LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimi i urave mbi lumin Ibër/ BE: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Sipas bllokut evropian, është thelbësore që projekte të tilla të reflektojnë vullnetin dhe nevojën e komuniteteve lokale. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.

7 Korrik 2025, 17:23 Nga E. D
Ndërtimi i urave mbi lumin Ibër/ BE: Çdo projekt kërkon
foo ilustruese

KOSOVË-Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë është zhvillim që bart rëndësi, edhe politike edhe praktike" dhe që "secili projekt infrastrukturor në mes të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog në mes të të gjitha komuniteteve”.

Sipas bllokut evropian, është thelbësore që projekte të tilla të reflektojnë vullnetin dhe nevojën e komuniteteve lokale. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, qëllimi i projekteve është “integrimi dhe zhvillimi” mes banorëve të Mitrovicës së Veriut me shumicë serbe dhe asaj të Jugut me shumicë shqiptare. Gurëthemelet e dy urave në Mitrovicë janë vendosur më 1 korrik, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Më herët gjatë ditës, Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka nisur një peticion kundër ndërtimit të urave mbi Ibër. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë përpara fillimit të nënshkrimit të peticionit, se qëllimi është “të tregohet një qëndrim i unifikuar i popullit serb, se ai nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”.

Sipas tij, peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa më pas do t’i përcillet bashkësisë ndërkombëtare. Urat do të ndërtohen pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë urë qëndrojnë vazhdimisht pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, pasi ajo njihet për konflikte etnike në periudhën e pasluftës. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për mbylljen e saj për qarkullimin e makinave. Bashkimi Evropian ka porositur më 7 korrik që “të gjitha marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë ato lidhur me urën në Mitrovicë të zbatohen plotësisht”.

Blloku evropian ka bërë të ditur se është duke kryer vlerësimin e strukturës së urës në Mitrovicë dhe është duke analizuar planin urbanistik të zonës përreth, dhe që autoritetet e Kosovës janë ta informuara për këto zhvillime.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, mirëpo synon të garantojë që secili vendim për të ardhmen e urës bëhet mbi baza të të dhënave të sakta dhe objektive".

“BE-ja është duke u koordinuar nga afër me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë sa i përket të ardhmes së urës”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Verën e kaluar, Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar se ajo mund të hapet për trafik gjë që i ka rritur tensionet dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare. Kryeministri në detyrë, Kurti ka deklaruar se Qeveria e tij nuk do të heqë kurrë dorë nga hapja e urës kryesore.

Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarët nga Mitrovica e Jugut besojnë se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes./REL

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj