Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Spahiu shprehet se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar, ndërsa shton se është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.
TIRANË- Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë për një muaj të plotë. Ditën e sotme kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët përmes një video-mesazhi.
Spahiu shprehet se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar, ndërsa shton se është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.
Gjithashtu në mesazhin e tij, kreu i KMSH shprehet se në këtë muaj të shenjtë duhet të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi.
MESAZHI I PLOTË:
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët për një muaj Ramazani sa më të paqtë e të begatë!
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare,
Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.
Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.
Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.
Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.
Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar. Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: "O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat."
(Sureja El-Bekare, ajeti 183)
Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.
Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.
Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!
foto ilustruese KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme d...
pamje nga rreshqitja e gureve VLORË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Sipas raportimeve nj&eu...
mjegulla KORÇË- Mjegulla e dendur ka pushtuar sot aksin rrugor nacional Korçë- Maliq dhe rrugën që të çon n&...
kakavije KAKAVIJË - Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protest...
foto ilustruese TIRANË- Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në&nbs...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra ma...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klod...
Ilir Muçmata ANGLI- Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi akuzohet për kultivimin e lë...
foto nga emisioni TIRANË- Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës k...