Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konkretisht bëhet fjalë për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, biznesmenin Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Konkretisht bëhet fjalë për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, biznesmenin Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.
Në njoftimin e SPAK thuhet se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu thuhet se Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00 dhe pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa oficeri i policisë gjyqësore Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh, në bashkëpunim me dy eprorët e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Ndërkohë, Bledi Belba sipas hetimeve, ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar efektivëve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.
Njoftimi i SPAK
SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit
Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.
Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Rrethanat e faktit
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.
I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij./Dosja.al
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u qëllua me armë 25-vjeçari. Në pamjet e shfaqu...
foto ilustruese TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë kryer kontrolle sot në shtëpinë e ish-deputetit të...
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë zjarri u raportun pak më herët te mbikalimi i Rinasit, ku si pasojë një p...
Foto ilustruse GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar. Policia greke ka arrestuar dy t&eu...
Policia, foto ilustruese TIRANA-Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare...
Foto ilustruse SARANDË - Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë këtë mesditë. Mësohet se nj&...
Foto Ilustruese TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Rinasi...
Diella TIRANË- Asnjë person. Asnjë firmë. Asnjë pasaportë. Megjithatë, në vendin e vogël ballkanik të&nbs...
Policia, foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme te mbikalimi i Rinasit, ku një p...
Foto ilustruese Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktim...