LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nëna e Rayan publikoi në mediat libaneze lajmin e rremë se e bija vdiq në aksident”, miqtë e 24-vjeçares: Besuan se nëse do të vritej në Shqipëri ne nuk do ta mësonim të vërtetën

Miqtë e 24-vjeçares palestineze rrëfejnë se prindërit e saj inskenuan vrasjen në Shqipëri për të fshehur të vërtetën. Detaje të reja të tmerrshme dalin në dritë

30 Mars 2025, 22:28 Nga A.Ll
“Nëna e Rayan publikoi në mediat libaneze lajmin e rremë se
Ryan Alwan dhe Fadi Alwan

Detaje tragjike dhe të tmerrshme kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan në Tiranë më 22 shkurt, ndërsa miqtë e saj kanë shpërndarë detaje të reja shokuese për BalkanWeb.

Ata kanë bërë të ditur se prindërit e Rayan inskenuan vrasjen në Shqipëri për të fshehur të vërtetën e vdekjes së saj. Sipas miqve të saj, ata besonin se nëse vrasja do të ndodhte në Shqipëri, ata do të ishin në gjendje të fshehnin ngjarjen dhe të shmangnin zbardhjen e plotë të asaj që kishte ndodhur.

“Rayan kishte pasaportë greke, por nuk mund të udhëtonte nga Gjermania pasi nuk kishte leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritej në Shqipëri, ne nuk do të merrnim kurrë informacion mbi fatin e saj, pasi shtypi gjerman nuk do të raportonte asgjë për këtë ngjarje,” thanë miqtë e saj.

Ata kanë shtuar se, pas një muaji kërkimi, ata më në fund zbuluan të vërtetën përmes një artikulli, që shpërndau lajmin e vrasjes së mikeshës së tyre.

Për më tepër, ata kanë pohuar se nëna e Rayan Alwan i ka njoftuar dy ditë më parë familjen e saj në Liban për vdekjen e saj, duke e përshkruar si një aksident automobilistik në Gjermani. Madje, lajmi u raportua në mediat libaneze, duke theksuar një version të ndryshëm të ngjarjeve, duke i dhënë asaj një shpjegim të gabuar dhe të rremë për vdekjen e saj.

Ky zbulim ka tronditur të gjithë ata që e njohën Rayan Alwan dhe ka ngritur dyshime të forta në lidhje me motivet dhe planin që prindërit e saj mund të kenë pasur për të fshehur vrasjen dhe për të manipuluar informacionin për të mbrojtur identitetin e vërtetë të ngjarjes.

Bëhet fjalë për këtë artikull:

“Nëna e Rayan publikoi në mediat libaneze lajmin e rremë se

“Nëna e Rayan publikoi në mediat libaneze lajmin e rremë se

“Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin”, u shprehën ata.

fadi alwan rayan alwan vrasja ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj