LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Ndërhynte në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve dhe përvetësonte të dhënat, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Ervin Voci dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë.

3 Tetor 2024, 13:07 Nga M.B
EMRI/ Ndërhynte në sistemet operative iOS dhe android të
Foto nga operacioni

TIRANA- Një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatesh telefonikë, është arrestuar në Tiranë. Dyshohet se ai duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

Ervin Voci dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë.

Kështu, ai ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre. Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Wiper" nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Ndalohet një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatësh telefonikë, i cili duke ndërhyrë në sistemet operative iOS dhe android të smartphoneve, përvetësonte të dhënat kompjuterike të këtyre pajisjeve dhe njëkohësisht thyente sistemet operative të tyre në mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu dhe sistemin online iCloud.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, pas interceptimit te pulsimeve dixhitale, si dhe në zbatim të Vendimit nr. 5336, datë 01.10.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Wiper".

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. V., 36 vjeç, për veprat penale "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i pajisjeve", "Ndërhyrja në të dhënat e topografisë së qarkut të gjysmë përçuesit", dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM", parashikuar nga nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.

Shtetasi E. V. dyshohet se nëpërmjet pajisjeve elektronike të posaçme, programeve të palicencuara, të cilat shiten në tregun e zi online, i quajtur ndryshe DarkWeb, si dhe nëpërmjet gjenerimit të numrave të telefonit të shteteve të ndryshme, nga programe specifike online, ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të sistemeve operative të aparateve celularë. Kështu, ky shtetas ka arritur që të thyejë elementët e sigurisë të tyre, dhe më pas ka marrë në posedim të dhënat kompjuterike, të përdoruesve të mëparshëm dhe kthimin në gjendje fillestare të smartphoneve me qëllim shitjen e tyre.

Deri tani janë dokumentuar me prova ligjore 473 përvetësime të fjalëkalimeve të ndryshme. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj