LIVE UPDATES
Aktualitet

Në gjurmët e fundit! Martinaj u filmua në hotelin me 5 yje e ‘humbi’ në Durrësit (Vizita në Tiranë)

Edhe pse fillimisht po hetohej në tre pista, rrëmbim, eliminim nga armiqtë apo inskenim, arrestimi i një efektivi të Forcave Operacionale, Jeton Lami që kishte shërbyer si shofer i Martinaj, i ka kthjelluar pakëz ujërat.

25 Gusht 2022, 17:06 Nga F.M
Në gjurmët e fundit! Martinaj u filmua në hotelin me 5 yje e
Jeton Lami dhe Ervis Martinaj, Endrit Dokle

TIRANË- Ervis Martinaj ish-bossi i lojërave të fatit është zhdukur pa gjurmë që prej dhjetëditëshit të parë të Gushtit dhe fati i tij ka mbetur ‘mister’. Denoncimi u bë nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj, babai i Brilant Martinajt që u vra dhe iu dogj këtë 17 korrik në Fushë Krujë. Faik Martianj, i shqetësuar për atë që mund të kishte ndodhur me nipin e tij u paraqit dhe bëri një kallëzim në Policinë e Kurbinit tre ditë pasi nuk po kontaktonte dot me 40-vjeçarin. Bazuar në dëshminë e Faik Martinajt, një person nga Puka, por me banim në Dubai e mik me familjen, i kishte thënë se kishte dyshime që diçka mund t’i kishte ndodhur biznesmenit që kërkohej prej muajsh nga Policia e Shtetit pas organizimit të operacionit “Plumbi i artë”.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të,”- thuhet në kallëzimin e bërë nga Martinaj në Policinë e Kurbinit.

Fati i biznesmenit mbeti në duart e uniformave blu që e kërkonin për llogaritë me drejtësinë. Kjo pasi i penduari Nuredim Dumani, i cili zbërtheu një sërë vrasjeh që datonin nga viti 2012, pretendonte se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles, kreut të fraksionit të ish-Bandës së Durrësit. Atentati nuk u realizua kurrë, por dëshmia u bë publike dhe ran ë ‘veshin’ e Dokles gjithashtu.

Nisur nga ky fakt, familja Martinaj ka drejtuar gishtin drejt Dokles. Konkretisht, ditë pa pasur asnjë kontakt me të birin, Mustafa Martinaj ka deklaruar se dyshon se Ervisit mund t’i ketë ardhur diçka e keqe prej tij.

Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta. Kemi dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen,"- mësohet të ketë thënë babai i Martinajt, sipas gazetares Klodiana Lala.

Që pas publikimit të lajmit të parë në lidhje me zhdukjen e Martinaj ka pasur shumë të dhëna kontradiktore.

Edhe pse fillimisht po hetohej në tre pista, rrëmbim, eliminim nga armiqtë apo inskenim, arrestimi i një efektivi të Forcave Operacionale, Jeton Lami që kishte shërbyer si shofer i Martinaj, i ka kthjelluar pakëz ujërat.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi sot nga Kurbini se Lami ishte pikasur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës. Më 5 gusht, Jeton Lami, Ervis Martinaj dhe një vajzë, për të cilën nuk dihet asnjë informacion, janë nisur nga Peza në drejtim të Durrësit e kanë ndaluar në një hotel. Udhëtimi u bë me një mjet të llojit “Audi A8”, që drejtohej nga Lami. Kur u afruan në hyrje të Durrësit ishte ora 21:15 sipas Lalës, gjë që tregohet dhe nga pamjet filmike. Martinaj dhe vajza zbritën e futën brenda, ndërsa Lami u largua.

“Ata rezultojnë të jenë nisur nga Peza në drejtim të Durrësit me ‘Audi A8’ në datën 5 gusht në orën 21:15 shihen duke hyrë në hotel. Sipas të dhënave paraprake dhe pamjeve filmike rezulton se Ervis Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kanë dalë të nesërmen dhe janë shoqëruar nga oficeri dhe një person tjetër që nuk është identifikuar ende. Edhe vajza që e shoqëronte është marrë në pyetje. Pamjet e fundit të Ervis Martinaj janë në Tiranë më 7 gusht dhe më pas nuk dihet asgjë për të. Sipas familjes ai ka humbur kontaktet më datë 9 gusht,"- tha Lala.

Gazetarja Klodiana Lala tha gjithashtu se më datë 7 gusht, Martinaj e ka bërë edhe një vizitë të fundit në Tiranë, por nuk dihet saktësisht vendi ku ka shkuar.

Nga ana tjetër, ABC raporton se Martinaj ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel që sipas ty ishte me pesë yje dhe dhoma ishte rezervuar në emër të policit Jeton Lami.

Të nesërmen në mëngjes, sipas ABC, Lami është rikthyer në hotel për të marrë Martinajt dhe vajzën që e shoqëronte, por këtë herë me një tjetër makinë, të llojit “Volkswagen”.

ABC shton se gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj. Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Hyrja dhe dalja nga hoteli janë të vetmet pamje filmike të Martinajt që prokuroria ka në duar për momentin dhe që tregon gjallë për herë të fundit biznesmenin. Këto pamje ranë edhe në duart e shefit të Operacionales e i kushtuan vendin e punës Jeton Lamit.

Gazetari Elton Qyno shkruante për Ora News se Lami ishte thirrur në zyrë nga eprori i tij me argumentin se do ta angazhonte në një ‘punë’, por e vërteta ishte përballja me pamjet ku dukej me Martinajn. Më pas, Lami u vu në pranga në zyrën e drejtorit të Operacionales nga kolegët e tij.

Vetë efektivi ka vendosur të heshtë.

“Do flas një herë tjetër,”- ka thënë ai sot në Gjykatën e Kurbinit ku ka dalë i veshur me jelek antiplumb, duke shtuar aludimet mbi atë që di rreth fatit të Martinajt.

Edhe reagimi i avokatit të Lamit, nuk ishte mjaft shterues.

“Klienti im nuk më ka dhënë shpjegime,”- tha Gentian Romano.

Në pyetje është marrë edhe personi drejt të cilit ka drejtuar ‘gishtin’, Indrit Dokle, i cili ka mohuar të ketë lidhje me drejtimin që mund të ketë marrë fati i Martinajt.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij.

Hetimet janë në duart e Prokurorisë së Kurbinit që mësohet se ka vënë në përgjim 110 persona që kishin kontakte me Martinaj. Zonat ku po kryhen kontrolle janë ato ku i zhdukuri kishte krijuar lidhje të forta si Durrësi, Laçi, Shkodra, Lezha, Vlora e Tirana.  

zhduket ervis martinaj ervis martinaj indrit dokle mustafa martinaj faik martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj