All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Nëse nuk do telashe, prano…”/ Zbardhet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të shkonte në ish-fabrikën e armëve në Gramsh?

Në dëshminë e tij, studenti i Kimisë, Mikhail Zorin ka deklaruar se ka punuar në një qendër kërkimore më Moskë. Në mars 2021, ai ka marrë nje telefonatë në celularin e tij, nga një numër telefoni Rus dhe pasi e ka hapur, ishte një grua e cila i’u prezantua si punonjëse e sekretariatit të FSB.

30 Prill 2024, 22:00 Nga r.ll
“Nëse nuk do telashe, prano…”/ Zbardhet dosja, si e
svetlana timofeeva, fedir alpatov, mikhail zorin
All - Paragraf - 1

TIRANË- Është zbardhur dosja në ngarkim të Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe Mikhail Zorin, dy rusëve dhe ukrainasi, të akuzuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse, kapur në ish fabrikën e armëve në Gramsh.

Në dëshminë e tij, studenti i Kimisë, Mikhail Zorin ka deklaruar se ka punuar në një qendër kërkimore më Moskë. Në mars 2021, ai ka marrë nje telefonatë në celularin e tij, nga një numër telefoni Rus dhe pasi e ka hapur, ishte një grua e cila i’u prezantua si punonjëse e sekretariatit të FSB.

Ajo i kërkoi nëse mundej që të shkonte brenda disa ditëve në ndërtesën kryesore FSB në Moskë. Kjo ndërtesë ndodhet në sheshin Lubianka në Moskë. Ai shkoi atje, u paraqit tek recepsioni, paraqiti pasaportën dhe i tha se ka një takim.

Atje, roje të forcës Rosgvardia e kanë çuar në një zyrë. Atje ka përdorur një ashensor dhe me aq sa mban mend kanë qenë në katin e pestë. Tek zyra mban mend që ishte një pllakë informuese ku ishte emri i personit dhe konkretisht: VLADIMIR GENNADIEVICH (emri i babait) PETROV (mbiemri).

Ai ishte i vetëm në zyrë dhe atje biseduan. Deklaruesi sqaron se Vladimir Petrov, i ka thënë që kishte lexuar të dhënat e tij dhe atje kishte parë që ai ishte shoqëruar dhe herë të tjera në polici, për fotografime të vendeve të braktisura dhe ai e dinte për hobin e tij, i cili është eksplorim urban.

Gjithashtu ai e dinte pjesëmarrjen e tij në protestën e Janarit dhe nëse nuk donte më telashe si arrestime etj, ai i propozoi që të punonte për FSB dhe konkretisht ai i ka thënë: “Nëse nuk kërkon telashe, në mund të krijojmë shumë telashe për ty për punën tënde apo kur udhëton jashtë shtetit, kështu që do jetë më mirë nëse punon për ne”.

Atje ai i tregoi deklaruesit disa fotografi të tijat dhe i ka thënë: “Që në e dime se je ti ai që bën këto fotografi”, prandaj deklaruesi duhet të bashkëpunonte duke firmosur disa letra. Letra që ka firmosur ishte vetëm një dhe aty shkruhej se Mikhail Zorin nuk ishte punonjës i FSB, por do të punonte me ta dhe do t’i informonte në vazhdimësi.

Gjithashtu ata do t’i kërkonin atj në kohë të ndryshme që të bënte punë për ta. Pra shkruhej vetem që Mikhail Zorin do të bashkëpunonte. Pas firmosjes, ata i kanë thënë që do ta kontaktojnë nëpërmjet aplikacionit Telegram, ndaj duhet ta kontrollonte shpesh Telegramin. Mikhail Zorin Telegramin e ka të hapur me numrin e tij të telefonit.

Deklaruesi sqaron se, ky komunikimi funksion në këtë mënyrë: Mikhail Zorin ka Telegramin dhe ata mund t’i dërgojnë mesazhe me numër të fshehur, pra nuk duket numri dhe ai i lexon vetëm mesazhin të cilit mund t’i përgjigjet. Pasi ata e fshijnë bisedën, Mikhail Zorin nuk mund t’i kontaktojë, përsëri ata sepse nuk e ka numrin.

Mikhail Zorin vijon me deklarimin duke sqaruar se, në Maj 2021, ai vendos ta lëri punën në qëndrën e kërkimeve dhe të shkonte në Pragë, Republikën Çeke me qëllim kryerjen e studimeve. Ai fillimisht ka aplikuar online në faqen GoStudy dhe më pas ai ka marrë një mesazh në Telegram nga FSB, duke i thënë: “Jemi nga VLADIMIR GENNADIEVICH, në e dime që ju keni aplikuar për studime në Republikën Çeke dhe në do kishim dëshirë të bënim një pyetje për të bërë dicka për ne”.

Mikhail Zorin i është përgjigjur, duke i pyetur se çfarë punë do të bëjë. Ku përgjigja e FSB ishte që nqs do të kalonte kufirin apo të fluturonte drejt Republikës Çeke, ai duhet të konfirmonte që do kryente një detyrë për FSB. Mikhail Zorin ju përgjigj “Ok” dhe mori detyrën në vijim të mesazheve, e cila ishte që të bënte një përmbledhje me fotografi të objekteve ushtarake në gjendjen aktuale.

Për të kryer këtë detyrë kishte kohë 3 muaj, pas mbërritjes në Pragë. Pas tre muajsh ata do ta kontaktojnë deklaruesin që t’i dërgoji fotot e arkivuara/zippuara (të ngjeshura) përmes Telegramit. Deklaruesi preu biletën dhe ka udhëtuar drejt Pragës me 22 Tetor 2021 me kompaninë Czech Airlines nga Moska në Pragë. Biletën e preu vetë dhe prindërit i dhanë lekë në dorë që t’i kishte për jetesën. Pasi mbërriti në Pragë, ai filloi të mësoje gjuhën Çeke, në shkollën GoStudy, e cila ndodhej në lagjen 5 (Praga 5) në qytetin e Pragës, në rrugën Vltavska.

Adresën kryesore kjo shkollë e ka në lagjen Praga 1, ndërsa Mikhail Zorin studioi në Praga 5. Në fillim ai jetonte në një apartament me qera, të cilin e ndante me studentë të ndryshëm. Ishin 7 persona në një apartament me 4 dhoma. ai qëndroi vetëm 2 ose 3 javë atje, për shkak të kovidit dhe më pas ka kërkuar dhe gjetur një apartament ku filloi të banojë. Apartamenti ka qënë në zonën Praga 2 dhe ai paguante 10.000 koruna çeke në muaj, afërsisht rreth 400 euro.

Gjithashtu ai atje gjeti një punë, e cila kishte të bëntë me përgatitjen e skenave për koncerte, si ndërtimi i skenës, lidhjet elektrike të dritave si dhe ngarkim-shkarkim. Emri i kompanisë quhet ‘Shameless.CZ”. Ai filloji të frekuentonte shkollën rregullisht dhe në fundjavë në verë punonte tek kompania. Deklaruesi sqaron se nuk kreu dot mision, pasi nuk donte të bënte diçka të tillë, pasi isha tashmë në Pragë dhe ata nuk mund të arrinin tek unë.

Pas disa kohësh ata e kontaktuan, rreth datës 20 dhjetor 2021 duke i shkruar: “Ç’kemi, a e mbarove detyren?”. Deklaruesi nuk i ka kthyer përgjigje dhe rreth datës 25 Dhjetor, ai mori një mesazh tjetër, që shkruhej: “Mospërgjigja do të të shkaktojë pasoja”. Por në fakt, deklaruesi nuk kishte ndonjë pasojë, deri në fillimin e luftës. Në mesin e muajit Mars, që përkonte një muaj pas fillimit të luftës me Ukrainën, ata e kontaktuan atë nëpërmjet Telegramit, duke i’u prezantuar që janë nga VLADIMIR GENNADIEVICH, duke i thënë që të rishikonte bashkëpunimin e tij me ta.

I kanë thënë që e dinë ku punon babai dhe nëna (babai jurist që merret me transaksione pronash, mamaja në logjistikë). Për shkak të luftës Mikhail Zorin mendoi se Rusia nuk kishte më frena, mund t’i bënin çdo gjë atij dhe familjes së tij, në këto kushte ai u detyrua të pranonte. I kanë thënë që detyra këtë radhë do të ishte të bënte një përmbledhje të objekteve ushtarake dhe strategjikë, në gjendjen aktuale, në një vend në Ballkan dhe që vendin mund ta zgjidhte ai.

Mikhail Zorin vijon me deklarimin se, e kontaktuan përsëri në Qershor dhe i thanë që detyra ishte akoma në fuqi. Ai pranova. I kanë thënë që mund ta organizonte si të donte. Deklaruesi zgjodhi Shqipërinë, për shkak të historisë së shekullit XX dhe zgjodhi të vijë me biçikletë meqë do të ishte opsioni më i lirë. Në fillim nxorri një njoftim në Instagram (llogaria e tij: osmium_tetroxide) që do të shkonte nga Spliti në Athinë me biçikletë. Asnjë nuk iu bashkua thirrjes së tij, prandaj udhëtoi me tren nga Praga deri në Split vetëm. Nga Split shkoi me biçikletë. Në tren, Mikhail Zorin ka qënë me bicikleten e tij dhe nga Spliti ka udhëtuar me bicikletë drejt Shqipërisë.

Kufirin për në Shqipëri e ka kaluar në 30 Korrik 2022 me bicikletë, ka qëndruar një natë në Shkodër në kampingun River Camping, buzë lumit në lagjen Baçallëk, prapa Avullia Oil dhe më pas është drejtuar për në Tiranë. Gjatë rrugës i’u shpuan të dyja rrota e biçikletës, prandaj mori një taksi për në Tiranë. Taksia kushtoi 7,000 lekë, që i pagoi me lekë në dorë. Kisha lekë shqiptare, sepse i kishte këmbyer në Shkodër. Të gjitha paratë ishin të tijat, FSB nuk e sponosorizonte fare. Ai sqaron se, nëse do ta kishin sponsorizuar, do kishte marrë një makinë. Në Tiranë ka qëndruar tri netë në një dhomë në një apartament të vogël të cilin e ka marrë në AirBnb dhe e ka paguar me kartë krediti shumën prej 400 koruna çeke, rreth 16 euro në natë.

Në dhomë ka qëndruar vetëm. Në Tiranë ka parë disa muzeume, BunkART 1 dhe 2, ka bërë xhiro me biçikletë duke vizituar bare, restorante, kalanë dhe qytetin në përgjithësi. Në Tiranë riparoi edhe bicikletën, që ditën e parë. Pas tri netëve në apartamentet në Tiranë Mikhail Zorin qëndroi në një kamping po në Tiranë, kamping “Dajti”, për dy net. Gjatë këtyre ditëve pranë liqenit të Bovillës, pasi e ka parë në hartë dhe mendoi ta shikojë, pasi kisha lexuar se kishte një pikë vrojtimi. Në Bovillë ka qënë i vetëm. Pas kësaj shkoi me biçikletë në Elbasan, Pogradec, Maliq, Korçë dhe më pas u kthye në Moglicë.

Zgjodhi një rrugë përmes malesh për në Çorovodë, sepse ishte rruga më e shkurtër. Pas kësaj shkoi në Berat ku qëndroi në një hostel dhe pastaj në Vlorë. Në Vlorë ndenji një natë, në kamping “Eco Camping”, që është rreth 2 kilometra në veri të Vlorës. Pas Vlorës shkoi në Sarandë, nga Llogaraja. Një natë ka qëndruar në Gjipe. Gjatë rrugës për në Sarandë fjeti vetëm, në tendën e tij që e kishte me vete. Në Sarandë mori autobuzin për në Durrës, ku do të takonte Fedorin dhe Svetllanën. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri kontaktoi me Fedorin dhe Svetllanën të cilët kishin shprehur dëshirën që t’i bashkoheshin në Shqipëri. Fedori ka ardhur nga Italia me traget në 18 Gusht dhe Svetllana në 17 Gusht me avion nga Tbilisi, Gjeorgji /Marrë nga TCH.

svetlana timofeeva fedir alpatov mikhail zorin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci