10 Qershor 2024, 17:15
Nga I.A
Valter dhe Durim Bami
DUBAI- Dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami dyshohet se janë vënë në pranga nga policia e Dubait ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre është bërë, pasi autoritetet shqiptare i kanë shpallur në kërkim për megaoperacionin 'Revanshi'.
Ndërkohë që autoritet ligjzbatuese në Shqipëri ende nuk janë njoftuar në mënyrë zyrtare për arrestimin e vëllezërve Bami. Ndërkohë që autoritet në Dubai po bëjnë skanimin e shënjave të gishtrinjëve, për të konfirmuar nëse dy personat e ndaluar janë vëllezërit Bami, apo persona të tjerë.
Çfarë ndodhi në operacionin Revanshi?
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
durim bami valter bami
Aktualitet
10 Qershor 2024, 15:52
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen në gjendje të lirë tre persona në Fier. Bëhet me dije se është proceduar 59-vje&cc...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 15:46
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë reaguar në lidhje me operacionin e zhviluar ditën e premtë në bashkëp...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 15:40
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar në Kapshticë. Mësohet se gjatë kont...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 14:53
S.B
Paketat e sekuestruara
LONDËR- Arrestohet në aeroportin e Lutonit 38-vjeçari shqiptar. Mësohet se 38-vjeçari E.M u kap dh...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 14:14
S.B
Florian Gjergji
TIRANË- Ditën e sotme u arrestua 35-vjeçari i shpallur në kërkim në Rinas teksa tentonte të dilte...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 13:25
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme u plagos në këmbë nga një person i paidentifikuar me armë zjarri 30-vje...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 13:00
S.B
Klotilda Jaupi dhe Valentina Lamaj
TIRANË- Disa ditë më parë u bë e ditur një skemë mashtrimi e quajtur “Let&...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 12:45
r.ll
aleks ndreka
ITALI- Është arrestuar në Itali, Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda apo siç njihet ndryshe “Leksi i Druve&rd...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 12:37
r.ll
protesta
TIRANË- Ka përfunduar pas rreth dy orësh protesta para bashkisë së Tiranës. Protesta e radhës do të mbahet...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 12:32
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet i shpalluri në kërkim teksa tentoi të dilte nga vendi në Rinas. Mësohet se 35-vje&cce...