16 Maj 2023, 09:57
Nga m.s
moti i keq ne Vlore
VLORË- Lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë, për shkak të motit të keq. Kapiteneria e Vlorës njofton se është ndaluar dhënie e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave, për sigurimin e tyre. I njëjti burim zyrtar bën me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17.05.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 16.05.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 16-17.05.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATE 16.05.2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 16-17.05.2023
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17.05.2023”, thuhet në njoftimin e kapitenerisë.
moti vlore anijet e peshkimit
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:47
A.B
Arma
SHKODËR- Policia ka zbuluar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Sipas ...
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:35
m.s
numerimi i votave
MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe është pezulluar procesi i numërimit, ndonëse kanë mbetur...
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:30
A.B
Djegia e makines
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve në vend. Një ditë më parë, u rap...
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:20
m.s
Kanë nisur numërimet për votat e këshillave bashkiakë
BERAT- Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ, Partia Soci...
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:20
A.B
Policia
TIRANË- Shpëtim Hida, arrestohet nga Policia pas operacionit të koduar “Arkitekti”. 52-vjeçari për...
Aktualitet
16 Maj 2023, 09:01
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka sqaruar akuzat e bëra për lirimin e Dan Hutrës nga bur...
Aktualitet
16 Maj 2023, 08:57
m.s
Procesi i numërimit për këshilltarët bashkiakë
DURRËS- Aktualisht vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë ...
Aktualitet
16 Maj 2023, 08:42
A.B
Gruaja me arme
TIRANË- Festa per Kristjan Shkrelin në Vaun e Dejës ka pasur edhe krisma armësh. Kështu, siç shihet edhe n&e...
Aktualitet
16 Maj 2023, 08:32
m.s
Faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANË- Zgjedhjet e 14 Majit e rezultati është kryefjalë e të gjithë mediave online sot. "Dosja.al"...
Aktualitet
16 Maj 2023, 07:29
A.B
Reshje shiu
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu dhe rrebes...