LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga dekadenca tek shpresa e fundit: RTSH dhe barra e shpëtimit mbi Eni Vasilin

Logo e re, devizë e re, aplikacione të reja, web i ri, studio moderne, emisione të reja që plotësojnë shijet e të gjitha grupmoshave; më shumë hapësirë për analizë mbi ekonominë, politikën, aktualitetin, kulturën, artin dhe sportin.

5 Tetor 2025, 20:32 Nga Eraldo Xhelili

Nga dekadenca tek shpresa e fundit: RTSH dhe barra e shpëtimit mbi Eni

Pak ditë më parë, duke ndalur televizorin tek një kronikë e gjatë në kanalin e parë shtetëror grek, ERT 1, më tërhoqi vëmendjen mënyra se si televizioni publik i Greqisë pasqyronte, në retrospektivë kronologjike, vështirësitë e dekadës që lamë pas dhe hyrjen në një epokë të re, atë të zhvillimit dixhital dhe risive përmbajtësore në të bërit televizion.

Logo e re, devizë e re, aplikacione të reja, web i ri, studio moderne, emisione të reja që plotësojnë shijet e të gjitha grupmoshave; më shumë hapësirë për analizë mbi ekonominë, politikën, aktualitetin, kulturën, artin dhe sportin. Ajo që nuk kishte ndryshuar dhe që rri klasike që prej vitit 1982 ishte muzika e siglës së lajmeve, krijuar nga Vangelis për ERT-in. ERT-ja prezantontoji sezonin e ri televiziv 2025–2026 me partneritete me BBC-në dhe asistencë regjisoriale nga RAI, për të ngritur standardet e prodhimit të emisioneve dhe përmbajtjes redaksionale.

Por rruga drejt këtij zhvillimi nuk ka qenë e lehtë. Në vitin 2013, televizioni publik grek u mbyll papritur, me urdhër të qeverisë, në përpjekje për të frenuar shpërdorimet dhe për të “riformatuar” modelin e medias shtetërore. Shpërdorim fondesh, paga të majme, korrupsjon, keqmenaxhim dhe mungesë transparence ishin arsyet zyrtare të mbylljes së ERT-së, fat që, në një mënyrë ose në një tjetër, duket se ndjek edhe RTSH-në tonë sot.

Por për ne shqiptarët, RTSH-ja mbart diçka më shumë se një institucion publik mediatik. Ajo është kujtim, tingull, zë, ngjyrë dhe histori. Sa për mua, emocioni dhe sentimenti ndaj RTSH-së janë më të fortë se për çdo media tjetër. E di pse? Sepse ka qenë i pari televizion që shikoja, ndonëse bandat e valëve të televizioneve greke që vinin nga mali Pantokrator i Korfuzit shpesh bllokonin sinjalin e RTSH-së. Por gjithashtu RTSH-ja ka qenë tema ime e diplomës në përmbylljen e ciklit bachelor në Universitetin Europian të Tiranës. Megjithatë, në atë ekran të vogël, por shumë të dashur për shqiptarët dhe për mua, unë nisa të njihja botën në gjuhën shqipe.

Prej muajit prill të 2025-ës, Radio Televizioni Shqiptar ka për herë të parë në krye një drejtoreshë, gazetaren Eni Vasili. Gjithmonë kam menduar dhe uruar që RTSH-ja të udhëhiqej nga një grua. Dikur përmendej emri i Elvira Dones-it si një opsion serioz për drejtimin e institucionit, por ky vendim nuk u mor kurrë dhe Dones nuk u bë pjesë e këtij rrugëtimi. U zhgënjeva të jem i sinqertë, sepse e njoh aftësinë, mentalitetin dhe vlerat që spikatin znj. Elvira Dones.

Që nga themelimi, RTSH-ja ka pasur shumë drejtues që, secili në mënyrën e vet, kanë lënë një gjurmë, të mirë apo të keqe, në historinë e tij: Thanas Nano, Ilir Hoxha, Sefedin Çela, Edi Mazi, Agron Çobani, Marash Hajati, Martin Leka, Artur Zheji, Petrit Beci, Enkelejd Joti, Thoma Gëllçi, Alfred Peza… Ky i fundit, sipas të dhënave publike, e çoi televizionin publik në një humnerë ekonomike dhe një zgrip menaxherial, nga i cili duket se ende nuk është rikthyer plotësisht. Ish-drejtori Alfred Peza solli një hendek të madh në televizionin publik me shumë figura të njohura të pushuar nga puna, borxhe të mbartura, gjyqe të humbura dhe tendera të padeklaruar.

Si dikush që e kam parë RTSH-në me sytë e një fëmije kurioz, më kujtohet Eni Vasili në ekran, atëherë kur jepte lajmet, një figurë qëndrore, e matur dhe profesioniste. Sot, në 65-vjetorin e RTSH-së, ajo ndodhet në krye të këtij institucioni. Por situata është kritike. Asaj i janë faturuar të gjitha problematikat e mbartuara ndër vite të televizionit publik; situatën kritike ajo e gjeti në RTSH, nuk e krijoi Vasili. Puna e saj duhet të konsistojë në shlyerjen e pagave të punonjësve të papaguar për 5-6 muaj. Ky mbetet nje nga problemet më emergjente të RTSH-së. Por si në Shqipëri, dihet që gazetarë janë të pambrojtur dhe sindikatat në mbrojtje të tyre nuk ka, ndonëse Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka reaguar, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar dhe ka rënë në vesh të shurdhër. Me ketë lloj maskarade nuk mund të vazhdohet më!

RTSH-ja, ndër dekada, nuk ka pasur investime serioze, as në infrastrukturë, as në përmbajtje. E vetmja gjë që ka ndryshuar në RTSh, është fasada, godina e saj e jashtëme është lyer me bojë sa herë janë ndërruar drejtorat në këto 5 vitet e fundit. Ajo godinë dikur ikonike për kryeqytetin sot duket si një spital psikiatrik se sa një televizon kombëtar. Është një trup i madh administrativ me shpirt të lodhur, që endet mes ligjit të vjetër dhe misionit të harruar publik. Përpjekjet e drejtoreshës kanë qenë maksimale që në javët e para të mandatit të saj, duke nisur nga kontaktet me Unionin Europian të Transmetuesve (EBU) për Festivalin e Këngës në Radio Televizion dhe çuarjen e këngës tonë përfaqësuese në Eurovision, por edhe në Bruksel, tek Parlamenti Europian, ku janë hapur diskutime për asistencë teknike dhe mbështetje institucionale ndaj transmetuesit publik shqiptar.

Mbase Eni Vasili nuk është Delphine Ernotte Cunci, presidentja e France Télévisions dhe një nga figurat më të respektuara në median publike europiane, por vullneti i saj për reformë dhe negociatat e vazhdueshme për ta nxjerrë RTSH-në nga bataku ku ndodhet duken qartë dhe janë për t’u vlerësuar. Nuk kam qëllim të e mikloj figurën e saj, por do të doja të shikoja aftësinë e saj përgjatë postit të drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së në këto 5 vite. E vetme në këtë fërtunë s’mund t’ia dalë dot, por besoj tek negociatat e saj serioze me aktorët ndërkombëtar si dhe kërkesa për fonde shtesë nga Buxheti i Shtetit prej 2 milion euro. Uroj që gjendja e RTSH-së të ndryshojë për mirë.

Ka disa gjëra që në politikën e RTSH-së nuk më pëlqejnë, si mungesa dhe respekti ndaj gazetarëve të kulturës, për shembull, mbyllja e emisionit “ARTES” të gazetares Elsa Demo. Dr. Vasili duhet të shohë me imtësi emërimet e reja, të heqë nga puna pensionistët, servilat, të paaftët dhe ata që sorollaten poshtë e lartë koridoreve të RTSH-së duke u marrë me llafe, tarafe dhe afera. Ajo duhet t’u japë të rinjve mundësinë që të japin frymë dhe zhvillim të ri televizonit brenda tij. E di që nuk është e lehtë dhe reforma me një strukturë radikale kërkon kohë dhe angazhim skrupuloz, por është vonë për t’ia nisur dhe herët për dështim.

Mbyllja e këtij emisioni është tepër e gabuar, sepse ky emision edukon dhe zhvillon shijen dhe mendimin kritik dhe filozofik mbi artin pamor dhe atë teatral. Por në këtë tis të zi që e ka zënë RTSH-në, primatja Vasili po merret seriozisht me arkivën e institucionit. Ndryshimi në arkiv është punë në dobi të televizionit, sepse truri dhe pasuria dhe trashëgimia jo materiale e një televizioni është arkiva.

Në këtë proces reformimi, RTSH-ja nuk mund të lërë pas transformimin dixhital dhe përfshirjen aktive të publikut. Platforma online, aplikacionet mobile, rrjetet sociale dhe hapësirat interaktive janë mjete thelbësore për të komunikuar direkt me qytetarët dhe për t’i dhënë zë audiencës. Dikur RTSh-ja kishte një nga aplikacionet me te mira në ios dhe android, po flas për RTSH TANI, i cili prej disa vitesh nuk është më i aksesueshëm për smartphonat.

Një televizion publik që nuk shfrytëzon potencialin dixhital rrezikon të mbetet një institucion i izoluar dhe i pazhvilluar. Ai mbetet i larguar nga brezat e rinj dhe nga dinamika e shoqërisë. Inovacioni teknologjik dhe hapësirat për pjesëmarrje publike janë shtylla që mund të mbajnë RTSH-në të gjallë dhe të relevantë në epokën e informacionit. Dua t’i kujtoj Dr. Vasili se RTSH-ja ka pas marrëdhënie shumë të mira me Kinën, në aspektin mediatik. Flas këtu për Radion e Jashtëme të Kinës, e cila në stacionin e Shijakut ka instaluar antenat e transmetimit të saj me sinjal për gjithë Europën. Kjo marrëdhënie mund të shfrytëzohet dhe mund t’i jelli RTSH-së fryte. Kina mund t’i ofroj RTSH-së asistencë në bërjen e një televizioni të ri dhe me teknologji avangarde. Po ashtu, ish-homologu i saj nënshkruajti me RAI-in dhe TRT-në marrëvedhje bashkpunimi, ndaj ky mision mos të ngelet vetëm ne karta, por t’i jepet jetë në televizion. Sot programacioni i RTSH-së nuk është më i miri që ka pas ndonjëherë, ndaj, ndëryrja në programacion duhet marrë më seriozisht. Pa fol pastaj për redaksinë e lajmeve, ku dallohet qartë që ka mungesë stafi dhe profesionalizmi.

Në një vend demokratik, media publike është një pasuri kombëtare dhe një instrument kontrolli ndaj pushtetit. RTSH-ja nuk është televizion i qeverisë, paçka se është përdorur si zëdhënës i politikës së kohës moniste. Sot, misioni i tij duhet të ndryshojë, sepse televizioni publik është i qytetarëve që e financojnë. Puna e çdo drejtuesi duhet të matet jo me besnikërinë ndaj politikës, por me besnikërinë ndaj publikut. Rikthimi i këtij parimi themelor është sfida më e madhe dhe ndoshta edhe shpresa e fundit për ta shpëtuar RTSH-në nga kriza shumëvjeçare, si në aspektin social, ashtu edhe në atë ekonomik.

Në një kohë kur shumë e kanë humbur besimin se një institucion i tillë mund të reformohet, Vasili përpiqet të tregojë se media publike nuk është pronë politike, por pasuri kombëtare, që mund të rifitojë besueshmërinë vetëm përmes transparencës, profesionalizmit dhe përmbajtjes cilësore.

S’më ngelet gjë tjetër veçse për t’i uruar suksese në ketë rrugëtim dhe udhëheqje të vështirë, por jo të pamundur për t’u kaluar me sukses!/Fjala.al

rtsh eni vasili

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend