LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna më shiti tek tutorja për 350€, i dha edhe vëllait të më përdhunonte”/ 41-vjeçarja tregon historinë e trishtë mes lotësh

Ajo tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti me nënën, ajo i tha vëllait që ta përdhunonte ‘se nuk është motra jote.’

1 Nëntor 2022, 17:18 Nga k.m.
Nëna më shiti tek tutorja për 350€, i dha edhe vëllait
41-vjeçarja

Një 41-vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, mbushur me një kalvar vuajtjesh të pafundme, të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, gruaja tregoi keqtrajtimin mizor që i është bërë nga nëna, vëllai dhe bashkëshorti i saj, pikërisht në familje, ku duhet të gjente dashurinë dhe mbrojtjen.

Ajo tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti me nënën, ajo i tha vëllait që ta përdhunonte ‘se nuk është motra jote.’

“Problemet nisën vitin e shkuar, 1 dhjetor 2021. Në gjendje ankthi u lash në kujdestari të nënës dhe vëllait. Bashkëshorti shkoi të kërkonte një taksi të më dërgonte në spital. Në një debat me nënën në dhomën time, ajo ofendon vajzën time. Unë reagova dhe u kapëm nga flokët. Nëna dhe vëllai më dhunojnë me sende të fortë. Nëna i thotë përdhunoje se nuk është motra jote, nuk e ke asgjë. Marr një thikë dhe qëlloj vëllanë tim në këmbë sepse po tentonin të më mbysnin me jastëqe. Arrin bashkëshorti që më merr dhe më çon në spital. Ai më shesh shenjat e nxira në trup”- tregoi 41-vjeçarja.

Kallëzime, fotot dhe të gjitha provat e nevojshme janë dërguar nga ajo në Policinë e Vlorës, por ende nuk ka pasur asnjë reagim sipas saj. Mdje ajo tregon se është shitur nga nëna e saj tek një tutore, prej të cilës e ëma fiton para. Edhe pse janë prindër, ajo tregoi se edhe bashkëshorti e njeh tutoren, madje e ka të dashur. E përlotur, 41-vjeçarja tregon edhe tmerrin që ka përjetuar me klientët që i sillte tutorja, të cilët i kanë prerë edhe pjesët intime.

“Kam bërë kallëzim në policinë e Vlorës, por kjo gjë ka mbetur në heshtje. Mua më rrezikohet jeta nga njerëzit, tutorja më ka blerë nga nëna ime. Jam shitur me 25 korrik të këtij viti. Pata një debat me bashkëshortin, dhunohem keq. Më ka përplasur kokën shumë herë kokën në çimento.

Tutorja Dallandyshja më kërkonte shpjegime për shumë gjëra. Bashkëshorti im e njihte sepse zbulova se ata kishin qenë të dashur. Shkova të marr një kafe, trokas në derë se nuk kisha çelësat e shtëpisë.

I jap një shqelm derës dhe s’mund tu besoja syve që ata po kryenin marrëdhënie seksuale. S’po u besoja syve.

Ata filluan të dy të më dhunonin. Hap dritaren dhe hidhem mbi lokal, ku prishet tenda. Tutorja i thotë sa të bën ajo tenda, a do 100 mijë lekë dhe vajzën e ke në shtëpi. Edhe zotëria kreu marrëdhënie seksuale me zor. Tutorja më sillte shumë veta, deri në mëngjes isha përdhunuar, më çanë pjesët intime”.

Pas kallëzimeve të bëra, 41-vjeçarja jeton plot frikë nga banda siç e quan ajo, por edhe plot shpresë që një ditë të shohë fëmijët e saj të cilët nuk i ka takuar prej gjashtë vitesh dhe t’i rikthehet jeta sa më parë. Ajo bën apel edhe për ndihmë, pasi sot jeton mes katër rrugësh pasi në banesën e saj shfaqën përdhunuesit, thotë ajo.

Unë jetoj dhe sot me frikë totale, trembem edhe nga hija ime, kur mendoj atë moment them nuk dua të jetoj më. Nëna ime merr 350 euro nga Dallëndyshja, të tjerat thotë do t’i jap kur të arrij në destinacion. Sot jam në mes katër rrugësh se në banesën ku jetoja shfaqen përdhunuesit e mi. Asnjë nuk është arrestuar, ata po bëjnë qejf.

Kam frikë se mund të vritem se kam bërë shumë kallëzime sa i përket bandës. Dëshiroj që dikush ta vërë dorën në zemër. Dua mbrojte dhe të shoh fëmijët e mi, kam 6 vite që nuk i shoh. Dua jetën që mund ta kisha dhe nuk mund ta kem më”- përfundon mes lotësh 41-vjeçarja./Top Channel

tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj