Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjithashtu janë sekuestruar 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion policor të koduar "All in", me qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së armëve dhe shitjes së minave me telekomandë.
Pas operacionit ka përfunduar në pranga dy persona, një është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.
Gjithashtu janë sekuestruar 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare "Tempulli 2" dhe "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "All in".
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.
Gjatë operacionit:
U kap një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tempulli 2";
U godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve;
U godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike;
U godit një rast i mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat dyshohet se do të shiteshin te grupet kriminale.
Sekuestrohen 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe "Sundimi i ligjit", për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "All in".
Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
▫️Gjithashtu, në kuadër të operacionit "All in", Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën "Besim Alla". Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.
Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DURRËS- Pas një viti hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi", ku kanë përfunduar në pranga zy...
policia e shtetit TIRANË- Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga Policia e Shtetit p&eu...
Pamje nga arrestimi LEZHË- Ditën e djeshme është arrestuar vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë, Armando Ndr...
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të...
alda klosi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi. Në pasuritë e konfisku...
altin dumani TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. ...
pamje nga arrestimi VAU I DEJËS- Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vaun e Dejës, pasi lëvizte...
takimi i keshillit kombetar të integrimit TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrim...
Foto ilustruese SPANJË- Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar në aeroportin e Manis...
silvio gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Gonzato flet për DW mbi procesin e afrimit me BE. Lidhur me ligjin për zonat e...