LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mirë ishte i jepnim ndonjë pjesë.../ Si përfitoi nga “Rrumi” 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza! U përdor vula e kreut të Qarkut pas vdekjes

Sipas dosjes hetimore të SPAK, hetimet kanë nxjerrë zbuluar Aleksandër Lahon dhe bashkëpunëtorët e tij që vepronin në Kadastrën e Durrësit ku korruptuan  zyrtarë të cilët  i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

7 Tetor 2025, 20:24 Nga E. D
“Mirë ishte i jepnim ndonjë pjesë.../ Si përfitoi nga
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” vijoi me publikimin e detajeve nga hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdet, ku SPAK sekuestroi 18 pasuri kadastrale të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj. Nga hetimet u dokumentua falsifikimi i dokumenteve të regjistrimit të pasurive por edhe autorët e falsifikimit të tyre që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, hetimet kanë nxjerrë zbuluar Aleksandër Lahon dhe bashkëpunëtorët e tij që vepronin në Kadastrën e Durrësit ku korruptuan  zyrtarë të cilët  i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

Një nga rastet flagrante të falsifikimit të pronave në bregdet, u publikua këtë të martë në emisionin “Në Shënjestër”, dhe i referohet personave Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza, të cilët u përdorën nga grupi kriminal i “Rrumit”.

Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, jo vetëm u bënë me tokë, kur nuk e kishin një të tillë, por përfituan rreth 20 mijë metra katrorë. Në dosjen hetimore thuhet se Vlash Brahja, i biri i Gjonit ka të regjistruar në emrin e tij pasurinë nr. 67/4, me sipërfaqe 24 000 m2, për të cilën ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni dhe se nuk mund të përfitonte nga ligji tokë bujqësore.

Ndërkohë që shtetasi Gjon Brahja përmendet gjatë bisedave në Sky Eç midis Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës si edhe një personi me emrin Viktor në lidhje me hapjen e një procesi gjyqësor për kthimin dhe kompensimin e pronave, në favor të Gjon Brahjas. Pasuri të ndodhura në fshatin Bizë, Durrës.

I pyetur nga grupi hetues Gjon Brahja deklaroi se kishte pajtuar një avokat, të cilit i kishte dhënë 5 mijë euro, për të ndjekur në rrugë gjyqësore çëshjten e një prone që kishte trashëguar nga babai i tij. Ai tha më tej se bashkë me avokatin ishin drejtuar për në Agjencinë e Trajtimit të Pronave ku kishte tërhequr dokumentet e pronës, që vite më parë i kishte dorëzuar babai i tij.

Por Gjon Brahja nuk dinte të thonte se ku ishte vendndodhja e pronës së tij dhe sa ishte sipërfaqja. Ndërsa nga hetimi i mëtejshëm rezultoi se e gjitha ishte një skemë mafioze e përvetësimit të një prone me anë të një personi fiktiv, në këtë rast babë e bir, Vlash dhe Gjon Brahja, nga ana e Aleksandër Lahos.

Por janë pikërisht bisedat e kryera në Sky Ecc midis ‘Rumit’ dhe një personi me emrin Viktor ku del në pah bashkëpunimi midis tyre si edhe implikimi i babë e bir në këtë aferë të tjetërsimit të një prone shtet.

Personi i identifikuar me emrin Viktor bisedon me Aleksandër Lahon

Tori- Po të jenë dokumentet në rregull bën punë ai.

‘Rrumi’-Në rregull janë çdo gjë….po do sjell Gjonin, djalin e Frrokut… se Gjoni është trashëgimtari i atyre… po sot nuk mundej të vinte.

‘Ky kërkon të ecë. I intereson ajo punë.

Çfarë tha, dhe a do pjesë apo pagesë… mirë ishte i jepnim ndonjë pjesë të ngelte i kënaqur dhe ai se është bregdeti e gjitha gati. Po si të dojë ai…Unë jam i gatshëm për çdo gjë’.

‘Më tha në shkallë të parë me e mbyllur me 100 mijë euro të jesh i kenaqur dhe siguro shkon në Apel’.

‘Rrumi’ i shkruan se është i gatshëm për pjesën e tij’.

Në vijim të bisedës, ‘Rrumi’ i jep detaje të pronës për të cilën diskutojnë.

‘Kjo është pjesa e krahut matanë Ishëm, aty ku do bëhet një port që ka miratuar Rama, portin e skafeve, a nuk e di çfarë porti egzakt’.

‘Rrumi’ bisedon me Vullnet Muçën në lidhje me pronën e Gjon Brahjes dhe faktin që ata nuk duhet të ekspozohen që pas pronës fshihet emri i tyre.

‘Rrumi’- Duhet me u lidh me Viktorin për atë dosjen që ka marrë ai avokati.

Į kemi dhënë dosjen e Gjonit atij.

Vetëm emri jonë s’duhet të dalë që i kemi neve… se po doli që janë tonat ata dyshojnë direkt te ne…dhe Viktori kështu i ka thënë e ka Gjoni të plakut vet.

Sipas grupit hetues del se Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, me veprime aktive kanë ndihmuar ‘Rrumin’ dhe vëllain e tij Vullnet Muça që të tjetërsojnë pasuri të paluajtshme, të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Nga ku rezulton e faktuar se Vlash Brahja ka shitur një pasuri ‘Pemëtore’ 13 200 m2.

Si dhe babai i tij Gjoni ka pranuar që ‘Rrumi’ dhe vëllai i tij, të përdorin emrin e tij me qëllim regjistrimin e disa pasurive të llojit ‘pyll’, duke fallsifikuar notën e transkriptimit në Radhorin e vitit 1932.

Por që të siguronin këto dokumente të ruajtura brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Aleksandër Lahos, i duheshin me patjetër njerëz të besuar brenda këtij institucioni të cilët i vendosnin përpara regjistrat e arkivës me të cilët ai më pas fillonte nga puna për falsifikimin dhe tjetërsimin e tyre, nëpërmjet ryshfetit.

Përgjimet e Sky Ecc zbardhën komunikimet  që i përkasin gushtit të vitit 2020 të cilat zhvillohen midis Aleksandër Lahos dhe vëllait të tij Vullnet Muça u tashmë shqetësimi i tyre është estetik.

Fakti që dokumentat e falsifikuara u kanë ardhur me probleme të kaligrafisë.

Çka mund t’u sillte probleme më vazhdim, nëse do kishin një ekspertim të tyre.

Vullneti i dërgon Aleksandër Lahos foton e një flete të një kartele pasurie të ndodhur në fshatin Bizë, në emër të Gj. S, e shitur te një person me mbiemrin Melani.

Në lidhje me këtë kalim pronësie, Vullneti i shkruan Aleksandrit:

Vullneti- Të dyja si surrati i vetë i ka bërë.

‘Rrumi’- Po kartelat i bëmë neve para se t’i fusnim apo jam gabim?

Po çfarë nuk të pëlqen të këto, shkrimi apo ndonjë gjë tjetër?

Vullneti: Po vizën shtremba-shtremba.

Por ndërsa tashmë janë në hall të madh për shkak se kanë mësuar që janë zbuluar në falsfikimet që kanë kryer me pronat shtet, Aleksandër Laho dhe vëllai i tij, kujdesen që tashmë të korruptojnë specialistët që do të merren me ekspertimin dokumenteve që tanimë janë në duart e prokurorisë. Siç është edhe kjo bisedë këtu midis të dyve, ku vetë ‘Rrumi’ ka tentuar të takojë ekspertin e laboratorit që po merret me verifikimin e dokumenteve. Në lidhje me ekspertimin që Prokuroria e Posaçme i ka bërë dokumenteve të sekuestruara, Vullneti dhe Aleksandri kanë zhvilluar disa biseda midis tyre në platformën Sky Ecc.

Mars 2021, Vullneti i shkruan Aleksandrit:

I ka çuar ke laboratori për akt ekspertim ai prokurori

Vullneti-Atë B. e takove vetë ti?

Ti thoje nxirri që janë në rregull… Dhe më pyet a e ka çuar volumin dhe ato tjerat që ka marrë herën e parë…

Po deshi ai i nxjerr në rregull, është ekspert i fushës.

‘Rrumi’- Po ſola. I ka ky të gjitha. U ndava shumë mirë…..Unë do t’i bëj gjërat që mos të bëjnë riekspertim dhe po ta bëjnë të vi po ke linja jonë…….Është ok.

Vullneti- Janë dhe të parat atëherë…. Thuaj nxirri në rregull se vula dhe firmat në rregull i kanë.

‘Rrumi’- Ok do i nxjerrë, po 3 janë keq.

Vullneti- Keq s’ka si të ketë qenë se vulën dhe firmën i kanë të gjitha në rregull, dhe letra është orgjinale.

‘Rrumi’- Po bëja sikur nuk dija gjë unë. Ai ishte gjarpër. Ti tha e di mirë, po do shprehem që janë të njëjtat.

Vullneti- Janë shumë Espinoza…. po e ke takuar ti vetë s’ka mundësi me u shprehur keq. Ai në njëfarë mënyre ka pranuar bashkëpunimin…

Por pavarësisht tentativës së tyre për t’i dhënë një kafe ekspertit të kriminalistikës dhe për t’i nxjerrë të rregullta dokumentet, specialisti i fushës ka nxjerrë mjaftueshëm probleme në këto kartela pasurie. Probleme që ai i ka pasqyruar edhe në gjetjet e tij në shumë prej këtyre pasurie, që u kishin kaluar fshatarëve të zonës. Ku konstatoheshin fshirje të ndryshme të bëra në mënyrë mekanike. Deri dhe ndryshim të bojës së shkrimit.

“Nga analiza e fakteve dhe provave arrijmë në përfundimin se për regjistrimin pranë ish-ZVRPP Durrës të pasurive të lartpërmendura janë përdorur dokumente të falsifikuar. Personat të cilët i kanë falsifikuar këto dokumente kanë patur informacion për pasuritë që nuk ishin ndarë me ligjin 7501 ‘Për tokën’”, thuhet në dosjen hetimore.

Ata kanë siguruar informacion pranë DAMT Këshilli i Qarkut Durrës për zërin kadastral të pasurive dhe sipërfaqen e tyre duke bërë që për pjesën më të madhe të pasurive zëri kadastral dhe sipërfaqja e pronës së pasqyruar në AMTP- të e falsifikuara të përputhen me zërin kadastral dhe sipërfaqen që është regjistruar në librin e tokës bujqësore që ndodhet pranë DAMT-së së Qarkut Durrës.

“Persona të ndryshëm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë falsifikuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore dhe pyjore, duke i regjistruar ato në emër të banorëve të fshatrave Lalëz dhe Shetaj. Duke paraqitur rrethana të rreme sikur këto pasuri ishin përfituar sipas Ligjit nr. 7501”, thuhet në dosjen hetimore.

Thënë thjeshtë, anëtarët e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit famëkeq 7501. Sipërfaqja e tokës në AMTP rritej fiktivisht dhe AMTP plotësoheshin me vendime të këshillit të qarkut, të kohës së Genci Alizotit. Skandali qëndron në faktin se pas vdekjes së Alizotit, është përdorur firma dhe vula e tij.

“AMTP regjistroheshin në Hipotekën e Durrësit. Në dukje regjistrimi kishte ndodhur në vitet 2005-2006, por ndërkohë prokuroria ka zbuluar se kjo ka ndodhur vite më vonë, kryesisht përgjatë vitee 2017-2019.

Skandali i tjetërsimit të pronave thellohet edhe më tej, pasi grupit kriminal kriminal me bashkëpunim e zyrtarëve të arshivistëve të hipotekës së Durrësit, nxirrnin jashtë godinës së hipotekës volumet fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe zëvendësonin fletët dhe i rikthenin sërish në vendin e tyre”, thuhet në dosjen hetimore.

Skandali i grisjes së fletëve të regjistrave të pronave në hipotekën e Durrësit, u denoncua nga Artan Lame, por ende sot prokuroria nuk ka një autor.

Hetimi zbuloi më tej, se grupi i ‘Rrumit’, kishin arritur të falsifikojnë firmat e shumë zyrtarëve të hipotekës, përfshirë dhe atë të ish-kryeregjistruesit Bedri Luku. Por, çfarë grupi kriminal nuk dinte ishte se në 2017 hipoteka kreu procesin e skanimit të regjistrave, mbi bazën e një marrëveshje bashkëpunim mes Hipotekës dhe ALUIZNIT me urdhër të Artan Lames.

Ky veprim që në dukje ishte një procedurë normale, nxori zbuluar grupin e Lahos, Pasi cdo veprim që u krye prej tij dhe anetarëve të ngushtë të grupit, ku zëvendësoheshin AMTP origjinale dhe kartelat origjinale me ato të falsifikuara, në fakt binin ndesh me regjistrat origjinal të skanuara në 2017.

Po cilët ishin bashkëpunëtorët kryesorë të Aleksandër Lahos në këtë sipërmarrje kriminale?

Ai që duket se ka pasur rolin e ndihmësit të parë të ‘Rrumit’ në të tilla punë, del të jetë Agron Bejdolli i njohur ndryshe edhe si shoferi i kreut të organizatës kriminale. I njëjti i cili shfaqet edhe në shumë afera të ngjashme, që është pothuajse i pranishëm në çdo sipërmarrje që i ngarkon shefi i tij. Bejdolli që mban kontakte të ngushta brenda Kadastrës së Durrësit aty ku si të ishte ai drejtori jep urdhëra që të plotësohen kartela pronësie të falsifikuara në emër të fshatarëve të zonës. Ai kryen cdo veprim bankar për cdo pronë të falsifikuar.

Por ato që të do të nxirrnin zbuluar grupin kriminal dhe qëllimet e tyre si edhe zyrtarët që i ndihmuan brenda kadastrës janë bisedat tashmë të zbërthyera midis tyre në Sky Eç. Transkripte të cilat u përcollën për llogari të SPAK nga Eurojust. Biseda të cilat zhvillohen pas atentatit të ndodhur ndaj ‘Rrumit’ në Mbikalimin e Shkozetit. Dhe sekuestrimit të telefonit të tij nga ana grupi hetues. ‘Rrumi’ që ndërkohë përdor një aplikacion të enkriptuar Sky Ecc.

Dhe që shfaq të gjithë shqetësimin e tij lidhur mbi provat e tjetërsimeve të pronave që ndodheshin në telefonin që tanimë e ka prokuroria. Nga bisedat në Sky Eç del se më 25 shkurt 2021, Vullnet Muça i shkruan Aleksandër Lahos alias ‘Rumi’, se do takojë Benin që t’i japë emrat dhe volumet që ka marrë prokuroria.

“Rrumi’ e pyet nëse ata (‘Rrumi’ me Netin) kishin lidhje me volumet 4 dhe 11 dhe Neti i përgjigjet se janë ato që ka patur ‘Rumi’ në telefon. ‘Rrumi’ i shkruan që të shpresojnë që mos t’i kenë çuar për ekspertim se do t’ju hapen probleme ndërsa Neti i përgjigjet se ata nuk kanë ndërhyrë te firmat dhe te vulat.

‘Rrumi’ i shkruan se nuk kanë ndërhyrë të AMTP-të ndërsa te volumet kishin ndërhyrë. Pasuria për të cilën Aleksandër Laho dhe vëllai i tij flasin lidhet me ato të përfituara nga shtetasi K. D. Troje të cilat në përfundim të hetimit rezultojnë se janë regjistruar në emër të këtij personi me anë të dokumenteve të falsifikuara nga zyrtarë të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, dega Durrës.

Aferë që përkon me vitin 2016. Dhe që lidhet me një sipërfaqe pyll rreth 52 mijë metra katrorë me pronarë shtet. Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sipërfaqes së tokës bujqësore që komisioni i ndarjes së tokës ka dhënë për këtë shtetas ka qenë 14 840 m2 dhe është korrigjuar duke e bërë sipërfaqen totale 24 840 m2.

Ajo që pason është se në këtë rast nuk është ndryshuar vetëm sipërfaqja e metrave katrorë. Por edhe emërtimi ‘Pyll’ është korigjuar dhe është bërë ‘Pemishte’. Ndërkohë që kjo tokë del se i është shitur Andi Malokut, shoferit të ndjerë të mikut të ‘Rrumit’ prokurorit Ndoj. Nga ekspertimi grafik rezultoi se te shkronjat e fjalës ‘Pemishte’ janë konstatuar ndërhyrje falsifikuese në trajta fshirje, shtesa dhe korrigjimi.

Ku gërmat origjinale të fjalës “Pemishte’ në seksionin B kanë qenë ‘Pyll’. Më datë 27 Korrik 2018, kjo pasuri i është shitur shtetasit Andi Maloku për shumën 2 000 000 lekë dhe ndryshimet e pronësisë janë bërë më datën 31 Korrik 2019.Sa më sipër dalim në konkluzionin se në AMTP-në nr. 153 në emër të shtetasit K. D janë bërë ndërhyrje duke shtuar një sipërfaqe prej 10 000 m2 tokë e përshkruar si ‘Pemëtore’ por që në fakt kjo sipërfaqe vjen nga origjina e një pasurie ‘Pyll”./Në Shënjestër, BW

rrumi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje