Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.
TIRANË- Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Vlorë dhe në Shijak, paralelisht me ato që u zhvilluan në Fushë Kuqe. Mësohet se edhe në Vlorë e Shijak janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit.
Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.
Në burg pas zhdukjes së Martinajt ndodhet ish-efektivi Jeton Lami, i cili kohët e fundit është raportuar se ka folur para tre prokurorëve që kanë dosjen në dorë. Ai u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Marjan Rroku dhe Alda Canaj TIRANË- Vuan dënimin me burg përjetë, por duket se Marjan Rroku është gati për të b&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 2 ras...
Municione KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksionin e RENEA-së dhe FNSH-së në banesën e t&eu...
Armet KURBIN- Municionet në foto janë ato ç'ka policia e shtetit, FNSH dhe forcat RENEA zbuluan në 3 ambiente në zonën e Fu...
KURBIN- Kontrollet në banesën e të shumë kërkuarit të policisë Ervis Martinaj kanë përfunduar pasditen e sot...
Muharrem Koni TIRANË- Në krye të protestës së organizuar sot nga banorët e Bërxullës përballë Ambasa...
Universiteti DURRËS- Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës prej 17 vitesh nuk ka një konvikt për student&eum...
Gruaja ELBASAN- Sot bëhen 3 ditë nga greva e Paraplegjikëve. Nëna e një prej invalidëve kërkon që të tako...
Greva ELBASAN- Tre prej invalidëve që u futën në grevën e urisë janë zëvendësuar. Kështu kanë zbulua...
Policia SHKODËR- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu janë zbuluar mjete të paligjshme në mjet. I r...