LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshimet klimatike, Komiteti i Digave i kërkon KESH studim për Kaskadën e Drinit

Konkretisht lidhur me energjinë Komiteti Kombëtar Digave të Mëdha i ka kërkuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare që të kryejë analizë apo studim mbi kaskadën e Drinit duke reflektuar mbi disa të dhëna të saj.

10 Qershor 2025, 14:14 Nga M.B
Ndryshimet klimatike, Komiteti i Digave i kërkon KESH studim për
Foto ilustruese

TIRANA- Ndryshimet klimatike të cilat janë bërë më evidente në formën me të cilën manifestohen si në valët e të nxehtit ashtu edhe në volumin e reshjeve kanë nxitur studime dhe analiza mbi efekte që këto zhvillime mund të kenë në sektorë të ndryshëm.

Konkretisht lidhur me energjinë Komiteti Kombëtar Digave të Mëdha i ka kërkuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare që të kryejë analizë apo studim mbi kaskadën e Drinit duke reflektuar mbi disa të dhëna të saj.

Në një vendim të prillit KKDM nënvizon se me gjithë kërkesat zyrtare të këtij të fundit, nuk është paraqitur një analizë dhe studim në lidhje me nivelet dhe prurjet e ujit në kaskadë gjatë 5 viteve të fundit duke i krahasuar me të dhënat e projektit dhe me nivelet dhe prurjet që mund të ndodhin një herë në 100 vjet, 1000 vjet dhe PMF.

“Kjo kërkesë është e nevojshme në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe kërkesave të eksperteve të huaj dhe vendas të shprehura në studimet e viteve të fundit për rritjen e kapaciteteve shkarkuese në digat e HEC Koman dhe HEC Fierzë, rezultateve të matjeve batimetrike në të 3 rezervuaret e kaskadës si dhe të përditësimit të rregullores së shfrytëzimit dhe menaxhimit të prurjeve dhe shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin”, thuhet në vendim.

Një tjetër pikë me rëndësi që sjell në vëmendje Komiteti është ajo që gjatë inspektimeve në terren janë vërejtur se në digën e HEС Koman është dëmtuar sistemi i grumbullimit dhe monitorimit të filtrimeve tek dhëmbi në anën e poshtme të digës si dhe sistemi i shkarkimit fundor në digën e Qyrsaqit.

Lidhur me këtë parashtrim Komiteti ka vendosur që t’i kërkoj KESH përgatitjen dhe dorëzimin pranë KKDM të një Raporti teknik në lidhje me analizën dhe studimin e kërkuar për nivelet dhe prurjet e ujit në kaskadë gjatë 5 viteve të fundit duke i krahasuar dhe analizuar me të dhënat e projektit origjinal, të dhënat e matjeve batimetrike të rezervuareve si dhe me nivelet dhe prurjet që parashikohet të ndodhin një herë në 100 vjet, një herë në 1000 vet dhe ne rastin e PMF.

“Kjo analizë duhet të marrë në konsideratë edhe rezultatet e studimeve të mëparshme nga ekspertet e huaj dhe vendas. Në raport duhet të jepet edhe informacioni në lidhje me masat e parashikuara nga KESH në lidhje me rritjen e kapaciteteve shkarkuese të digave në HEC Koman dhe HEC Fierzë sipas kërkesave të eksperteve. Ky Raport duhet të dorëzohet pranë KKDM brenda muajit Qershor 2025”, thuhet në vendim./ Monitor

kesh diga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj