LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e karburanteve në Shqipëri, Xama: Çfarë matematike përdor Bordi?

Ka disa javë që mes gazetarëve të ekonomisë, Ministrisë së Financave, operatorëve të tregut të karburanteve dhe ekspertëve, është ndezur debati për mënyrën se si Bordi i Transparencës vendos çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës

30 Gusht 2022, 12:41 Nga Ola Xama
Çmimet e karburanteve në Shqipëri, Xama: Çfarë
Ola Xama

Nga Ola Xama 

Matematika e Bordit të Transparencës. Ka disa javë që mes gazetarëve të ekonomisë, Ministrisë së Financave, operatorëve të tregut të karburanteve dhe ekspertëve, është ndezur debati për mënyrën se si Bordi i Transparencës vendos çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës. Nga njëra anë është Ministria që akuzon gazetarët se në shumë raste nuk informojnë si duhet opinionin publik dhe shkruajnë lajme të rreme duke iu referuar çmimeve të bursës së naftës bruto dhe jo asaj ku tregtarët e tregut tonë blejnë produktin.
Sot jemi në këtë situatë:

- Çmimet e naftës bruto nuk janë të njëjta me naftën e përpunuar që shitet në Platts, por tendenca në rënie e tyre tregon se çmimet në të ardhmen do të ulen;
- Nëse gazetarët i referohen bursës Platts, Ministria e Financave kërkon që t’i referohen Platts Mediteran (CIF Med) ku e blejnë operatorët shqiptarë;
- Nëse kërkon të abonohesh në S&P për të dhënat e çmimeve kushton 5 mijë $/vit;
- Ministria e Financave thotë se nuk i lejohet të publikojë çmimin në bursën Platts CIF Med sepse janë të dhëna konfidenciale dhe rrezikon të paditet nëse i publikon;

- Ministria e Financave nuk sqaron se përse nuk paditen kur çmimet publikohen në buletinin e APP një javë më vonë.

Megjithatë javët e fundit, Ministria e Financave ka nisur të publikojë rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës në Platts nga vendimi i fundit që ka dhënë Bordi.

Tabela e të dhënave zyrtare të Ministrisë është bashkëngjitur në foto, ndërsa ndryshimi i çmimit sipas rritjes/uljes në bursa nuk është punuar nga Ministria.

Në reflektimin e çmimeve që kanë ndryshuar në Platts me ato që Bordi ka vendosur për tregun në Shqipëri vërehet se nuk ka përputhje aritmetike.

P.sh., nëse nafta më 11 gusht është rritur me 5 lekë/litër në tregun vendas sepse në bursa çmimi është 45$ më shumë, më 17 gusht bordi e ka rritur me 6 lekë litrin e naftës ndërsa në bursa është rritur me 40$.
Në një rast tjetër, më 17 gusht, bordi deklaronte se uli me 1 lek çmimin e benzinës pas rënies me 20$ të çmimit të 1 toni në bursa, por 6 ditë më vonë e rrit çmimin e benzinës me 4 lekë sepse ishte rritur me 16$ në Platts.
Më 23 gusht nafta rritet në treg me 12 lekë/litri sepse në bursa ishte rritur me 86 $, ndërsa më 26 gusht rritet me 9 lekë ndërsa në bursa ishte rritur me 75$ nga hera e fundit që miratoi çmimin Bordi.
Tani pyetja që lind është çfarë matematike përdor Bordi?

Sa duhet të rritet çmimi i pakicës për 1$ rritje në bursa? 0.11 lekë, 0.12, 013, 0.15 apo 0.25 lekë siç ka ndodhur te rasti i benzinës?

Por në vendin tonë nuk kanë përse të dijnë matematikë as zyrtarët e Ministrisë së Financave, as ata të doganave apo autoriteteve të tjera. E rëndësishme është te dinë mirë ata të karburanteve, se mos na falimentojnë dhe po ikën ata, iku dhe shteti dhe ata që bëjnë sondazhet.

Këta duhet të jenë vigjilentë që kur të bëjnë sondazhet e opinionit publik dhe qytetarët të jenë të acaruar, Bordi të mblidhet e të ulë çmimin, siç bëri në mars - kur reagimet të mbeten spontane, çmimin mund t’a vendosë Bordi i Karburanteve!

ola xama

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni