LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndotja nga plastika, sa i kushton Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe peshkimit

Studimi i Çmimit të Ndotjes Plastike të Deloitte (Price Tag of Plastic Pollution) për vitin 2019, përdor një model vlerësimi për kostot ekonomike të mbeturinave ujore, të cilat zakonisht rrjedhin nga lumenjtë për në dete dhe oqean.

7 Korrik 2023, 14:25 Nga k.m.
Ndotja nga plastika, sa i kushton Shqipërisë në sektorin e
Foto ilustruese

Ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës, duke përfshirë artikullin numër një më të shpërdoruar në botë: filtrat e cigareve me një përdorim. Dhe ndërsa ne e dimë se mbetjet plastike kanë ndikim masiv mjedisor, cilat janë kostot ekonomike të lidhura me to? Duke përdorur vlerësimet e zhvilluara nga Deloitte për The Ocean Cleanup, të dhënat paraqesin koston e ndotjes nga plastika.

Studimi i Çmimit të Ndotjes Plastike të Deloitte (Price Tag of Plastic Pollution) për vitin 2019, përdor një model vlerësimi për kostot ekonomike të mbeturinave ujore, të cilat zakonisht rrjedhin nga lumenjtë për në dete dhe oqean.

Vlerësimet që rezultojnë për 87 vende mbulojnë kostot e drejtpërdrejta të qeverisë dhe të ardhurat e humbura nga turizmi, peshkimi dhe akuakultura. Për Britaninë e Madhe, për shembull, kostot direkte të përballuara nga qeveria, ishin midis 7.1 dhe 31.7 milion dollarë, por raporti vlerësoi se kostot totale ishin midis 29.6 dhe 266.2 milion dollarë.

Deloitte dhe Ocean Cleanup, zgjodhën vendet në bazë të dendësisë së mbetjeve të rrugëve ujore.

Ndotja nga plastika në vendet bregdetare

Çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6.0 dhe 19.2 miliardë dollarë. Kostot direkte të pastrimit të vijave bregdetare, rrugëve ujore, marinave dhe porteve, luhaten midis 5.6 dhe 15.0 miliardë dollarë shpenzime qeveritare.

Por, kostot e pastrimit nuk janë ndikimi i vetëm. Plazhet e ndotura dhe mbeturinat, gjithashtu kanë ndikim në turizëm, që vlerësohet të jetë midis 237.8 milionë dhe 2.4 miliardë dollarë. Dhe ndërsa dëmi për ekosistemet detare, nuk mund të përllogaritet, kostoja për peshkimin dhe akuakulturën, dhe komunitetet që varen prej tyre, është reale, midis 114.4 milion dhe 1.9 miliardë dollarë në vit.

Sa i kushton Shqipërisë?

Kostoja e ndotjes nga plastika në sektorin e turizmit në Shqipëri përllogaritet të jetë midis 150 000 dhe 1 480 000 dollarë.

Në sektorin e përshkimit dhe akuakulturës, kostot e ndotjes së shkaktuar nga plastika, përllogaritet të jetë nga 20 000 deri në 450 000 dollarë. Ndërsa shpenzimet qeveritarë për trajtimin e mbeturinave plastike, janë nga 130 000 deri në 490 000 dollarë.

‘Lumenjtë’ e ndotjes nga plastika

Por, nga vijnë gjithë këto mbeturina plastike?

Sipas vlerësimeve më të fundit, deri në 1656 lumenj, kontribuojnë në 80% të ndotjes plastike në oqeane. Ky studim i vitit 2021, përditëson vlerësimet e mëparshme, që fajësuan vetëm një pjesë të vogël të lumenjve. 10 lumenjtë kryesorë janë të gjithë në Azi. Azia është shtëpia e shumicës së popullsisë së botës dhe e shumë vendeve në zhvillim, me sisteme të dobëta të menaxhimit të mbetjeve. Shumë pjesë të Azisë, veçanërisht në juglindje, kanë gjithashtu reshje të mëdha, të cilat janë një faktor kontribuues. Afërsia me qytetet është gjithashtu e rëndësishme, siç është distanca me bregdetin. Në fakt, tre lumenjtë kryesorë, që transportojnë më shumë mbeturina plastike, kalojnë nëpër qytetet kryesore bregdetare Manila, Kuala Lumpur dhe Mumbai.

Si rezultat, jo vetëm që Azia është burimi më i madh i ndotjes nga plastika, 81% e ndotjes në të gjithë botën, por gjithashtu ka kostot më të larta direkte dhe indirekte nga ndotja nga plastika, midis 5.4 dhe 16.4 miliardë dollarë në vit.

Çfarë duhet bërë?

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD), vlerësoi se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohej në 1.0 miliardë ton deri në vitin 2060. Dhe ndërsa ata vlerësojnë se pjesa e plastikës, që i shpëton sistemeve të menaxhimit të mbetjeve, do të bjerë nga 22% (2019) në 17% (2060), kjo është ende një sasi shumë e madhe. Nuk është për t’u habitur, që kanë filluar fushatat kundër përdorimit të produkteve plastike me një përdorim, ndërsa shumë qeveri kanë ndërmarrë masa. Bangladeshi ishte vendi i parë, që ndaloi qeset plastike në vitin 2002, ndërsa SHBA-ja ndaloi mikroplastikën në produktet e kujdesit personal në 2015, e ndjekur nga MB (2018), Kanadaja (2018) dhe më pas Kina (2020-2022).

Në nivel ndërkombëtar, 170 vende ranë dakord së fundmi, që të kenë një draft të parë të një traktati global të plastikës, gati deri në nëntor 2023.

Po rritet lëvizja kundër filtrave plastikë të cigareve

Filtrat plastikë të cigareve, të cilët rregullisht kryesojnë pastrimin vjetor ndërkombëtar të bregdetit të Ocean Conservancy, janë gjithashtu nën shqyrtim. Direktiva e BE-së për plastikën me një përdorim, nuk ndaloi plotësisht filtrat plastikë, por vendosi masa reduktuese ndaj tyre. Gjermania, nga ana tjetër, së shpejti do t’u kërkojë prodhuesve të plastikës, që të paguajnë për të financuar një fond qendror pastrimi.

Kjo nismë, pritet të sjellë 450 milionë euro, vetëm gjatë vitit të parë dhe ndikon tek prodhuesit e kontejnerëve të pijeve, të paketimeve për produktet ushqimorë dhe gjithashtu, filtrave të cigareve./Monitor

ndotja nga plastika

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj