Nis përballja me zjarret e verës/ Pas zjarrit në malin e Shëngjinit ndizen dhe tre vatra të tjera, shoqërohet në polici një person
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
• Sfida me përballjen e zjarreve të verës duket se ka nisur në vend, ndërsa sezonin e ka hapur zjarri i cili përfshiu malin e Shëngjinit, ku zjarrfikësit pas shumë orësh punë arritën të neutralizonin situatën. • Si pasojë e kësaj është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. • E favorizuar nga era, ajo u zhvendos edhe në anën jugore të malit, por falë punës intensive të zjarrfikësve u bë e mundur shuarjen e plotë e tyre. • Policia ka shoqëruar në komisariat një person, pasi dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit. • Pas kësaj janë ndezuar edhe tre vatra të tjera zjarri në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë. • Në Zadrimë dhe Balldren zjarri i rënë ka përfshirë sipërfaqe bujqësore, por është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. • Gjë e cila ka parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera. • Ndërsa në Pllanë, situata u paraqit më e ndërlikuar dhe problematike, pasi flakët përfshinë një zonë pyjore. • Megjithatë forcat zjarrfikëse arritën të shuanin flakët, ndërsa defekti në një shtyllë elektrike dyshohet të ketë qënë shkaku i zjarrit. • Nuk raportohet për djegie të banesave apo dëme në njerëz, në lidhje me këtë situatë.
4 artikuj për këtë temë.
LEZHA- Policia ka shoqëruar në komisariat një person, në lidhje me zjarrin e rënë në malin e Shëngjinit. Kjo pasi, dyshohet se ai shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit.
Kreu i bashkisë Pjerin Ndreu dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar jo vetëm nga ana e institucioneve, por edhe qytetarët. Ata kanë kërkuar që të shmangin djegien e sipërfaqeve bujqësore dhe mbeturinave, pasi rrezikojnë përshkallëzimin e flakëve dhe cënojnë sigurinë e qytetarëve apo banesave të tyre./Dosja.al
LEZHË- Një vatër zjarri e regjistruar disa orë më parë në një sipërfaqe toke me bar dhe shkurre është shuar nga forcat e zjarrfikëses në Pllanë të Lezhës. Defekti në një shtyllë elektrike dyshohet të ketë qënë shkaku i zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk raportohet për djegie të banesave apo dëme në njerëz. Forcat e shërbimit të zjarrfikëses kanë qënë të pranishme në vendngjarje për të vendosur situatën nën kontroll./Dosja.al
LEZHA- Sfida me përballjen e zjarreve të verës duket se ka nisur në vend, ndërsa sezonin e ka hapur zjarri i cili përfshiu malin e Shëngjinit, ku zjarrfikësit pas shumë orësh punë arritën të neutralizonin situatën. Bëhet me dije se edhe tre vatrat të tjera zjarri janë ndezur në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.
Në Zadrimë dhe Balldren zjarri i rënë ka përfshirë sipërfaqe bujqësore, por është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Gjë e cila ka parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
Ndërsa në Pllanë, situata është më e ndërlikuar dhe problematike, pasi flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre, pasi rreth saj ka edhe banesa./Dosja.al
LEZHA- Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake. Si pasojë e kësaj është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. E favorizuar nga era, ajo është zhvendosur edhe në anën jugore të malit. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës, për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla, por për shkak të terrenit të vështirë malor është dashur edhe ndërhyrja nga ajri. Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje, ndërsa nuk janë rrezikuar as banesat. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë, ndërsa polica po heton më shumë mbi të./Dosja.al