LIVE UPDATES
Aktualitet

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i quajnë budallenj, kështu ma quajtën edhe djalin tim", Beteja për të fituar implantin koklear falas

Labirinthi i procedurave administrative dhe shëndetësore bëri që Giseli të mos përfitonte në kohën e duhur, aparatin që e garanton shteti, dhe që përmirëson dëgjimin e tij. Vetëm pas 7 vitesh  nga ardhja në jetë, pas një procesi gjyqësor administrativ dhe civil, drejtësia vendosi që mjekët ti  mundësonin pajisjen e dëgjimit, ose implantin koklear.  

13 Gusht 2024, 20:23 Nga N.F
"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i
Foto ilustruese

TIRANË- Prindërit e Giselit, vetëm kur mbushi dy vjeç, e kuptuan se ai kishte problem me dëgjimin. Një vizitë në poliklinikë e Pogradecit, i përcolli ata për kontroll më të specilizuar në shërbimin ORL në spitalin qëndror Nënë Tereza në Tiranë. Mjekët konfirmuan frikën e tyre. Giseli vuante nga Hypoacusia.

Labirinthi i procedurave administrative dhe shëndetësore bëri që Giseli të mos përfitonte në kohën e duhur, aparatin që e garanton shteti, dhe që përmirëson dëgjimin e tij. Vetëm pas 7 vitesh  nga ardhja në jetë, pas një procesi gjyqësor administrativ dhe civil, drejtësia vendosi që mjekët ti  mundësonin pajisjen e dëgjimit, ose implantin koklear.  

Implanti koklear, ose ndryshe i njohur si veshi bionik, është një pajisje që mund t’ju rikthejë  dëgjimin fëmijëve, i cili në vetvete rekomandohet që të vendoset tek ta deri në moshën 4 vjeç. 

Në vitin 2012, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Petrit Vasili shprehej se po rishikoheshin fondet  e buxhetit të shtetit për të mundësuar ndërhyrjen krirugjikale falas për fëmijët që nuk dëgjojnë. 

Zyrtarisht kjo u arrit në tetor të vitit 2020, ku për herë të parë në vendin tonë 5 fëmijë nga mosha  2 deri në 7 vjeç mundën të përfitonin nga kjo paketë me financim të plotë nga shteti. 

Nisur nga ky premtim, familja e Giselit pasi nuk gjeti zgjidhje për 2 vjet , ndërmori një betejë ligjore të përfaqësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. 


Në themel të vet, padia e ngritur, bazohej në një Vendim të Këshillit të Ministrave, konkretisht  atij nr.308 (datë 21.05.2014), një akt i cili miraton një sërë paketash shëndetësore që financohen  nga shteti. 

Garantimi falas i shërbimit të implantit koklear është pjesë e kësaj VKM-je, konkretisht në shtojcën nr.5 të saj, ku shteti shqiptar merr përsipër mbulimin e gjithë procedurës. Kostoja totale e këtij shërbimi, sipas vendimit në fjalë, arrin vlerën 29 milionë lekë(të vjetra) duke përfshirë koston e aparatit 27 milionë lekë(të vjetra) plus interventimin kirurgjikal në shifrat 2 milionë lekë(të vjetra). 

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i

Kjo paketë parimisht është ndërhyrja më e shtrenjtë që rimburson shteti ynë. Institucionet e ngarkuara janë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe QSUT “Nënë Tereza”. 

Në pikën 6 të kësaj VKM-je thuhet se e gjithë procedura që nga buxhetimi e deri tek konsultat e  vizitat që duhet të kryejë fëmija përpara ndërhyrjes, janë të pasqyruara në Regjistrin Kombëtar të Paketave të Shërbimeve Shëndetësore. Ky regjistër administrohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  

Në rastin e Giselit, ai ishte ekzaminuar për problemin që kishte, por Fondi nuk kishte përmbushur detyrimin administrativ. Pra Fondi ka në përgjegjësi vendimin e konsultës, formularin që tregon se fëmija kishte nevojë urgjente për këtë ndërhyrje dhe regjistrimin e të miturit në Regjistrin Kombëtar të Paketave. 

Nga ana tjetër, Ministrisa e Shëndetësisë dhe QSUT “Nënë Tereza” kanë detyrimin e gjetjes së implantit koklear dhe realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale. Po edhe kësaj here, këto institucione nuk shfaqën vullnetin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale tek Giseli. Ashtu siç prindërit e tij u përballën me luftën  për t’i rikthyer fëmijës së tyre dëgjimin, në vendin tonë evidentohen raste të tjera të ngjashme. 

Historia e fëmijës së B.M është një prej tyre, e  cila dëshmon sërish një rrugëtim sfilitës përballë bluzave të bardha, ashtu si rasti i Giselit. 

B.M është mamaja e një fëmije(emrin e të cilit nuk po e  bëjmë publik për çështje kofidencialiteti), e cila thotë se në pranverën e vitit 2021 ju drejtua  mjekes pediatre për të kuptuar çfarë problemi kishte djali i saj i sapolindur. 

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i
Foto e fëmijës së B.M

“Pas lindjes, me kalimin e javëve kuptoja që djali nuk reagonte nga zhurmat. Mjekja pediatre më  tha të prisja gjashtë muaj pasi në këto muaj fëmijët nuk reagojnë nga zhurmat.Pas gjashtë  muajsh, ju drejtuam ORL-së, ku mjekja më tha që duhet të vija përsëri pas një viti sepse sipas saj  djali mund të ishte autik. Fëmijët shurdh në spitale quhen ‘budallenj’, kështu ma kanë quajtur  djalin edhe në praninë time. Për këtë shkuam në Itali dhe pas vizitave atje, mësova se djali nuk  mund të dëgjonte dhe për pasojë nuk reagonte nga zhurmat.” -tregon nëna e fëmijës. 

Në historinë e fëmijës së B.M., përgjegjësinë apo tagrin ligjor për të vendosur diagnozën e  fëmijës e ka marrë mjeku pediatër. 

Pika 8 e udhëzimit nr.26, datë 07.11.2014 përcakton se: “Pacienti, pasi ka zbatuar sistemin e referimit kalon në konsultën e shërbimit përkatës. Konsulta  mjekësore e përbërë nga jo më pak se dy mjekë, merr vendimin që pacienti të përfitojë paketën  duke plotësuar dokumentat përkatës.” 

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i
Foto e fëmijës së B.M

Pra, thënë shkurt do duhej që fëmija të ndiqej nga së paku  dy mjek. Pasi mësuan të vërtetën, çifti i prindërve u interesuan për  ndërhyrjen e implantit koklear, për të cilin mjekët i kishin  rekomanduar t’a bënin përpara kohës kur djali të bënte dy vjeç. 

“Kur kuptuam që djali nuk dëgjonte, u interesova për  implantin koklear. Përpara ndërhyrjes djali duhet të bënte  rezonancën magnetike, por mjeku përgjegjës thjesht na tha;  ‘Nuk dua t’jua bëj, nuk më bie mendja kush jeni’. Pas shumë  vajtje-ardhjesh dhe pa asnjë zgjidhje,qoftë nga Fondi, qoftë nga spitali, shkuam në Gjermani dhe e kryem ndërhyrjen atje falas.” -shprehet nëna e vogëlushit. 

Ashtu si historia që rrëfyem në nisje të këtij artikulli, edhe në këtë rast ajo që thuhet në letër nuk  zbatohet në praktikë. 

Nisur nga ajo ç’ka kemi rrëfyer më lartë, ju drejtuam me një kërkesë për informacion Fondit për  të mësuar se sa është numri i fëmijëve që kanë pasur nevojë për këtë shërbim në katër vitet e  fundit, sa prej tyre e kanë marrë këtë shërbim dhe se si është menaxhuar buxheti për këtë paketë. 

Për pyetjen e parë, na thuhet se FSDKSH nuk disponon dhe nuk administron listën fëmijëve të  regjistruar, që kanë pasur nevojë për të marrë këtë paketë. 

“Në lidhje me pyetjen sa është numri i fëmijëve të regjistruar në listën e pritjes pranë QSUT-së për kryerjen e procedurës së impantit koklear për vitet 2020, 2021, 2022, 2023 ju informojmë se lista e pritjes për kryerjen e procedurës së implantit koklear administrohet nga Shërbimi i ORL së pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.” -shprehet Fondi në kthim-përgjigje. 

Në fakt ligji thotë ndryshe,  përgjegjësia nuk bie mbi ORL, por  është Fondi ai që administron  Regjistrin Kombëtar të Paketave  Shëndetësore. Që nga nga buxhetimi  e deri tek konsultat e vizitat që duhet të kryejë fëmija përpara ndërhyrjes janë të pasqyruara në këtë regjistër. 

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i
Fondi

Pra administrimi i listave kryhet si fillim nga Fondi përmes Regjistrit Kombëtar, më pas kjo listë merret në Shqyrtim nga O.R.L. Ky i fundit ngarkohet vetëm me përgjegjësinë për vizitat dhe  ekzaminimet e pacientëve. 

Lidhur me pyetjen e dytë, se sa është vlera e miratuar nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit  Shëndetësor për kryerjen e kësaj procedure që nga viti 2020 deri në vitin 2023, përgjigjia që morëm ishte kjo: 

“Në lidhje me pyetjen sa është vlera financiare e miratuar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm  të Kujdesit Shëndetësor për kryerjen e procedurës së implantit koklear për fëmijë me probleme te  dëgjimit për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ju informojmë se janë shërbimet spitalore ofrojnë paketat e shërbimeve shëndetësore të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 308,  datë 21.05.2014, "Për miratimin e paketave të shërbimeve shëndetësore në shërbimin spitalor" të ndryshuar, brenda buxhetit vjetor të miratuar.” 

Pra Fondi, lë të nënkuptohet që përgjegjës për administrimin e buxhetit janë spitalet. Mirëpo  edhe këtë herë bie në kundërshtim me ligjin. Kjo sepse spitalet ngarkohen vetëm me përgjegjësinë për sigurimin dhe vendosjen  kirurgjikale të aparaturës së implantit koklear, sipas standardeve të BE, tek i mituri. 

Pagesat e paketave të shërbimeve spitalore, në këtë rast implantit koklear, bëhen nga Fondi, sipas  shtojcës nr.2 të vendimit nr.26, datë 07.11.2014. Vendimi sqaron se një fond jo më i madh se 10% e buxhetit vjetor për shërbimet spitalore  mbahet nga Fondi, për t’ua rishpëndarë spitaleve gjatë vitit për pagesat e paketave të shërbimeve(përfshirë implantin koklear). 

Sa i takon numrit të fëmijëve që kanë mundur të marrin këtë shërbim që nga viti 2020 e deri më sot Fondi ndan të dhënat, në akordancë me shërbimin O.R.L, përmes kësaj tabele, ku në total për  5 vite kanë mundur të kryejnë 32 ndërhyrje. 

Viti 
Numri i perfituesve të paketës shendetesore  sipas viteve
2020 
5
2021 
15
2022 
12
2023 
2
2024 
2 (6 mujori i parë)


“Në pergjigje të kërkesës për informacion, prot nr. 257/3 i joni dt 18.01.2024, ju informojmë se  në shërbimin ORL, QSUNT nuk ka listë pritjeje për implantim.”-në thotë shërbimi i O.R.L-së.

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i

Shifrat tregojnë se numri i ndërhyrjeve është shumë i ulët, nëse marrim parasysh faktin që në vendin tonë në çdo 1000 lindje, shtohen 1 deri në 2 fëmijë që nuk dëgjojnë prej ditës së parë kur vijnë në jetë. Pa llogaritur ata që ky problem ju shfaqet në muajt ose vitet më pas. 

Përmes këtyre kthim-përgjigjesh nga Fondi, sërish vihet në pah shkarkimi i përgjegjësisë nga ky  autoritet publik drejt shërbimit spitalor. 

Dy eksperiencat e familjeve të sipërpërmendura janë një copëz e tablosë së realitetit shqiptar, që i  vendos prindërit e këtyre fëmijëve në një udhëkryq me dy opsione zgjedhjesh. 

Të zgjedhin rrugën e B.M, e cila trokiti në dyert e spitaleve të një shteti tjetër. Ose të ndjekin  rrugën ligjore ashtu si familja e Giselit. 

Giseli, jo vetëm që nuk e mori shërbimin në kohën e duhur, por për shkak të zvarritjes me  kalimin e kohës problemi në dëgjim u shtua, e rrjedhimisht shfaqi probleme edhe në të folur. I mituri,në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjor të Komitetit Shqiptar të Helsinkit mundën t’a fitonin gjyqin . 

Fatmirësisht të treja instancat, pra Fondi, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT “Nënë Tereza” ja  mundësuan implantin koklear të miturit. 

"Në Shqipëri fëmijët që nuk dëgjojnë i
Vendimi i Gjykatës

Gjithashtu për shkak të problemeve që Giseli shfaqi edhe në të folur, u gjobitën me masën  6.838.590 lekë(tëreja) për dëmin e shkaktuar. Nëse nuk do të ishte për organizatën që e  asistuan familjen e tij për ta ndjekur këtë  rast, nuk dihet nëse do ishte arritur një zgjidhje për problemin e fëmijës./ Marrë nga ZËRI

probleme me degjimin hypoacusia implanti koklear


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit