LIVE UPDATES
Aktualitet

Nano i prerë nga Korça: Kanabisi si radari, zero negociata me Policinë e Shtetit

Gjatë një takimi në Korçë, Nano tha se për kultivim të lëndëve narkotike nuk duhet të ketë asnjë negociatë.

16 Qershor 2022, 19:18 Nga I.A
Nano i prerë nga Korça: Kanabisi si radari, zero negociata me
Gledis Nano

KORÇË- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar drejtuesit në rrethe të policisë në lidhje me punën kundër lëndëve narkotike. Gjatë një takimi në Korçë, Nano tha se për kultivim të lëndëve narkotike nuk duhet të ketë asnjë negociatë. Ai gjithashtu theksoi se falë mbështetjes së Guardia Di Finanza dhe dronëve po arrihet monitorimi i çdo terreni nga ajri.   

Ju falënderoj për vlerësimin dhe fjalët e mira për Policinë e Shtetit. Dua t’ju siguroj se këto vlerësime janë një obligim më tepër për Policinë vendore, për të punuar më shumë dhe për të patur rezultate akoma më të mira. Gjej rastin të falënderoj për gjithë angazhimin, gjithë titullarët e institucioneve që janë këtu. Patjetër është fryma dhe serioziteti juaj që vë në lëvizje gjithë stafin e institucionit që ju drejtoni, por siç u përmend edhe nga të gjithë parafolësit këtu, është një punë që nuk kryhet dot vetëm.

U përmend dhe që Korça ka një traditë dhe një kulturë dhe kjo e ka ndihmuar shumë në pasjen e këtyre rezultateve shumë të mira në drejtim të moskultivimit. Unë dua të shtoj, përveç kësaj, që nëse do të provojmë ta lëmë pak në rënie të lirë, nuk do të jetë ky rezultat, sepse përveç personave që do të tentojnë të kultivojnë, besoj që do të ketë edhe persona të tjerë që do ta organizojnë kultivimin dhe Korça nuk do të jetë më në këto nivele që është sot. Nisur nga kjo, ne do t’i qëndrojmë fort, me shumë vendosmëri, kësaj pune që po bëjmë, me shumë seriozitet dhe profesionalizëm. Unë këtë kam kërkuar fillimisht nga stafi i Policisë së Shtetit, për të qenë shumë rigorozë, shumë të vendosur dhe jo vetëm për të raportuar aty ku ka kanabis sipas zonave të përgjegjësisë, por për ta dokumentuar këtë aktivitet të kundërligjshëm dhe për ta goditur dhe asgjësuar të gjitha bimët që janë të kultivuara. Për sa i përket logjistikës, që me shumë të drejtë u përmend, këtu do të kërkoja mbështetjen e të gjithë institucioneve që përfaqësoni.

Të gjithë e dimë se çfarë logjistike ka Policia e Shtetit dhe terreni i thyer dhe malor e bën edhe më të vështirë kontrollin, duhen automjete më specifike, kështu që të gjitha bashkitë dhe institucionet që kanë mundësi, kanë logjisitikë, automjete, unë do t’i kërkoja që të jenë në mbështetje të Policisë së Shtetit, me qëllim që këtë punë ne ta kryejmë bashkë dhe ta çojmë me sukses deri në fund. Të gjithë jemi përgjegjës, të detyruar e të ngarkuar me këtë punë, për të luftuar, kështu që nuk na përjashton asgjë nga përgjegjësia. Ne këtë punë do ta bëjmë me të gjitha mjetet. Policia ka treguar që e ben këtë punë, e ka bërë edhe në kohë të vështira, ndonëse me shumë kosto në logjistikë, por edhe në njerëz, asnjëherë nuk është tërhequr. Kështu që kur flasim për qarkun e Korçës, nuk e vë në diskutim që po realizon të gjitha objektivat që janë vendosur nga vetë ne anëtarët e Task-Forcës. Kjo do ralizohet me një nivel ose rezultat pozitiv që duhet të jetë shembull për të gjitha qarqet e vendit tonë. Rezultati pozitiv në qarkun e Korçës duhet të jetë një motiv për çdo qark, për të treguar që kjo punë bëhet.

Ndaj unë sot mora pjesë në këtë takim, për të dhënë një mesazh edhe më gjerë, jo vetëm për qarkun Korçë, që Policia është e vendosur dhe do të qëndrojë e fortë ndaj çdo individi e grupi individësh që përpiqen të kultivojnë kanabis, me të gjitha format dhe instrumentat ligjorë që ka në dispozicion dhe me gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik. Përderisa këtu po flisnim për pamjaftueshmëri të kapaciteteve logjistike, u them që aktualisht kemi mbështetje nga Guardia di Finanza, për monitorim nga ajri.

Kemi shtuar numrin e dronëve në çdo drejtori vendore të Policisë, me qëllim monitorimin e atyre zonave të thepisura. Jo më larg se para dy javësh, njëri nga kolegët u aksidentua duke kontrolluar me kolegët e tjerë të Policisë, një zonë të thepisur malore. Për fat të mirë, ai është mirë nga ana shëndetësore. Ishte aq i thepisur terreni, saqë e kemi nxjerrë me një vështirësi shumë të madhe, duke përdorur helikopterin. Kjo tregon edhe një herë gjithë vendosmërinë që Policia e Shtetit ka për të kontrolluar çdo pëllëmbë të territorit në zonat e përgjegjësisë, nga afër. Në konceptin tim personal unë habitem kur dëgjoj se ka individë që vazhdojnë dhe kultivojnë, harxhojnë dhe investojnë kot. Nga kjo punë nuk do të fitojë askush dhe nuk ka për të fituar askush që kultivon dhe askush që bën sikur nuk shikon apo më keq akoma, ndihmon këta individë dhe grupe kriminale. Përveç pjesës së kultivimit, Policia e Korçës ka qenë në lartësinë e duhur për të goditur edhe problematika të tjera, siç janë tregtimi dhe shpërndarja e kanabisit, sidomos në zonat publike apo pranë institucioneve arsimore.

Siç u tha edhe nga kryetari i bashkisë, që e falënderoj për vlerësimin, është një goditje që i është dhënë kësaj veprimtarie kriminale, për të pasur një komunitet më të pastër dhe fëmijët të shkojnë në shkollë, të qetë dhe të parrezikuar se dikush do t’u shesë kanabis. Një aspekt tjetër që unë dua të vlerësoj në punën e bërë deri tani është edhe tentativa për trafikim të kanabisit. Ka pasur disa raste që janë goditur në tentativë për të dalë nga kufiri, dhe kjo është një punë shumë e mirë e bërë, për t’i treguar çdo individi dhe grupi që as nuk e kultivoni dot, as nuk e shisni dot afër shkollave dhe as nuk e trafikoni dot. Individë që ndoshta deri dje janë marrë me këtë punë, sot duhet të jenë të qartë se ka edhe “Jo, nuk bëhet kjo punë!”.

Ndoshta u vjen çudi të gjithë këtyre individëve sepse janë mësuar me të tjera qasje, por është si puna e asaj gjobës që prodhon radari elektronik dhe nuk ke punë fare me oficerin e Policisë edhe nuk ka negociatë me atë radar, prodhohet gjoba dhe të vjen me zarf në shtëpi. Nuk ka asnjë negociatë, me askënd, në Policinë e Shtetit dhe nuk ka asnjë diskutim se ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj pune. Qëllimi ynë i përbashkët është të kemi një ambient sa më të pastër dhe me sa më pak krime, sa më të qetë për në që jetojmë këtu dhe për të gjithë ata turistë që duan të vizitojnë apo të kalojnë pushimet në qarkun e Korçës apo dhe më gjerë në qarqe të tjera të vendin tonë.

Më vjen mirë që dëgjoj vlerësime shumë pozitive nga të gjithë, por nganjëherë nuk është e lehtë kur je midis suksesit, meqenëse keni arritur në këtë lloj niveli, duhet akoma më shumë punë për ta mbajtur, bashkë me kolegët e tjerë, për të pasur rezultate më të mira akoma. Ky le të jetë një motivim për të gjithë ju dhe kolegët e Drejtorisë Vendore dhe atë të Kufirit dhe Emigracionit që të shohim rezultate edhe më të larta, në të ardhmen. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, pjesëmarrësit në këtë takim. Me këtë rast dua të falënderoj edhe mediat, të cilat pasqyrojnë punën e Policisë së Shtetit, informojnë publikun, sepse edhe kjo është një mënyrë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit të të gjithë komunitetit, për të qenë sa më qytetarë, dhe sa më në krah të ligjit dhe jo kundër tij. Punë të mbarë të gjithëve dhe faleminderit!

gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj