LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nëna ime ka zënë krimba", skandal në azilin e pleqve në Fier, përgjegjësja: Lekët ua ka dhënë vetë me dëshirë

Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim.

13 Nëntor 2024, 20:55 Nga r.ll
"Nëna ime ka zënë krimba", skandal në azilin e
foto ilustruese

FIER- Në Fiks Fare u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që prej një viti gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar duke u paralizuar. Denocimi vjen për stafin e këtij azili , të cilët nuk u shërbejnë të moshuarve. Nëse ata duan ndonjë shëerbim nga stafi duhet të paguajnë nën dorë.

Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim. Por edhe kjo nuk ndodh, pasi punonjëset mbajnë inat për shumat që mund të marrin koleget. Nga kjo situatë Afërdita e cila jeton në Itali thotë se nëna e saj ka zënë krima. ” Ajo kruhej ngaqë ishte pa ndërruar dhe nxori krimbin” tregon Afërdita duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

Fiksi pa nga afër situatën dhe takoi vetë të moshuarën e cila tregoi jetesën ferr sidomos vitin e fundit, ku kishte humbur aftësitë për të lëvizur e kujdesur për veten. E moshuara tregon se punonjëset e azilit e kanë lënë mbi 4 ditë pa batanije në këto temperatura të ulëta edhe pse ajo ua ka kërkuar. Tjetër shqetësim ishte ai i ndërrimit të bebelinave. Të moshuarën e linin 24 orë pa e ndërruar. “U kam dhënë nga 100 lekë kur ma ndërrojnë bebelinën dhe çarçafët. Këtu është ferr, por nuk kam mundësi financiare dhe ndaj jam e detyruar të qëndroj këtu” shprehet 78 vjeçarja. Ndërkohë gazetarët e Fiksit folën edhe me të tjerë të moshuar që jetojnë në këtë azil. Njëri prej tyre u shpreh se kishte 7 ditë me dhimbje krahu edhe pse ishte ankuar ende nuk e kishin çuar për vizitë. Pyetjes nëse kishte shkuar tek mjekja e azilit ai shprehet ” Kam shkuar, por nuk më ka dhënë zgjidhje , s’më ka bërë derman”.

Fiksi shkon e viziton të moshuarën edhe ditës tjetër. Ditën e dytë pamja është edhe më e frikshme. Dhoma e papastruar dhe kundërmonte era urinë. Një nga punonjëset sjell mëngjesin, të cilin e servirin pa pjata, por që e vendosin mbi komodinat e papastruara. 78 vjeçarja i drejtohet punonjëses duke i kërkuar t’i ndërrojnë bebelinën dhe për dyshekun që ia kishin ndërruar para pak kohësh. I kishin dhënë dyshekun e papastër të një të moshuari tjetër.

Përsa i përket ilaçeve e moshuara pohoi se i blinte vetë, kurse shoqja e dhomës ishte pa ilaçe, pasi nuk kanë mundur t’ja gjejnë.

Fiksi pas gjithë atyre çka faktoi me zë dhe figurë iu drejtua përgjegjëses së azilit. Kjo e fundit shpjegon se stafi e ka bërë punën korrekt dhe  për të moshuarën janë kujdesur më shumë sesa të tjerët. Madje shkon deri aty sa thotë që 78 vjeçarja nuk di ça flet prej moshës që ka. Përgjegjësja flet fare lirshëm edhe për pagesat që i behën stafit nën dorë për të marr shërbim, por kjo e fundit justifikohet me ” ja ka dhënë me dëshirë se nuk ia ka kërkuar njeri”.

Fiksi i kërkon përgjegjëses ta shoqërojë në dhomën e të moshuarës për të parë nga afër gjendjen e saj.  Në dhomë 78 vjeçarja i tregon se nuk i është ndërruar ende bebelina nga një ditë më përpara, gjë të cilën e konfirmon edhe shoqja e dhomës së saj.Përgjegjësja kërkon emrat e punonjëseve që duhet të shërbenin dhe thotë se kundrejt tyre do merren masa. Në lidhje me pastrimin e dhomës e moshuara i tregon se ka paguar sanitaret për t’i pastruar dhomën se ndryshe nuk shkonin ” i kam dhënë nga xhepi im se dhoma ishte zhul, nuk mund të rrija dot”, por që për përgjegjësen situata është mëse normale./Top Channel

azili i pleqve ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj