflikti në Lindjen e Mesme”, thotë ai.

Sipas z. Jaçaj, ndikimi nuk kufizohet vetëm te transporti. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, pasiguritë rreth Ngushticës së Hormuzit dhe ndryshimet e vazhdueshme në klimën ekonomike ndërkombëtare kanë detyruar kompanitë të rishikojnë vazhdimisht planet e tyre.

“Planet për zgjerim i kemi vendosur disi në pritje për shkak të situatës globale dhe zhvillimeve jashtë kontrollit tonë”, thotë ai.

Nga ana tjetër, ritmi i ndryshimeve ka qenë aq i shpejtë sa buxhetet e miratuara në fund të vitit janë detyruar të rishikohen vetëm pak muaj më vonë.

“Buxheti i miratuar në nëntor u rishikua që në mars, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe efekteve që ato sollën”, – shton ai.

Euro, goditja e dyfishtë e eksportuesve

Ndër shqetësimet më të mëdha për industrinë prodhuese dhe eksportuese mbetet kursi i këmbimit. Ndryshe nga vendet e tjera ku zhvlerësimi i monedhës vendase ndihmon eksportuesit të zbusin një pjesë të kostove, prodhuesit shqiptarë po përballen me forcimin e vazhdueshëm të Lekut në vitet e fundit.

Z. Jaçaj thotë se kjo ka krijuar një situatë paradoksale për bizneset eksportuese.

“Në vende të tjera ku operon kompania, si Turqia për shembull, zhvlerësimi i monedhës lokale shpesh kompenson rritjen e kostove. Tek ne ndodh e kundërta, ku kostot e brendshme rriten, ndërkohë që Euro zhvlerësohet”, thotë ai.

Të njëjtin shqetësim ngre edhe Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group Shqipëri, sipas të cilit kursi i këmbimit po ndikon te konkurrueshmëria e vendit për investime të reja  në industri.

Por ky nuk është faktori i vetëm pasi efektit të kursit i shtohen edhe politikat e rishikimit të pagave si ajo minimale, si rrjedhojë e vendimit të qeverisë dhe pjesës tjetër  nën ndikimin e mungesës së fuqisë punëtore, që jo gjithmonë do të thotë më shumë produktivitet.

“Për Shqipërinë, faktorët specifikë që po ndikojnë  negativisht te konkurrueshmëria janë rritja e pagës minimale dhe kursi i këmbimit. Këto e bëjnë Shqipërinë më pak tërheqëse për investime, pasi vendi nuk po krijon avantazhe të qarta konkurruese për industrinë”, thotë z. Çabiri.

Sipas përfaqësuesve të kompanive, rritja e pagave në vetvete nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së produktivitetit, por nën presionin e mungesës së fuqisë punëtore dhe lëvizjeve.

Mungesa e talenteve po zhvendoset në nivelet drejtuese

Nëse pak vite më parë, shqetësimi kryesor i industrisë ishte gjetja e operatorëve të linjave të prodhimit, sot një pjesë e kompanive po përballen me një problem tjetër: largimin e stafit të kualifikuar dhe të menaxherëve.  Sipas z. Çabiri, stabiliteti i punonjësve në prodhim është përmirësuar, por niveli drejtues ka pësuar goditje të forta nga emigracioni.

“Në dy vitet e fundit, thuajse të gjithë menaxherët që kemi pasur janë larguar, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe Italisë”, thotë ai.  Zëvendësimi i tyre është bërë gjithnjë e më i vështirë, pasi tregu vendas ofron pak profesionistë me përvojën e kërkuar.

“Tregu nuk ofron staf të gatshëm dhe shpesh kompanitë detyrohen të marrin punonjës nga njëra-tjetra. Kjo krijon edhe një lloj flluske, pasi instrumenti kryesor që përdoret është paga”, shton z. Çabiri.

Për t’iu përgjigjur kësaj situate, Delmon ka zgjedhur të promovojë punonjës nga brenda organizatës dhe të investojë në trajnimin e tyre.

Ndërkohë, në kompaninë Forschner situata paraqitet më e stabilizuar krahasuar me periudhën pas pandemisë, kur lëvizjet e stafit ishin shumë më të mëdha.

“Dy ose tre vite më parë kishim raste kur punonjësi largohej nga puna dhe të nesërmen nuk paraqitej më fare. Ishte një fenomen i përhapur në treg. Sot situata është ndryshe”, thotë z. Jaçaj.

Ai shton se kompania është përpjekur të ruajë stafin përmes kushteve mbi mesataren dhe skemave të lidhura me produktivitetin./Monitor

automotive kosto industri

Sondazh

Poll

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri