All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Mihali nxjerr foton komprometuese të Ramës: Kryeministri drejton një ‘bandë hajdutësh’

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në Syri tv, ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar rëndë institucionet shtetërore dhe duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj turistëve spanjollë dhe kryeministrit.

5 Qershor 2026, 11:12 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Mihali nxjerr foton komprometuese të Ramës: Kryeministri drejton

TIRANË- Pas një videoje që bëri xhiron e rrjetit vite më parë, ku shfaqej duke goditur me grushte xhamin e një makine në lëvizje, pronari i lokalit në Porto Palermo, i njohur si Mihali, ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në Syri tv, ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar rëndë institucionet shtetërore dhe duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj turistëve spanjollë dhe kryeministrit.

Ai shprehet se u burgos "me urdhër nga lart" dhe se veprimi i tij për të thyer xhamin erdhi pasi po rrezikohej t'i merrej jeta nga makina që po ecte pa ndaluar. Sipas rrëfimit të tij, turistët në vend që të ndalonin, e ofendonin dhe e inkurajonin shoferin të vazhdonte, duke u fshehur pas celularëve për të filmuar.

Në dëshminë e tij plot mllef, ai tregon se lokali ishte një nga më të mirët në vend, i frekuentuar nga miliarderë, personazhe të njohur dhe vetë familjarët e kryeministrit. Ai thekson paradoksin se si ata që dikur hanin e shërbeheshin me produktet "bio" dhe priteshin me respektin më të madh, u kthyen në shkatërruesit e familjes së tij.

Përveç prishjes së lokalit, ai akuzon edhe sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se gjykata e dënoi shumë më tepër nga sa kërkoi prokurori, vetëm për shkak se gjyqtarët donin të kalonin procesin e Vetting-ut. Gjatë intervistës, ai i drejtohet drejtpërdrejt kreut të qeverisë me tone shumë të rënda dhe terma ofendues, duke e cilësuar si një njeri të pandryshueshëm dhe gënjeshtar ordiner që drejton një "bandë hajdutësh".

Flavio Qarri: Ndodhi video. Shkove në polici. Çfarë ndodhi më pas?

Mihal Kokëdhima: Më morën, më burgosën ore, ai më burgosi. Me urdhër të atij më burgosën.

Flavio Qarri: Po me çfarë akuze?

Mihal Kokëdhima:  Shkatërrova pronën, thyeve xhamin e makinës. Se duhet ta përkëdhelja xhamin unë e kupton? T'u thosha, mirë ma bëni që po më rrezikoni.

Flavio Qarri: Unë theva xhamin.

Mihal Kokëdhima:  Imagjino se çfarë skandali po bëjnë ata dhe ky.

Flavio Qarri: Po me lokalin tuaj çfarë ndodhi?

Mihal Kokëdhima: Lokalin e shkatërruan kriminalat, se ata njerëz që s'kanë gjak, nuk kanë as gjak, as shpirt.

Flavio Qarri: Pse e shkatërruan?

Mihal Kokëdhima: E shkatërruan të gjitha, i shkatërruan se gjasme pa leje. Po unë kisha nja 15 vjet, 20 vjet aty që bëja biznes. Ata e shkatërruan, e shkatërruan se donin ta shkatërronin. Se jo se u pengonte, po çështja donin ta shkatërronte ai.

Flavio Qarri: Po ju a ishit në pronën tuaj aty?

Mihal Kokëdhima: Po sigurisht në pronën time, unë jam 2000 vjet nga Qeparo, o vëllai im, e 2000 vjet. Nuk jam i ardhur atje, punoja në vendin tim si çdo shqiptar. Dhe përderisa turizmi... që bëja unë vinin të gjithë dhe ata bashkë me dobiçërit e tjerë vinin dhe hanin e pinin atje.

Flavio Qarri: Ai tha që nuk na pëlqente...

Mihal Kokëdhima: Dhe shëtisnin.

Flavio Qarri: Ai tha nuk na pëlqente turizmi i Mihalit.

Mihal Kokëdhima: Po pse vinte? Pse vinte atje, e pinte bashkë me dobiçërit e tjerë o zotëri?

Flavio Qarri: Jo me këtë gjuhë

Mihal Kokëdhima: Të them unë të vërtetën flas gjithmonë. Pse s'më la ta falënderoja unë atë për turizmin? Unë s'i kam bërë gjë njeriut në këtë botë. S'kam prekur një fletë, një gjethe. Si ka mundësi të merret një shtet. Që ai nuk është shtet ore, këta janë një bandë hajdutësh, edhe kriminelësh, nuk është shtet ky se një shtet interesohet për njerëzit e vet. Ata nuk janë shtet o vëlla. Janë bandë hajdutësh.

Të gjithë këta po bëjnë poshtërsira. Nuk ka bir nëne që ta gjykojë. Ne jemi qorra. Edhe qorri e shikon çfarë bën ai.

Flavio Qarri: Tani Mihal, më dëgjo pak. Na ke dërguar një foto.

Mihal Kokëdhima: Po sigurisht, muaj përpara isha me zotërinë. E respektova, si mos më mirë. I bëra xhiro me varkë e hëngrën e pinë bashkë me dashnoren e tij atje dhe vjen puna... Me shkatërroi jetën, o Flavio. Po të punosh 25 vjet në vendin tënd, të derdhësh gjithë gjakun e djersën e gjithë familjes dhe shkatërrim komplet i familjes sime. Ai vrau një familje të tërë Flavio.

Flavio Qarri: Po juve jua prishën konform ligjeve lokalin?

Mihal Kokëdhima: As Hitleri! As Hitleri nuk e ka bërë atë... atë që ka bërë ai njeri nuk e ka bërë as Hitleri! Të mblidhet një shtet i tërë... Po përse o vëlla çfarë bëra? Që thuash po, bëre këtë gjë, preke një njeri me dorë. Më vutë para, aq, atë që thatë, atë që dhanë lajmet, filmonin vetë ata fëlliqësirat, ata plehrat. Me mua përpara... Në vend t'i thoshte që ndalo se ke një njeri përpara se ti s'më do ti si qen... pa le më jo një njeri...

Flavio Qarri: Po ishin miqtë e Ramës ata, mbaj mend atëherë nga historia?

Mihal Kokëdhima: Po le të jenë miq, por kur vinin hanin e pinin atje, isha i mirë unë?

Flavio Qarri: Ta shohim këtë foton bashkë Mihal. Çfarë është kjo foto?

Mihal Kokëdhima: Po ajo është një foto i biri i atij plehrës, që unë i kam shërbyer si çdo qytetari dhe më kërkoi t'i bëja dhe xhiro me varkë e ia bëra, e me gjithë dashnoren atje ia bëra.

Mihal Kokëdhima: Të gjitha, çfarë t'i bëja unë o vëlla? Çfarë të keqe i kam bërë unë? Pse? Një shqiptar që thotë o vëlla që më ka bërë, më ka gënjyer një herë në jetën e vet. Po ai s'është njeri o Flavio, ai nuk është njeri o zotëri. Ai nuk është njeri, ai nuk ndryshon.

Flavio Qarri: Mihal të lutem, nëse ti ke patur kaq njohje, ke qenë kaq pranë, e ke shëtitur dhe familjen e kryeministrit, si ndihesh kur ai thotë...

Mihal Kokëdhima: Do vinin turistët e mi, të gjithë vinin atje, jo vetëm ai, të gjithë vinin atje, të gjithë. Po të qe kaq i keq mo zotëri, pse vinin mo zotëri? Le të më linit të falimentoja, mos të vinte njeri. Po restoranti im ishte më i miri në botë! Se i bëja të gjitha vetë, bio. Dhe pastërtia që ishte aty, nuk krahasohet me asnjë vend. Në Shqipëri jo e jo, po në asnjë vend të Evropës, se ata ta formojnë. Vinin miliarderë nga e gjithë bota zemra ime dhe thoshin dreka më e mirë në jetën time. Ta dish këtë fjalë.

Flavio Qarri: Mihal, çfarë ndodhi, sa burg bëre një herë?

Mihal Kokëdhima: Një vit burg. Më dënoi gjykatësja nga tre herë më shumë nga ç'kërkoi prokurori se donin të kalonin vetingun.

Ai njeri nuk ndryshon. Ne themi një fjalë këtej që nuk bëhet muti byrek.

Mihal Koëkdhima: Ta dish këtë fjalë. Nuk ndryshon ai njeri. Dhe të dojë të ndryshojë, nuk ndryshon dot

Flavio Qarri: Çfarë do t'i thonit sot kryeministrit për turizmin, ose nuk e di, një mesazh tuajin.

Mihal Kokëdhima: Po ç't'i them unë atij a derëzi, ai është një gënjeshtar nga më ordinerët. Në Evropë asnjë njeri nuk e do./ Syri.net

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj