Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimi që ka zgjatur 2 orë e 30 minuta, është zhvilluar kokë më kokë në zyrën e kreut të policisë, Gledis Nano. Pikërisht në këtë takim, Jeton Lami, mësohet të ketë informuar Nanon për fatin e Ervis Martinaj, arsyet pse e shoqëronte të kërkuarin e SPAK me makinë dhe njëherësh ka treguar punonjës të tjerë policie, që Martinaj kishte kontakte.
Jeton Lami, është oficeri i policisë operacionale që di shumë rreth fatit misterioz të zhdukjes së Ervis Martinajt. Njëherësh ky oficer i arrestuar vetëm pak ditë pas zhdukjes së Martinaj në Shijak, u kthye një ndër shkaqet e radhës që sollën rihapjen e konfliktit mes Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Ora News” ka mësuar nga burime të sigurta se Jeton Lami, pasi është vënë në dijeni përmes një videoje duke shoqëruar Ervis Martinaj dhe se ndaj tij kishte një vendim arrestimi, ai ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
Takimi që ka zgjatur 2 orë e 30 minuta, është zhvilluar kokë më kokë në zyrën e kreut të policisë, Gledis Nano. Pikërisht në këtë takim, Jeton Lami, mësohet të ketë informuar Nanon për fatin e Ervis Martinaj, arsyet pse e shoqëronte të kërkuarin e SPAK me makinë dhe njëherësh ka treguar punonjës të tjerë policie, që Martinaj kishte kontakte.
Jeton Lami, i ka pohuar Gledis Nanos plot 12 drejtues të lartë policie, që janë ende në detyrë dhe ish-detyrë, të cilët kanë mbajtur kontakte dhe ndihmuar Ervis Martinaj.
“Ora News” mëson se për emrat e drejtuesve të lartë të policisë, është informuar dhe një ambasadë mike në Shqipëri. Disa prej këtyre 12 emrave janë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa kanë shtrirje në qarqe.
Nga sa mësohet Nano, i ka kërkuar Jeton Lamit që rrëfimi i tij të merret me procesverbal në mënyrë që të kishte efektin e provës proceduriale.
Por Jeton Lami s’ka pranuar propozimin e Nanos, për arsye sigurie. Lami sot mbahet në burgun e “Shën Kollit” në Lezhë, dhe deri në këtë fazë akuza ndaj tij është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërsa Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është shkarkuar nga detyra.
Para se t’i kërkohej dorëheqja dhe më pas të largohej me shkarkim, Gledis Nano, ka zhvilluar një takim me ministrin Bledi Çuçin, duke e vënë në dijeni mbi përmbajtjen e dëshmisë së oficerit të arrestuar Jeton Lamit dhe emrave të zyrtarëve të lartë të policisë që ai i ka treguar.
Tre ditë pas këtij takimi, ministri Çuçi ka thirrur në zyrë Gledis Nanon, duke i kërkuar dorëheqjen për shkak të ngjarjeve kriminale, besimit jo të mirë të publikut tek policia dhe arsye të tjera.
Nano ka këmbëngulur për të mos dhënë dorëheqjen, duke refuzuar të largohet. Por pozicioni i tij i punës është zgjidhur me shkarkimin zyrtar që i bëri ditën e mërkurë, 31 gusht 2022 kryeministri Rama./ Ora News
Foto ilustruese Patriarkalizmi, mungesa e llogaridhënies dhe paragjykimet janë disa prej arsyeve që i bën të mbijetuarat të ...
Foto ilustruese Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por gëzimit dhe entuziazmit të fëmijëve q&eu...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Cërrik, ku një 10-vjeçar ësht&...
Foto ilustruese Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për të thithur maturantët drejt degëve universitare që rrezikoj...
Fatmir Ara ITALI- Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino). Trupi i paje...
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë një 27-vjeçare në një apartame...
Foto Ilustruese ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali rreth orës 22:00 mbrwmjen e kaluar për veprën...
Dmitry Peskov RUSI- Vendimi i Evropës për të ndaluar vizat e shtetasve rusë ka alarmuar Moskën. RIA shkruan se zëdhën&eu...
Foto ilustruese POGRADEC- Një 58-vjeçar nga Pogradeci është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pa...