LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Shqipëri dyfishohen votuesit nga jashtë, Celibashi: Vota e tyre do të ndikojë rezultatin

Deri sot, një ditë para skadimit të afatit mbi kërkesat nga diaspora, që shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, numri i refuzimeve prej mungesave në dokumenta është sa një e pesta e pranimeve.

3 Mars 2025, 18:34 Nga r.ll
Në Shqipëri dyfishohen votuesit nga jashtë, Celibashi: Vota e
ilirjan celibashi

TIRANË- Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë të parë, ka shkuar sa dyfishi i parashikimeve, ndërsa KQZ-ja i kërkoi qeverisë që të shtojë buxhetin mbi shërbimet postare për shpërndarjen e fletëve të votimit. Për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë regjistruar deri tani 51 subjekte politike, që duhet të dorëzojnë brenda 10 ditësh listat e kandidatëve për deputetë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar mirëkuptim partive politike, që KQZ-ja të ndihmojë për disa ditë gjatë ri-aplikimit edhe 42 mijë shqiptarë, që u është refuzuar kërkesa e parë për votim.

Deri sot, një ditë para skadimit të afatit mbi kërkesat nga diaspora, që shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, numri i refuzimeve prej mungesave në dokumenta është sa një e pesta e pranimeve.

Megjithatë kërkesat e miratuara deri tani janë më shumë se sa dyfishi i parashikimit më optimist të fillimit, dhe nevojitet tashmë edhe dyfishimi i buxhetit për të postuar fletët e votimit drejt çdo adrese votuesi, një shtesë që shpresohet se do të dalë brenda kësaj jave.

“Nuk ka asnjë hezitim nga ministria e Financës, nga qeveria, për ta mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket këtij aspekti. Besoj që do të qëndrojmë tek një llogari, që merr në konsideratë nurmin prej 250 mijë votuesish nga jashtë”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Duke filluar nga 11 janari, kur nisi procesi, kërkesat për regjistrim nga jashtë vendit janë mbi 273 mijë, nga këto janë miratuar mbi 220 mijë, dhe janë refuzuar mbi 42 mijë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se më 9 mars del lista e votuesve nga jashtë vendit, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e partive politike që gjatë kësaj kohe të bëhet gjithçka nga KQZ-ja që të ulet sa më shumë numri i kërkesave të refuzuara, duke i ndihmuar qytetarët nga jashtë në procesin e riaplikimit.

“Nëse ne ia dalim që këtë numër prej 42 mijë zgjedhësish t’i trajtojmë, nëse do të kenë interes për të aplikuar, në mënyrë individuale, sikurse kemi disa ditë që po e bëjmë këtë, besoj se do të ishte me dobi. Por edhe për këtë duhet konsensusi i forcave politike, sidomos i dy partive kryesore politike”, tha zoti Celibashi.

As këtë radhë votimi dhe numërimi elektronik nuk do të ketë ndonjë përhapje të gjerë, përveç dy qendrave për qëllime studimi, si njësia 10 e bashkisë së Tiranës dhe në bashkinë e Vorës.

Sot skadon afati për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa në zgjedhje janë regjistruar të garojnë 51 subjekte politike, dhe po shqyrtohen edhe dy kërkesa të tjera, ndërsa për listat me emrat e kandidatëve afati i fundit është 12 marsi. Zoti Celibashi thotë se votat nga jashtë mund të ndikojnë mbi një numër të konsiderueshëm, deri në një të pestën e mandateve në Kuvend.

“Janë numrat shumë të mëdhenj ato të votuesve nga jashtë dhe si të tillë besoj që do të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve me siguri. Matematikisht janë 23- 25 mandate që mund të ndikohen prej votave nga jashtë”, thotë zoti Celibashi.

Operatorë të njohur ndërkombëtarë të postave kanë përfaqësi në Shqipëri dhe ata do të ftohen për të shqyrtuar ofertat, ndërsa posta shqiptare është përpjashtuar me ligj nga këto procedura. Atyre do t’u kërkohet që fleta e votimit të mbërrijë sa më shpejt dhe personalisht në dorën e çdo votuesi të regjistruar dhe me një çmim sa më të ulët.

Ndërkohë subjektet kryesore politike kanë nisur tubime me mbështetësit e tyre brenda dhe jashtë vendit për të zgjedhur më 11 maj nëse socialistët do të kenë një mandat të katërt në qeverisje, dhe nëse demokratët do ta arrijë rotacionin pas më shumë se një dekade në opozitë./VOA

ilirjan celibashi zgjedhjet e 11 majit vota e diaspores

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj