Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze. Sipas policisë janë sekuestrohen gjithashtu shuma parash, celularë dhe karta banke.
DURRËS- Katër shtetas kinezë janë arrestuar, pas zbulimit të një vile dykatëshe në Durrës që ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni. Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni.
Po ashtu janë proceduar penalisht 10 shtetas, 2 prej tyre shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Durrës
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 4″.
Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.
Shpallet në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze.
Procedohen penalisht 10 shtetas, 2 prej tyre shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.
Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Storm 4”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni.
Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni etj.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, në bashkëpunim me 46-vjeçaren kineze dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
pamje nga ekstradimi TIRANË- Janë ekstraduar nga Dubai tre personat e shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje kri...
Foto ilustruese TIRANË- Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t&r...
Foto TIRANË- Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me rreth 41% të mesatares europiane, sipas fuqi...
Foto TIRANË- Pjesa më e madhe e territori në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë me al...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që t...
Foto ilustruese BERAT- Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Rroshnik në Berat teksa ësht&eu...
Amir Avivi TIRANË- Gjenerali izraelit Amir Avivi, duke komentuar përplasjen mes Iranit dhe Izraelit theksoi se Iranin kërkon dominim gl...
foto ilustruese TIRANË- Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop&rdquo...
foto ilustruese TIRANË- Një emigrant shqiptar ka dërguar një mesazh dhe shumë foto kundrejt emisionit “Stop” në T...
Armando Ndreca LEZHA- Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në lidhje me ...