LIVE UPDATES

Aktualitet

"Vrasjen e planifikoi vëllai i madh"/ Drejtori i Policisë së Durrësit: Hygerta ndihmoi Hysenin

Sipas Hitës, familjarët e të ndjerit paraqitën edhe disa receta mjekësore në komisariat, me pretendimin se ai kishte probleme të shëndetit mendor. Por që më pas rezultoi e pavërtetë. Po ashtu, fakti që 50 vjeçari nuk kishte humbur asnjëherë më parë kontaktet dhe ishte i përkushtuar ndaj punës e familjes, e bëri Policinë të dyshojë se kishin të bënin me një krim të rëndë.

26 Shkurt 2024, 22:49 Nga h.k
"Vrasjen e planifikoi vëllai i madh"/ Drejtori i Policisë
Foto ilustruese

TIRANË-Hysen Meta, denoncoi zhdukjen e të atit të tij Pëllumb Meta në orët e vona të 13 Shkurtit. Ai deklaroi para bluve në Durrës se “babai ishte zhdukur”. Drejtori i Policisë në këtë qytet Skënder Hita, tha sonte në “Opinion” në Tv Klan se 24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe se planin për ekzekutimin e të atit e kishte bërë bashkë me të motrën 19 vjeçare, Hygertën.

Sipas Hitës, familjarët e të ndjerit paraqitën edhe disa receta mjekësore në komisariat, me pretendimin se ai kishte probleme të shëndetit mendor. Por që më pas rezultoi e pavërtetë. Po ashtu, fakti që 50 vjeçari nuk kishte humbur asnjëherë më parë kontaktet dhe ishte i përkushtuar ndaj punës e familjes, e bëri Policinë të dyshojë se kishin të bënin me një krim të rëndë.


Skënder Hita: Për të denoncuar këtë rast ka ardhur dhe është paraqitur Hysen Meta, djali i madh i viktimës tashmë.

-Që jetonte si emigrant në Itali?

Skënder Hita: Shkonte dhe vinte herë pas herë, kishte qenë dhe në Angli. Pra, bënte një jetë mes emigrimit dhe Shqipërisë. Ai kishte disa ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Në familjen e tyre bashkë me motrën kanë planifikuar vrasjen e babait të tyre.

-Sa kohë përpara, ka të dhëna?

Skënder Hita: Që në momentin që ka ardhur në Shqipëri, kanë filluar diskutimet vëlla e motër për të realizuar këtë krim monstruoz. Në këto kushte pas kallëzimit të bërë, në datë 13 në orët e vona të darkës ai vjen e thotë “babai është zhdukur”. Është bërë procedura normale e rastit. Pas kësaj janë intervistuar familjarët, kolegët, ditën tjetër dhe më datë 17 u gjet mjeti i braktisur në zonën pranë Sektor Rinia. Fakti që u gjet mjeti patjetër do shihej dhe rrugë kalimi, u zbulua dhe një makinë tjetër që e ndiqte. Këto ishin indiciet që na dhanë të kuptonim që s’kemi të bëjmë me një zhdukje, por duhej hetuar dhe duhej çuar para për të mësuar të vërtetën. I bëmë një profil analitik viktimës, nxorrëm të dhëna, ai nuk kishte humbur ndonjëherë kontaktet, jetën e kishte të lidhur te puna e te familja, i kishte afër, në këto rrethana ai s’mund të largohej dhe të linte makinën në një vend të pazakontë. Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumenta shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë.

drejtori i policise se durresi pellumb meta

Sondazh

Poll

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

Rama pret 'vëllanë e madh' në Tiranë, Erdogan i tërheq vëmendjen për atletet

E bën sërish/ Rama i ulet në gjunjë Melonit, kryeministrja vihet në siklet: Edi stop

Roli i Shqipërisë në Aleancë, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Rama pret në Kryeministri homologun spanjoll: Takim i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve

Rama batuta me Frederica Mogherini: Nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë ende aplikimin për pasaportë

Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: Nuk ka ndonjë datë magjike, anëtarësmimi varet nga ju

Antonio Costa uron Ramën për zgjedhjet: Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE

"Kolegët e rajonit mos ta humbin këtë mundësi"/ Rama: BE e gatshme të pranojë anëtarë të rinj